Kriza në Irak nuk ka vetëm karakter humanitar, por kërcënon sigurinë e kufijve të jashtëm të BE-së, përfshi këtu dhe Bullgarinë, deklaroi ministri i jashtëm teknik i Bullgarisë Daniell Mitov gjatë pjesëmarrjes së tij të parë në mbledhjen e Këshillit “Punët e Jashtme”. Ministrat e jashtëm të BE-së patën një takim të jashtëzakonshëm në Bruksel, që të diskutojnë situatën humanitare në Irak, që po thellohet gjithnjë e më shumë, dhunën në rritje në Libi dhe pasojat negative të konflikteve në Ukrainë dhe Lindjen e Mesme, duke e vënë theksin te zhvillimi i ngjarjeve në rripin Gazë. Ditën e hënë ministri i jashtëm teknik shpalli pozitën e vet gjatë Këshillit, derisa prezantonte anëtarët e kabinetit të tij politik.
“Për herë të parë jemi dëshmitarë të krizave të nivelit 3, sipas vlerësimit të OKB-së, sidomos kur të bëhet fjalë për Irakun, vazhdoi ministri Mitov. - Do të kemi problem lidhur me fluksin e refugjatëve. Por edhe sukseset ushtarake të “Shtetit të vetëshpallur Islamik” nuk mund të injorohen. Të gjitha shtetet-anëtare duhet të bëjmë përpjekje, që t’i vëmë fund kësaj murtaje. U shpreh gatishmëri për përkrahje ndaj forcave kurde të sigurisë dhe i ishte bërë thirrje çdo një prej shteteve për të siguruar ndihmë humanitare, sipas mundësive individuale.”
Me rastin e publikimit nga data 15 gusht të gazetës “Bild” se Bundesveri ka një plan sekret për t’i armatosur kurdët irakianë me automatë “Kalashnikov” nga Bullgaria dhe Rumania, ministri Daniell Mitov komentoi:
“Është e qartë se BE-ja dhe shtetet-anëtare janë shqetësuar shumë për ngjarjet në Irak, vazhdoi ai. - Franca tashmë dërgoi ndihmë të saj ushtarake, Gjermania gjithashtu do të dërgojë një ndihmë të tillë, kjo ishte deklaruar qartë. Çekia është duke menduar mbi dërgimin e një ndihme të tillë, edhe Britania e Madhe do të përfshihet. Tani për tani në Bullgari nuk është marrë vendim mbi këtë çështje dhe po të ketë pyetje zyrtare, çështja duhet të shqyrtohet dhe të merret vendim a kemi një mundësi të tillë apo jo.”
Ministri Mitov komentoi gjithashtu se “Rusia mban përgjegjësinë e madhe për destabilizimin e Ukrainës. Ndërkaq, u theksua se Kivei duhet të diskutojë sanksionet ndaj Rusisë edhe me partnerët e tij evropianë.”
“Rusia duhet të kuptojë se veprimet e saj janë kundërproduktive. Shpresojmë se do të rimëkëmbet dialogu BE-ja-Ukraina-Rusia dhe se në saje të takimeve të nivelit të lartë do të arrihet një vendim në të ardhmen, vazhdoi ministri i jashtëm teknik i Bullgarisë. – Shpresojmë se nuk do të vendosen më shumë sanksione, por kjo nuk do të thotë se në rast rritjeje të konfliktit nuk do të ofrohen sanksione të tilla”.
Në Këshillin e jashtëzakonshëm të ministrave të jashtëm u arrit pozita kategorike për solidaritet në kuadrin e BE-së për përballimin e pasojave të ndalimit rus të importit të mallrave bujqësore. Pritet që së shpejti të zhvillohet dhe një këshill i ministrave bujqësorë të BE-së, ku do të komentohen dhe caktohen kompensimet e bujqve si rrjedhim i embargos.
Përkrahja ndaj nominimit të Kristalina Georgievës për një mandat të dytë si anëtare e Komisionit Evropian dhe përfaqësuese supreme e politikës së përgjithshme të jashtme dhe politikës së sigurimit është ndër prioritetet kryesore të ekipit të ministrit Daniell Mitov.
“Ne tashmë jemi duke punuar mbi realizimin e këtij qëllimi, jemi duke u koordinuar me partnerët tanë nga BE-ja, vuri në dukje ministri. - Duhet të shënojmë se zonja Kristalina Georgieva gëzon një autoritet të jashtëzakonshëm në Evropë, një autoritet që e ka fituar vetë. Ajo është ndër njerëzit, për të cilët nuk mund të flitet negativisht në Evropë dhe gëzon një respekt të madh, gjë që është një kapital i madh për Bullgarinë.”
Në rast se ky vend u jepet specialistëve evropianë, atëherë Bullgaria do të ngulë këmbë që Kristalina Georgievës t’i jepet një resor, i cili të jetë ndër një prej resorëve me prioritet për BE-në, shtoi Daniell Mitov.
Organizimi i procesit zgjedhor jashtë dhe përgatitja e Bullgarisë për kryesinë e BE-së në vitin 2018 – këto janë prioritetet e tjera kryesore në punën e Ministrisë së Punëve të Jashtme në kuadrin e mandatit të qeverisë teknike, deklaroi ministri Daniell Mitov.
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Klubi Kulturor "Ivan Mihajllov" në Manastir është fshirë nga Regjistri Qendror në Maqedoninë e Veriut, por shpirti i Ivan Mihajllovit vazhdon të jetojë në popull dhe në gjykatë po zhvillohet një "betejë ligjore" për kthimin e këtij emri, tha për BTA..
Pasi, për të shtatën herë radhazi, brenda tre viteve, Bullgaria zhvilloi zgjedhjet e saj parlamentare, rezultatet e votimit hodhën dritë mbi disa lojëra prapaskenash. Një detaj në dukje i vogël në numërimin e votave për partinë “Veliçie”, e cila nuk arriti..
Politikanët bullgarë uruan Donald Trump për zgjedhjen e tij si president i SHBA-së. Urime Donald Trump për fitoren zgjedhore, shkroi presidenti Rumen Radev në rrjetin social “X”. "Kam besim se dialogu ynë efektiv në nivelin më të lartë do të vazhdojë..
Deputetët bullgarë dëshmuan në praktikë thënien se nëse përsëritet e njëjta gjë, nuk mund të pritet një rezultat tjetër. Sot ata u mblodhën në sallën..