Ministri teknik i shëndetësisë doktor Mirosllav Nenkov shpalli se duhet të ketë qartësi se pikërisht në cilin spital duhet të transportohet pacienti, pa rëndësi nëse bëhet fjalë për një ndihmë të shpejtë ose kardiologji envazive. Për këtë qëllim lidhja midis ndihmës së shpejtë dhe spitaleve do të rinovohet më shpesh, që të mund të dihet se në cilin spital sa shtretër të lirë ka. Ndihma e shpejtë është një prioritet kyç të ministrit.
“Koncepti për zhvillimin e ndihmës së shpejtë akoma do të shqyrtohet dhe në sajë të këtij shkaku do të fillojmë të bëjmë vizita nëpër vend dhe do të organizojmë takime regjionale”, tha akoma ministri i shëndetësisë. Sa u përket njerëzve të vdekur në rrugë, u bë e qartë se transportimi i tyre do të realizohet prej makinave të Spitalit Universitar “Aleksandrovska” në Sofje.
Një problem kyç është ndryshimi në vazhdimësinë e ditës së punës në ndihmën e shpejtë në Sofje.
“Qendrat e tjera të ndihmës së shpejtë në vend punojnë në një ditë pune shtatorëshe. Unë personalisht nuk kam pozitë kategorike, sepse në fillim mund të ketë një shtim të pakët të të ardhurave të mjekëve, por me shterimin e fondit “rrogë pune”, ai shtimi mund të zhduket – pohoi dr. Mirosllav Nenkov. – Ka dhe një problem tjetër, mbi ligjin për punën. Në qoftë se ndonjë njeri punon me një ditë të pakësuar të punës, ai nuk ka të drejtë të punojë më shumë se 1 orë nga koha, me të cilinën është pakësuar procesi i punës. Me fjalë të tjera, në qoftë se kolegët nga ndihma e shpejtë kalojnë në një ditë pune 7 orësh, ata nuk mund të punojnë më shumë se 8 orë në ditë.”
Ministri teknik vuri në dukje se, puna e Ministrisë së Shëndetësisë do të vështirësohet, në qoftë se tërhiqet shumë nga buxheti i dikasterit për shkak të aktualizimit të Arkës Kombëtare Shëndetësore.
Sa u përket prokurimeve publike në ditët e fundit të kabinetit “Oresharski”, ministri i shëndetësisë shpalli se janë ndalur. Ato janë me vlerë të përgjithshme prej 25 milionë leva (afro 12.8 mln euro) dhe janë të shpërndarë kështu: 12 milionë leva për shëndetësinë elektronike, 5 milionë leva për veprimtari ndërtuese dhe rnovime në qendrat për një ndihmë urgjente dhe 8 milionë leva për pajisje mjekësore. Veçmas është lidhur marrëveshje po kështu me vlerë të milionë levave, me qëllim blerjen e konsumativave për një aparat të dërguar falas për testimin e gjakut donator. Projekti për një shëndetësi elektronike është pezulluar, sepse dr. Nenkov jep informatë, se Gjermania propozon një arsim falas në këtë fushë. Kështu mjekët bullgarë do të mund të specializojnë në shëndetësinë elektronike krejtësisht me shpenzime gjermane, kurse pas kësaj të kthehen për të punuar tek ne. Shkaku për 5 milionë lavat e ndalur për renovim të qendrave të ndihmës së shpejtë në vend është se, ato janë një pjesë nga spitalet, të cilët nga ana e tyre janë një pronësi bashkiake. Por Ministria e Shëndetësisë nuk ka të drejtë të zhvillojë renovime në një teren të huaj.
Një problem tjetër në fushën e dikasterit është mangësia e kuadrove mjekësore. Sipas të dhënave të neurokirurgut doktor Emanuill Najdenov nga iniciativa “Mjekë të rinj për një shëndetësi të re” 96% nga mjekët në Bullgari, përfshi dhe studentët, janë gati për emigrim. Ky është dhe shkaku për moshën mesatare të mjekëve – 55 vjeç.
Posaçërisht për Radio Bullgarinë ministri teknik doktor Mirosllav Nenkov përgjigjet se çfarë duhet të bëhet, që të mund të mbeten doktorët e rinj tek ne: “A janë 96% nuk e di. Nuk jam i sigurt se përqindja është kaq e madhe. Por mënyrat për mbajtjen e kuadrove mjekësore në Bullgari janë kushte të mira për punë dhe para! Ka dhe mënyrë të tretë – mundësi për karrierë dhe zhvillim.”
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Sukseset e Bullgarisë në olimpiadat ndërkombëtare të shkencës për vitin 2024 u mblodhën në ekspozitën "Mendjet fantastike". E hapur me rastin e Ditës së Iluministëve të Popullit në “Urën e të Dashuruarve” pranë Pallatit Kombëtar të Kulturës, ekspozita..
Televizioni Kombëtar Bullgar (BNT) do të shënojë më 7 nëntor të këtij viti 65 vjetorin e themelimit të tij, njoftuan mediat publike. Këtë ditë, një nga drejtueset e njohura të lajmeve Radina Çervenova do të rikthehet në emisionin qendror “Nëpër botë dhe te..
Në kalendarin e Kishës Ortodokse Bullgare janë edhe tri ditë të veçanta në të cilat besimtarët i luten Zotit dhe japin lëmoshë në kujtim të të dashurve të tyre të vdekur. Këto janë tre Ditët e Gjithë Shpirtrave që shënohen gjithmonë të shtunave para..
105 vjet më parë, më 27 nëntor 1919, në periferinë e Parisit, Neuilly-sur-Seine, u nënshkrua një traktat që i dha fund zyrtarisht pjesëmarrjes së Bullgarisë..
Uzurpimi i trashëgimisë kulturore dhe historike ka qenë dhe vazhdon të jetë një nga pasojat e shumta të pashmangshme të çdo konflikti ushtarak si në..
Në BE ka reagime të ndryshme në lidhje me vendimin e presidentit amerikan Joe Biden për të lejuar Ukrainën të godasë thellë brenda territorit rus me armët e..