Talent, besim, dashuri, e kaluar, e tanishme dhe e ardhme – këtë mund të shikoni dhe të dëgjoni më 31 gusht në stadiumin “Bëllgarska Armija”. Shkaku – kthimi përpara publikut bullgar pas 8 vjetëve të këngëtarit të operës me famë botërore Andrea Boçeli. Nën shkopin e dirigjentit maestro Marçello Rota, i cili punon me Boçelin prej 18 vjetëve, mbi 130 muzikantë bullgarë do të prezantojnë programin e posaçëm, në të cilin janë përfshirë disa nga ariet më të njohura të operës nga “Trubaduri” dhe “Traviata” nga Verdi, pjesa nga Hoakin Rodrigo dhe Astor Piacolla, këngë nga albumet “Incanto”, “Passione”, “Sentimento” dhe “Vivere”. Krahas me tenorin italian në skenë do të dalin sopranoja Svetlla Vasileva, ylli i pop-it Illaria Della Bidija, bandoneonisti Mario Stefano dhe “fëmija” muzikore e vet Boçelit – duoja klasike në kitarë “CARisMA” – Karllo Korieri dhe Magdalena Kallçeva. “Fati” i takon të dy gjatë vitit 2010 në një festival muzikor në Piza të Italisë. Kanë pasuar fluturime të përbashkëta me avion dhe pjesëmarrje dhe në fund janë dashuruar. Kanë vendosur të bëjnë atë, të cilën pëlqejnë ta bëjnë bashkë dhe një vit më vonë pas një interpretimi të shkurtër në shtëpinë e Andrea Boçelit ai u zgjat dorë dhe lind “CARisMA”.
Për Magdalenën fati është diçka, të cilën e krijon vet, bile dhe kur flisni në gjuhë të ndryshme: “Te takimi ynë i parë me Boçelin isha shumë e shqetësuar. Gjatë asaj kohe akoma nuk kisha mësuar gjuhën italiane, kurse që të gjithë flisnin vetëm italisht. Pasi ekzekutuam pjesët tona përpara Andreas ai heshti për një periudhë, pas së cilës tha diçka. Unë nuk e kuptova nëse i ka pëlqyer. Kur u nisëm e pyeta Karlonin, çfarë u bë? Çfarë tha Andrea? Karloja ishte bërë i bardhë si borë, më vështroi dhe mu përgjigj – Andrea na propozoi të incizojmë disk në studion e tij akoma gjatë muajit të ardhshëm. Pas kësaj nuk më kujtohet se çfarë ngjau, çfarë thamë dhe bëmë. Çdo gjë më ishte si në ëndërr.” Disa muaj më vonë del dhe albumi “Confessions”
Për të ky është fati, të cilin ajo e ndërton për veten e vet si fare e vogël. Magdalena ka lindur në Sofje përpara 26 vjetëve dhe akoma mban mend orët e panumërta të ekzekutimit në kitarë klasike të dy vëllezërve të vet. “Nuk kuptova se çfarë muzika dëgjoj, të kujt kompozitori, sa i lehtë ose i vështirë është për interpretim ajo. Thjesht e dija se më pëlqen dhe akoma gjatë herës së parë, në të cilën e kapa kitarën në duar e dija se, kjo është jeta ime”, kujtohet ajo. Në moshën 9 vjeçe fillon të interesohet më seriozisht dhe të marrë mësime. Në 13 tanimë është e pranuar në Akademinë Muzikore në Vajmar të Gjermanisë, me drejtues Jurgen Rost, kurse në moshën 19 vjeçe drejton klasë të mjeshtërisë. Gjatë vitit 2007 Pako de Llusia e fton të bëhet muzikante në koncertet e tij, por fati e di punën dhe për shkak të këmbimit në programet e tyre ftesa e tij është e devijuar. Sot Magdalena dhe i dashuri i saj Karlo shoqërojnë pjesëmarrjet e koncerteve të mësuesit të vet Boçeli.
“Për ne ekzekutimi me Andrea Boçelin është e fortë për nga ana emocionale dhe nuk mund të shpjegohet me fjalë. Ai është për ne dhe mentor në skenë dhe pas saj. Shumë gjëra mësuam prej tij dhe i jam shumë mirënjohëse për të gjithë këtë përvojë, të cilën mundëm ta grumbullojmë së bashku. Jam shumë e lumtur se do të mund të paraqesim këtë lidhje midis ne të treve përpara publikut bullgar. Këshilla më e vlefshme, të cilën e morëm nga Andrea Boçeli është: “Gjithmonë të kesh vizion të vet dhe pavarësisht se ku, kush dhe çfarë të thotë të ndryshosh, në qoftë se ti nuk e ndien, mos e ndrysho asnjëherë”. Të jesh ajo që je, gjithmonë duhet të besosh në vetvete dhe duhet të dish se ky biznes nuk është i lehtë, por në qoftë se ti beson në këtë që bën dhe e pëlqen atë, që mundesh ta bësh çdo gjë është në rregull”. Këto janë fjalë shumë të rëndësishme për ne dhe na kanë ndihmuar shumë në momente shumë të vështira.”
Së shpejti pritet të dalë në tregun muzikor dhe disku i dytë i duetit “CARisMA”, po a do të paraqesin pjesë prej tij përpara publikut bullgar më 31 gusht Magdalena e mban sekrete. Por është kategorike vetëm në një gjë – “Do të bëjmë çdo gjë të mundur të krijojmë një pozitivizëm në publik dhe secili të niset me buzëqeshje pas koncertit.”
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Observatori Astronomik me Planetar "Sllavej Zllatev" në qytetin Karxhali hapi "hyrjen e lirë" me rastin e festës së qytetit - 21 tetorit. Nëse moti e lejon, vizitorët mund të vëzhgojnë Diellin dhe njollat e diellit - shpjegon drejtori i..
Radosllava Nedjallkova nga Milano u zgjodh "Bullgarja e Vitit 2023" në mesin e 24 bashkatdhetarëve të nominuar nga 19 vende. Dallimi me emrin e Shenjtores Zllata Mëglenska u dorëzua sot në një ceremoni solemne në Universitetin e Ekonomisë Kombëtare..
Sofja është mikpritëse e ekspozitës më të madhe të automobilave në Evropë këtë vit, tha për BTA Aleksandër Kostadinov, kryetar i Bordit Drejtues të Shoqatës së Prodhuesve të Automobilave. Nga 18 deri në 27 tetorit në Inter Expo Center, "Salloni..
Zoti i ka dhuruar njeriut cilësinë e madhe - të ëndërrojë, dhe ne ëndërronim që pikërisht këtu, në Muzeun Getty, të dëgjonim në bullgarisht për hapjen e një..
Para zgjedhjeve presidenciale në SHBA, jo vetëm amerikanët janë të emocionuar. Edhe evropianët po presin me frymë të lodhur rezultatet – a do të..