Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Rreziqet dhe mundësitë në përvetësimin e fondeve evropiane

БНР Новини
Foto: BGNES

Gjatë periudhës së re programore të BE 2014-2020 në ekonominë bullgare do të derdhen afro 16 mlrd euro. Këtë e tregon Marrëveshja e partneritetit midis Bullgarisë dhe KE, prezantuar zyrtarisht në fund të javës së kaluar nga zëvendëskryeministri teknik për administrimin e fondeve evropiane Ilijana Canova. Marrëveshja përfshin me mbi 4 mlrd euro më shumë se në periudhën 2007-2013. Pritet që efekti i këtyre mjeteve tek viti 2020 të çojë në afro 9% rritje të Produktit të Brendshëm Bruto, investimet private të shtohen me mbi 43%, ato publike me 32%, punësimi me 6%, ndërsa rroga mesatare punëtore - me mbi 37%. Në sfondin e investimeve të huaja të pakësuara si rezultat i krizës, kjo është një mundësi e madhe për zhvillimin e qëndrueshëm të vendit. Por fsheh edhe rreziqe, të lidhur me kushtet për reforma në sektorë problematikë siç janë shëndetësia, arsimi, sistemi i pensioneve etj,që të mund të përdoren mjetet evropiane.

Pyetjes së Radio Bullgarisë çfarë rreziqe fshihen në marrëveshjen e re të Bullgarisë me BE, zëvendëskryeministri Ilijana Canova iu përgjigj:

“Nuk mund të them se ka rreziqe. Sfida për mua është që në të vërtetë të arrijmë të zbatojmë angazhimet e ndërmarra për reforma, sepse Marrëveshja e partneritetit do të zbatohet së paku nga dy qeveri, pa përfshirë këtu qeverinë teknike. Për këto reforma duhet të ketë vazhdimësi. Nuk mund t’i lejomë vetës çdo herë të fillojmë nga e para. Në këtë mënyrë nuk bëhen reforma dhe nuk arrihet qëndrueshmëri në këta sektorë. Për mua, ky është rreziku kryesor. Shpresoj shumë, se KE do të jetë partner i mirë për të gjithë, që do të zbatojnë marrëveshjen.

Deri në vitin 2020 Bullgaria vetëm për programet operative do të marrë nga BE rreth 10 mlrd euro. A do të humbasim mjete, nëse nuk do të realizojmë reformat?

Foto: BGNES“Me siguri reforma në sektorin “Ujëra” për shembull është lidhur ngushtë me shfrytëzimin e resursit në kuadrin e programit operativ “Mjedisi” – përgjigjet zëvendëskryeministri Canova. Nëse deri në vitin 2016 nuk do ta përfundojmë, dmth, nuk realizojmë atë që është përfshirë në Ligjin për ndryshim dhe plotësim të Ligjit për ujërat, atëherë rregullatori, psh KE, do të ketë të drejtën të ndërpresë pagesat e ndërmjetme, deri sa nuk do të japim sinjale të qarta si do të vazhdojmë. Në fushën e shëndetësisë gjithashtu kemi angazhimin të realizojmë reformën. Çështja e dialogut është si do të mbrojmë atë që është realizuar deri tani dhe sa efektivisht do të përdorim resurset. Kjo strategji është miratuar, është miratuar edhe Plani i veprimit. Duke pasur parasysh, se çdo strategji, e cila paraprin ose përshkruan hapat, duhet të miratohet nga KE, ne do të marrim informacion nga Komisioni a janë dakord me punën tonë. Por në fund të fundit, me rëndësi është të punohet realisht që të mund të shfrytëzojmë në mënyrë efektive mjetet evropiane.

Bullgaria derdh çdo vit në buxhetin e përbashkët të BE 900 mln euro. Vendi ynë duhet të sigurojë bashkëfinancim kombëtar prej 15% të masës së subvencionit të parashikuar evropian, që të mund ta përvetësojë. Pyetjes – çfarë janë dobitë, Ilijana Canova iu përgjigj në mënyrë kategorike:

“Dobitë për Bullgarinë do të jenë disa herë më të mëdha se shuma qe derdhim në KE. Sfida këtu është qe të arrijmë në mënyre efektive të përfitojmë nga mundësit që na ofron KE.

Si do të përvetësojmë mjetet evropiane duke pasur parasysh përvojën tonë në periudhën e deritanishme 7 vjeçare. Ja përgjigja e ministrit Canova:

“Bullgaria për herë parë zbatonte programe operative. Zbatimi nuk është i shkëlqyeshëm, por nuk është dhe i keq. Sipas të dhënave në këtë moment, ne jemi para Rumanisë, Kroacisë dhe Italisë. Shpresojë se përvoja e grumbulluar do të na ndihmojë në të ardhmen. Ndërtuam kapacitete dhe mund të vazhdojmë të ndërtojmë mbi to. KE u jep para për këtë institucioneve bullgare. Shpresoj, se do të ketë dëshirë dhe vullnet gjatë periudhës se re programore të arrijmë rezultate më të mira. Këto mjete evropiane janë të rëndësishme për ne. Investimet e huaja u pakësuan ndjeshëm në periudhën para krizës. Me datë të sotme 70% prej investimeve publike në bashkitë u detyrohen mjeteve të BE. Kështu që duhet të bëjmë çmos dhe të përfitojmë nga mundësia të investojmë këto mjete në projekte cilësore”.

Në tërësi nuk ka rrezik për mjetet në kuadrin e programeve operative për periudhën deri në vitin 2014 – tha gjithashtu Ilijana Canova. Nën rrezik janë vetëm programet e ndërprera në këtë moment “Zhvillimi rajonal” dhe “Mjedisi” - theksoi ajo. Mund të pakësojmë këto rreziqe nëse do të fillojmë menjëherë të bëjmë pagesat nga fondi kombëtar që të mund të marrim certifikatat e nevojshme.


Pergatiti në shqip: Sofia Popova




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Bullgaria është ndër të parat në BE përsa i përket regjistrimeve të makinave të reja

Shitjet e makinave të reja në Bullgari në tetor u rritën tri herë më shumë se niveli mesatar i Bashkimit Evropian, ku blerja e makinave të reja ishte vetëm 1.1%. Sipas të dhënave të Asociacionit të Prodhuesve Evropianë të Automobilave, 75.9% e..

botuar më 24-11-23 1.20.MD

Lëvizje në ekonominë bullgare, por në mënyrë të pabarabartë në fusha të ndryshme

Ka lëvizje në ekonomi në çdo rajon të Bullgarisë, pasojat e krizës së Covid-it janë kapërcyer, turizmi është rikuperuar plotësisht, gjë që është e dukshme në zonat detare dhe në resortet tona balneologjike - ky është përfundimi nga të dhënat në analizën..

botuar më 24-11-20 7.35.PD

Niveli i papunësisë në Bullgari është ruajtur edhe në tetor

Numri i të papunëve që kanë filluar punë është rritur me 830, ose 5,9% krahasuar me një muaj më parë. Sipas të dhënave të Agjencisë së Punësimit, në tetor kanë filluar punë gjithsej 14852 persona të papunë. Sipas statistikave të Agjencisë, niveli i..

botuar më 24-11-18 12.11.MD