Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Ministri i Punëve të Jashtme, Kristian Vigenin: Jam i bindur se pas meje po le më shumë se sa kisha trashëguar

БНР Новини
Foto: BGNES

“Ministria e Punëve të Jashtme është institucioni me traditat më serioze në shtetin bullgar dhe për mua është nder i madh që të jem këtu dhe të kontribuojë në dinjitetin e politikës së jashtme të Bullgarisë muajt në vijim.” Këtë e deklaroi ministri i ri teknik i Punëve të Jashtme, z. Daniell Mitov, duke zënë postin e diplomatit №1.

Përkrahja maksimale për kandidaturën bullgare të zonjës Kristalina Georgieva për komisionare të BE-së do të jetë ndër qëllimet kryesore të ministrit të ri të Punëve të Jashtme. Ne do të bëjmë çdo gjë që është e mundur për imazhin më të mirë të Bullgarisë në kuadër të Komisionit Evropian. Prioritetet e tjera të ministrit Mitov do të jenë: përgatitja e takimit të ardhshëm të nivelit të lartë të NATO-s në fillim të muajit shtator në Uells dhe e Mbledhjes së Përgjithshme të OKB-së gjatë vjeshtës. Në rendin e ditës do të vihen hapat e radhës institucionale për aderimin e Bullgarisë në mekanizmin e përbashkët të mbikëqyrjes bankare, vuri në dukje ministri teknik z. Daniell Mitov. 

Ish-ministri i Punëve të Jashtme, z. Kristian Vigenin dha intervistë speciale për Radio Bullgarinë, ku theksoi disa arritje gjatë mandatit njëvjeçar dhe se çfarë pret nga trashëgimtari i postit të tij. “Jam i bindur se pas meje po le më shumë se sa kisha trashëguar për sa i përket funksionimit të Ministrisë së Punëve të Jashtme, si dhe për sa i përket politikës së jashtme dhe aktivitetit të saj në sferat dhe rajonet të cilat janë të rëndësishme për Bullgarinë” – tha ish-ministri Vigenin, duke shtuar:

“Ia vura theks Evropës Juglindore dhe Rajonit të Detit të Zi. Për një kohë të shkurtër vizitova të gjitha vendet e rajonit, homologët e mi erdhën në Sofje dhe morën pjesë aktive në konferencat e bashkëpunimit rajonal. Shpresoj se ky theks i politikës sonë do të vazhdojë edhe më tej, sepse që të jemi të fortë në Evropë, duhet të jemi mjaft të qëndrueshëm dhe të kemi ndikim në Evropën Juglindore. Këtu e kam fjalën edhe për Rajonin e Detit të Zi, sepse atë e lidh me partneritetin lindor me BE-në. Bëmë një sërë vizitash, firmosëm disa marrëveshje të bashkëpunimit në fushën e integrimit evropian dhe u zhvilluan një sërë konsultimesh. Bullgaria konfirmoi se mund të jetë partner aktiv dhe konstruktiv dhe partnerët tanë e vlerësuan atë. Ata kanë nevojë për mbështetjen tonë, qoftë në procesin e integrimit evropian të vendeve kandidate, qoftë në marrëveshjet e Asociimit, të cilat u nënshkruan me Ukrainën, Gjeorgjinë dhe Moldavinë. ”

Z. Kristian Vigenin theksoi përpjekjet e Bullgarisë në përforcimin e raporteve dypalëshe me vendete anëtare të BE-së. Për kohë të shkurtër ai ka vizituar shumë vende evropiane ndër të cilat janë Britania e Madhe, Franca, Gjermania, Italia dhe Austria. Edhe marrëdhëniet me ShBA-në gjithashtu u zhvilluan pozitivisht.

“Vëmendje kemi drejtuar te Rajoni Jugor i Mesdheut, si dhe te Veriu i Afrikës dhe Lindja e Mesme, vuri në dukje ish-ministri Vigenin. – Për këtë kohë të shkurtër vizitova Katarin, bashkë me kryeministrin ishim në Izrael dhe Palestinë, bëra vizitë në Marok dhe kishim planifikuar vizitë në Tunizi. Ky është rajon, i cili është i rëndësishëm për Bullgarinë. Gjatë krizës me refugjatët e Sirisë mësuam se Lindja e Mesme është shumë afër neve dhe jo stabiliteti aty ndikon mbi vendin tonë. Kështu që puna jonë aktive aty duhet të vazhdojë gjatë punës së ministrit aktual, përfshiu të zhvillohen marrëdhëniet me Azinë Juglindore. Këto janë vende të cilat zhvillojnë shpjet ekonomitë e veta dhe janë burim potencial i investimeve, po ashtu treg i mallrave bullgare.”

Megjithë krizën në Ukrainë, arritëm të ruajmë komunikimin me Rusinë, i bindur është ish-ministri Kristinan Vigrenin:

“Në vizitë në Bullgari ishte ministri i Punëve të Jashtme të Rusisë, z. Lavrov në lidhje me përvjetorin e 135-të të vendosjes së marrëdhënieve diplomatike midis të dyja vendeve. Në kuadër të kësaj vizite diskutuam dhe çështje të tjera të rëndësishme, tha z. Vigenin. – Ne qëndruam pas parimeve evropiane dhe i mbështetnim ato. Ndërkohë për ne ishte me rëndësi që të mbajmë nivelin e duhur të kontaktit dhe të përforcojmë bashkëpunimin me forcat e tjera të mëdha të skenës ndërkombëtare. Kjo do të vlerësohet. Këtu do të shtoj po ashtu dhe pjesëmarrjen aktive të Bullgarisë në organizatat e ndryshme të OKB-së, ku arritëm shumë suksese. Më i madhi ishte rizgjedhja e zonjës Irina Bokova Drejtore të Përgjithshme të UNECO-s.

Përgatiti në shqip: Anna Kapitanova




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Vesna Bendevska

Pushtetarët në Shkup vazhdojnë të shtypin bullgarët në Manastir

Nënkryetarja e Parlamentit të Maqedonisë së Veriut, Vesna Bendevska, paraqiti në Prokurorinë e Manastirit, se Klubi Kulturor Bullgar “Ivan Mihajllov” në qytet vazhdon të funksionojë, pavarësisht fshirjes nga regjistri qendror, njoftoi BTA, duke iu..

botuar më 24-11-05 10.59.PD
Борис Руге в Хърватия , 30.10.24 г.

Ngjarjet me adresë ballkanike

Polemika në Kroaci për dërgimin e personelit ushtarak në misionin e NATO-s në mbështetje të Ukrainës Zëvendës Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Boris Ruge vizitoi Kroacinë për t'u shpjeguar deputetëve vendas rreth misionit të Aleancës në..

botuar më 24-11-02 10.05.PD

KE: Maqedonia e Veriut ende nuk i ka përfshirë bullgarët në kushtetutë

"Maqedonia e Veriut ende nuk ka miratuar ndryshimet e nevojshme kushtetuese për të përfshirë në kushtetutë qytetarët që janë pjesë e kombeve të tjera, siç janë bullgarët". Kështu thuhet në një raport për zgjerimin e BE-së, të prezantuar nga..

botuar më 24-10-30 5.52.MD