Subvencioni evropian prej rreth 31 miliona eurove sipas projektit “Rehabilitimi energjetik i pallateve në Bullgari” mund të humbet për shkak të afatit të vonuar të realizimit. Asociacioni i shoqërive të pronarëve alarmon se vonesa vë në rrezik të madh pjesëmarrjen e Bullgarisë në periudhën e ardhshme të programeve të BE-së. Organizata përbëhet nga 29 shoqëri nga 11 qytete bullgare. Më se 180 pallate në Bullgari duhet të rehabilitohen deri në fund të 2015-ës me ndihmën e Programit Operativ “Zhvillimi rajonal”.
Por për shkak të veprimeve të vonuara të Ministrisë së Zhvillimit Rajonal me 18 muaj të tërë subvencioni evropian ndoshta do të humbet. Sepse dy vjet pas startimit të projektit në Bullgari ka vetëm dy pallate ku punohet. Ndërkohë, nga Ministria e Zhvillimit Rajonal nuk japin informacione për edhe 180 pallatet e tjera të cilat duhet të rehabilitohen brenda 12 muajve që po mbeten. Njerëzit shqetësohen edhe për arsye tjetër – paratë të cilat kanë ndarë për rehabilitim aktualisht janë bllokuar në Bankën Korporative Tregtare.
Sa janë paratë e bllokuara dhe si do të realizohet projekti më tej?
Mësojmë nga zv.kryetarja e Asociacionit të Shoqërive të Pronarëve, znj. Diana Dimitrova: “Disponojmë informacione për rreth 200 mijë euro të bllokuara në Bankën Korporative Tregtare. Nuk kemi të dhëna se çfarë do të ndodhë me këto para. Ministria nuk na sqaron asgjë. Nevojiten masa të menjëhershme që të sqarohet çështja a këto para do të transmetohen te banka tjetër. Në Bankën Korporative Tregtare mbahen jo vetëm depozitat, por edhe paratë e fondit të rehabilitimit të banesave, nga i cili fond vijon t’u jepen kredi njerëzve të cilët dëshirojnë rehabilitim, por nuk kanë të holla. Tani për tani nuk dihet se çfarë do të ndodhë me fondin.”
Qytetarët bullgarë presin reagimin e shpejtë të ministres teknike, znj. Ekaterina Zaharieva, që të mos i humbasë Bullgaria edhe këto para evropiane. Anëtarët e asociacionit thonë se për shkak të pengesave me bankën dhe ministrinë, zmadhohen konfliktet mes qiramarrësve dhe kujdestarëve të pallateve, dhe njerëzit shqetësohen shumë. Shumë nga pjesëmarrësit e programit operativ janë të papunë ose të moshuar, të cilët mezi kanë siguruar 250 eurot taksë pjesëmarrjeje në program. Tani këta njerëz mbështeten tek institucionet për ndihmë në prag të dimrit dhe faturave të larta të korrentit dhe ngrohjes qendrore.
Përgatiti në shqip: Anna Kapitanova
Shfaqja e Bernard Shaw "Armët dhe njeriu" (“Arms and the Man”) me regji të John Malkovich , e cila u prezantua në Teatrin Popullor në ditën e 139-vjetorit të Betejës së Slivnicës , shkaktoi pakënaqësinë e qindra bullgarëve. Ata protestuan para..
Ekspedita e tridhjetë e tretë polare bullgare po shkon drejt Antarktidës për të vazhduar kërkimet e saj shkencore në bashkëpunim me shkencëtarë nga vende të ndryshme. Në bordin e anijes kërkimore “Shën Kirill dhe Metodij” ndodhen për herë të parë..
Ambasada e Francës dhe Instituti Francez i Kulturës mblodhën së bashku shkencëtarët për të prezantuar eksperiencën e tyre mbi sfidat shkencore në Antarktidë dhe luftën kundër ndryshimeve klimatike. Partnerë të aktivitetit ishin Instituti Polar Francez..
105 vjet më parë, më 27 nëntor 1919, në periferinë e Parisit, Neuilly-sur-Seine, u nënshkrua një traktat që i dha fund zyrtarisht pjesëmarrjes së Bullgarisë..
Uzurpimi i trashëgimisë kulturore dhe historike ka qenë dhe vazhdon të jetë një nga pasojat e shumta të pashmangshme të çdo konflikti ushtarak si në..