Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Një frymëmarrje për bashkitë dhe ndërtuesit bullgarë

БНР Новини
Foto: BGNES

Kabineti teknik nisi rivendosjen e pagimeve të ndalura në kuadrin e programit “Zhvillimi regjional”. Tanimë kanë mbërritur kërkesa për mbi 90 milionë euro. Mbi një program tjetër të ndalur evropian “Mjedisi rrethues” po kështu do të zhvillohen pagime periodike, në qoftë se projektet iu përgjigjen kërkesave. Këtë e deklaroi zëvendëskryeministrja dhe ministre e zhvillimit regjional Ekaterina Zaharieva pas takimit të vet të parë me Unionin Kombëtar të Bashkive dhe Kamerën e Ndërtuesve në Bullgari.

Mjetet do të vijnë kryesisht nga programi publik investues “Rritja dhe zhvillimi i regjioneve” me buxhet prej 250 milionë euro. “Kjo do të thotë se, kabineti gjen rezerva dhe e ristrukturon buxhetin në mënyrë të tillë, saqë në fund të vitit të mos të humbet resurs në përmasë të mbi 1,5 miliardë euro, vuri në dukje ajo. Sipas fjalëve të saj kjo është një nga detyrat bazë të qeverisë teknike dhe që nga java e kaluar po punohet aktivisht mbi të. Qëllimi është që të mund të minimizohen humbjet deri në rivendosjen e euro-mjeteve të vonuara ose të ndalura nga Komisioni Evropian dhe t’u jepet një frymëmarrje bashkive dhe degës së ndërtimit.

“Dua posaçërisht tu falënderoj bashkive bullgare dhe ndërtuesit bullgar, të cilët qenë heronjtë e vërtetë gjatë muajve të fundit, kur qenë ndalur këto programe. Mjaft gjëra janë mjaft të vonuara dhe duhet t’i kryejmë në afate të shkurtra. Qëllimi është të mund të rivendoset ritmi i shkelur nëpër ndërtimet. Më në veçanti ndalimi i Programit “Mjedisi rrethues” është një gjë shumë e pakëndshme për të gjithë të cilët jetojnë ne vendbanimet përkatëse. Ata shikojnë rrugë të hapura, nëpër të cilat nuk ndërton asnjeri dhe drejtojnë mos kënaqësinë e vet ndaj bashkive dhe shtetit. Kjo çon deri në shtimin e mosbesimit ndaj institucioneve. Mund të garantoj, se që të gjithë do të jemi në dispozicion, që të mund të rivendosim besimin, dialogun, sigurinë dhe parashikimin mbi këto projekte.”

Paratë e zëvendësuara do të jenë dyfish më pak nga të deklaruarit nga firmat, por janë një fillim i mirë për dialogun me shtetin, i cili mungonte gjatë vitit të fundit. Aq më tepër se, ulja në degë është mbi 50% kundrejt asaj që është e punuar përpara krizës nga viti 2009 tek ne – tha për Radio Bullgarinë shefi i Kamerës së Ndërtuesve, Svetosllav Gllosov. – Në këtë etapë kjo na kënaq, sepse është shenjë për një lëvizje të problemit me pagimin, përfshi ndërtimin dhe kjo gjatë stinës më aktive. Secili do që çdo gjë të paguhet menjëherë, por gjendja e financave shtetërore nuk e lejon. Por fillimi i pagimit të parave të ndalura dhe premtimi nga Ministria e Financave që ai të ec në mënyrë ritmike tani për tani na kënaq. Probleme gjithmonë mund të paraqiten, por duhet të jemi optimist, t’u besojmë pushtetarëve. Pas çdo një projekti të madh qëndrojnë disa dhjetëra firma nënkontraktuese dhe furnizues nëpër varg. Problemi prek 60-70 mijë punonjës vetëm mbi programet operative. Bumi që përpara 5-6 vjetëve në ndërtimin e banesave nuk do të kthehet, por në qoftë se rivendosen 50-60% nga humbjet tani, do të jetë mirë.”

Bashkitë bullgare akoma nuk i dinë shkaqet për sanksionet e imponuara nga Brukseli mbi dy programet evropiane, por rivendosja e pagimeve është një sinjal i mirë, tha për Radio Bullgarinë kryetarja e Unionit të Bashkive Gjinka Çavdarova:

“Më i rëndësishëm është sinjali se, shteti merr përsipër përgjegjësi, pavarësisht nga pagimet e ndalura në Brukseli. Kështu ose ndryshe vihet re se, ato do të rivendosen më vonë. Më rëndësi është për projektet më të rrezikshme, mbi të cilat kryerësit kanë dhënë llogari dhe kanë kryer punën e vet prej kohe, por nuk kanë para të veta t’i përfundojnë, të mund të sigurohen deri në fund të projektit paraprakisht paratë, të cilat do të rivendosen gjatë shkrirjes së programit nga Komisioni Evropian. Ja këtë sinjal pozitiv po e presim tanimë 4-5 muaj. Ai është barazisht pozitiv si për firmat, ashtu edhe për baskitë, e më tepër për qytetarët. Sepse ata nuk mund të arrijnë deri në shtëpitë e tyre, deri në kopshtet e fëmijëve nëpër rrugët e hapura. Nuk bëhet fjalë për resurse marramendëse. Por, për një koordinim dhe për një reagim në kohë gjatë një pune të kryer të mund t’u paguhet punonjësve, që të mund të përfundojmë projektet. Në qoftë se i shkelim afatet dhe nuk përfundojmë në kohë, pas kësaj, të gjithë shumën duhet t’ia kthejmë Komisionit Evropian. Ja këtë nuk e thotë asnjë, por kjo është një rrezik i madh mbi “Mjedisin rrethues” për mbi 120 bashki ma mbi 80% nga popullsia e vendit. Këtu hyjnë të gjitha qytetet e mëdha me projekte ujore dhe depo rreth tyre – gjëra, të cilat garantojnë shëndetin dhe sigurinë , por më tepër që pakësojnë rrezikun nga procedura të mëtejshme dënuese kundër Bullgarisë në fushën e ekologjisë dhe të deponimit të mbeturinave.”

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Tregu i pasurive të paluajtshme ngriu

Tregu i pasurive të paluajtshme në Bullgari “ngriu” në nivelet e vitit të kaluar. Sipas të dhënave të Shoqatës Kombëtare të Pasurive të Paluajtshme, të cituara nga BTA, përjashtim bëjnë qytetet e mëdha, ku ka një rritje të numrit të transaksioneve...

botuar më 24-10-28 9.07.PD

1.6 milionë bullgarë punojnë me paga nën nivelin e jetesës

1454 leva (738 euro) në muaj i nevojiten një personi që punon për të mbajtur veten dhe për të jetuar sipas standardeve bullgare. Për një familje prej tre anëtarësh me dy të rritur dhe një fëmijë, shuma është 2616 leva (1329 euro), sipas Institutit për..

botuar më 24-10-24 1.17.MD

Pikëpamjet e ekspertëve për politikën financiare të shtetit në pragun e një Kuvendi të ri dhe Projektbuxhetin 2025

Pas zgjedhjeve të 27 tetorit, deri në fund të muajit, qeveria e përkohshme duhet të paraqesë në Kuvend Projektbuxhetin për vitin 2025. Sipas disa analistëve ekonomikë në vendin tonë, gjendja e planit buxhetor të shtetit për vitin 2024 ka qenë më e keqja..

botuar më 24-10-24 7.30.PD