Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Brigjet muzikore të “Beglikës fest”

Foto: 2014.beglika.org

Një festival jo tipik do të mbledh për katër ditë bashkëmendimtarë, të cilët besojnë, se nga fjala “bashkë” varet mbijetesa e tyre. Me çdo vit të kaluar njerëzit e pushtuar nga ideja bëhen gjithnjë e më shumë. Tashme mund të flasim për komunitetin e Beglikës, i cili vazhdon ekzistencë e vet edhe pas mbarimit të festivalit. Organizatorët ua kushton edicionin e sivjetshëm botës, e cila duhet të ndryshojmë duke zëvendësuar në të modelet jo funksionuese. “Të gjithë ne jemi shpirti i Beglikës – një bashkim i potencialit civil, krijues dhe vizionar, i aftë të lindë universe të reja”, pohon ekipi i festivalit. Dhe e përkufizon si festival i lirë, krijues, i cili jeton pak në të kaluarën dhe pak në të ardhmen, i gatshëm të mbrojë një mënyrë të jetesës në të cilën jemi të sinqertë ndjeri ndaj tjetrit dhe ndaj botës.

Tërë programi është formuar me pjesëmarrjen e publikut – kjo është një prej ideve të aktivitetit. Tre janë hapësirat muzikore rreth brigjeve të liqenit artificial Beglik i Madh: “BigBanda”, “Chill Station/Natty Roots dhe skena Kaba. Përveç tyre do të ketë edhe forum “Metamorfoza” – në përjetim pa program paraprak. Ky është vendi ku linden ide, i cili frymëzon dhe provokon. Ndër to janë temat: arsimi, kultura, ekonomia. E gjithë kjo do të ndodhet në lokalitetin Beglika,i cili ndodhet në zemrën e malit Batashka – pjesë prej vargut të Rodopeve.

Krijuesit e pavarur Big benda kanë skenën e vet të re në “Beglika fest”. Ata i pëlqejnë improvizimet dhe tendencat avangarde. Çfarë do të paraqesin mësojmë nga Stefan Hristov i njohur me pseudonimin e vet Mr. Smiff, ai është dj dhe i bie burisë, të cilin mund ta takojmë në projekte të ndryshme të Big Bandës.

Mr Smiff“Kemi përgatitur pothuajse të gjithë arsenalin prej grupeve dhe projekteve, me të cilat disponon Big Banda. Organizata jonë është e re, por tanimë u plotësua ëndrra jonë të mund të kemi skenë në një nga festivalet më të mëdha në Bullgari. Në Beglika do të zhvillohen dhe dy punëtori. Për ta kemi përgatitur instrumente akustike, të cilat bashkë me Todor Stojanovin dhe Aleksandër Daniellin kemi bërë. Do t’u tregojmë pjesëmarrësve se si me ndihmën e turli-farë sendeve, të cilat nuk ekzistojnë në botën muzikore, mund të bëjmë muzikë dhe raund dizajn. Presim të vijnë njerëz me interes ndaj vendimeve inovative, sepse mendoj se, aktualisht muzika po kthehet drejt akustikës, me një vështrim të ri, të thyer përmes elektro-digjitales.”

Mr Smiff ka qenë me të gjitha edicionet e “Beglikës fest”: “Festivali është më i ndryshëm nga pjesa më e madhe e shfaqjeve të ngjashme, është shumë social, organizon një sërë punëtori dhe punishte. Nga pikëpamja muzikore po kështu është i gjerë. Në vitin e parë, në të cilin mora pjesë, “Beglika fest” më befasoi me programin e vet. Në të kishte një larmi të madhe – grupe ballkanike, pënk, ska, rege, free style. Shpresoj shumë që organizatorët të vazhdojnë në këtë frymë. Mua më pëlqeu “Zogu fluturues” – atelieja, të cilën e bënte Emill Kirillov, paraplanerist dhe instruktor. Ajo ndërtohej në një urë dhe çdo një i cili dëshironte kishte mundësi të montojë një makinë, me të cilën të fluturojë. Në fund pjesëmarrësit hidheshin me shpikjet e veta nga ura. Ai i cili mundej të kalojë gjatësinë më të madhe, fitonte dekoratë – fluturim me paraplaner. Qe një gjë shumë interesante, sepse njerëzit, dilnin me ide të llojllojshme.”

Снимка

Mbetemi në “Beglika fest-2014” por e ndërrojmë skenën. “BONBOG” ose “Zurna dhe gajde” – dy emra të një formacioni interesant, i cili që së shpejti është në skenën etno vendase. Muzikantët në grup janë shtat. Ata ekzekutojnë në mënyrë të tillë saqë “infektojnë” me entuziazmin dhe dashurinë e vet ndaj kësaj muzike publikun dhe tek ne dhe jashtë shtetit. Interpretime të tyre do të tingëllojnë më 21 gusht rreth brigjeve të pendës Beglikut të Madh. Petër Jordanov-Bëni tregon: “Interpretimi ynë do të jetë në Kaba, skena në ditën e parë të festës. Më pëlqen ideja e tij – për mua ai është një nga përjetimet më interesante jo vetëm te ne. Shkojmë me grupin nëpër ngjarje të ndryshme jashtë Bullgarisë dhe mund të them se, ajo që rastis këtu është unikale. Mblidhen njerëz pozitiv me interesa të përafërta. Ne do të paraqesim folklorin e malit Rodope. Në pjesën më të madhe të rasteve kjo i hap shqisat e njerëzve dhe ata aderohen drejt valës muzikore. Po vjen një “trans rodopës”. Formohen valle të mëdha dhe është një përjetim i këndshëm, më në veçanti në një vend të tillë të bukur në mal. Muzika jonë ndikon dhe mbi njerëzit, të cilët nuk e kuptojnë tekstin e këngëve.”

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Edicioni i vjeshtës i SoFest i bashkon artet

Edicioni vjeshtor i SoFest do të tërheqë fansa të arteve të ndryshme në Sofje me ngjarje interesante dhe pjesëmarrës nga vende të ndryshme. Nga data 14 deri më 17 nëntor në Sofia Live Club i presin dy shfaqje teatrale dhe koncerte të ndryshme. Dhe këtë..

botuar më 24-11-12 6.15.PD

Në “Librin e këngëve të BE-së” u përfshin 6 këngë të përjetshme bullgare

U lëshua “Libri i këngëve të BE-së” (The EU Songbook), i cili përmban 6 këngë nga secili prej 27 shteteve anëtare të BE-sëdhe himni i BE-së "Ode e Gëzimit", transmeton BTA. Libri i këngëve është një projekt jofitimprurës danez dhe nuk ka lidhje..

rinovuar më 24-11-11 11.54.PD

Një tjetër njohje e muzikës sonë amtare në këngën "Përgjithmonë"

Muzikanti legjendar i rock-ut dhe vokalist i “Rainbow” dhe “Deep Purple” Joe Lynn Turner zgjodhi yllin tonë të muzikës pop Maria Ilieva si partnere në duet në këngën e tij të fundit. Në këngën “Përgjithmonë”, si kompliment për publikun bullgar, ka një..

botuar më 24-11-11 6.10.PD