Të jem ose të mos të jem? Kjo është çështja, përpara së cilës drejtohet Rosica Uzunova kur diplomohet gjatë vitit 2011 si juriste në universitetin e qytetit Velikotërnovo “Shën, shën Kirill dhe Metodij”. Pas disa provave për të gjetur punë në degën të cilën e ka përfunduar, bullgarja-besarabe, e cila është me origjinë nga Kishineu, vendos se nuk do të vazhdojë të merret me drejtësi.
Dhe këtu vjen momenti vendimtar në jetën e vajzës. Duke sërfuar në internet, fare rastësisht bie në një video nga transmetimi i njohur “Si bëhet”. Në të është treguar për këtë sesi në Holandë prodhohen të ashtuquajturat karving qirinj. Kështu Rosi frymëzohet dhe vendos të filloj me diçka të re. Po fillimi i biznesit është mjaft i vështirë. Mungesa e informacionit bile dhe në internet sa u përket karving qirinjve në Bullgari, del një pengesë serioze. Në hapësirën virtuale ajo gjen më shumë për materialet e domosdoshme, por jo dhe hollësira për procesin e thelbësor të punimit. Përkrahja e njerëzve të afërt është forca lëvizëse për Rosin në dëshirën e saj të zhytet në një aventurë punuese më vete. Por përse zgjedh Bullgarinë, dhe jo Moldavinë, që të kthejë pasionin e vet në profesion?
“Kur shkon në një shtet të huaj dhe ndërron mjedis, ti thjesht fillon të mësohesh aty. Mbeta, sepse takova dashurin time në Bullgari! Më pëlqen vendi, ndihem shumë mirë. As në Bullgari, as në Moldavi është lehtë. Që të dyja shtetet gjenden në një gjendje të përafërt politike, sociale dhe ekonomike. Nuk janë përparuese. Kështu që, siç më qe rëndë dhe vështirë këtu, kështu dhe aty do të më qe mjaft vështirë.”
Por, pavarësisht nga vështirësitë, dashuria e Rosit ndaj artit mbizotëron. Si krijohen këta qirinj të bukur, tregon vet ajo:
“Vet procesi rrjedh në mënyrë mjaft interesante dhe dëfryese. Fillimisht fillon me një bazament të zakonshëm prej parafine, që futet në ngjyra të ndryshme. Pasi është mjaft e lyer, vjen dhe pjesa më interesante- prerja e qiririt. Atëherë bëhet diçka e bukur, unikale dhe e pazakonshme. Dekorimi i qiririt duhet të bëhet për rreth 10 minutave, koha për të cilën ftohet parafinë.”
Ndjenja të krijosh diçka me dy duar, e cila të pëlqehet nga njerëzit, jep stimul në veprimtaritë e ditës së përditshme të juristes së diplomuar. “Pavarësisht nga vështirësitë, të cilat i takoj, kjo veprimtari më sjell një kënaqësi, qetësi, gëzim dhe gjendje të mirë shpirtërore”, tregon Rosi. Bullgarja besarabe është dhe e para në Bullgari, e cila fillon të ofroj informatë për këtë lloji qirinjsh. Tanimë organizon seminare njëditore, në të cilat tregon dhe u paraqet aty për aty zanatin të gjithëve të cilët duan ta përvetësojnë. Rosica i shfrytëzon mundësitë dhe të rrjeteve sociale, që të mund të popullarizojë artin e vet. Në Fejsbuk-faqen e vet mjeshtrja e talentuar ka tanimë 3700 adhurues. Qirinjtë e saj kanë gjetur vend dhe në tregun në Evropë. Gjermanë, anglez dhe skocez rregullisht porosisin nga krijimet e bukura për raste të ndryshme. Shkaku është se, jashtë shtetit njerëzit vlerësojnë shumë më tepër peshqeshet e bëra me dorë, dhe jo mallrat fabrike në masë.
Nëse historia e Rosit është një zgjidhje e lumtur si në përrallë, ose çdo gjë është rezultat nga përpjekjet e shumta dhe besimi? Përgjigjen ja jep secili vetes!
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Fotografi: Dejana Borisova
Zoti i ka dhuruar njeriut cilësinë e madhe - të ëndërrojë, dhe ne ëndërronim që pikërisht këtu, në Muzeun Getty, të dëgjonim në bullgarisht për hapjen e një ekspozite të jashtëzakonshme, një ekspozitë kushtuar një populli të lashtë, një ekspozitë që flet..
Në edicionin e 14-të të Sistemit të Vlerësimit të Institucioneve të Arsimit të Lartë në Bullgari për vitin 2024, Universiteti i Sofjes “Shën Klementi i Ohrit” është në vendin e parë në 22 fusha profesionale. Sistemi i vlerësimit krahason performancën e 51..
Sukseset e Bullgarisë në olimpiadat ndërkombëtare të shkencës për vitin 2024 u mblodhën në ekspozitën "Mendjet fantastike". E hapur me rastin e Ditës së Iluministëve të Popullit në “Urën e të Dashuruarve” pranë Pallatit Kombëtar të Kulturës, ekspozita..
Me iniciativën e Kishës Ortodokse Bullgare, më 30 shtator dhe 1 tetor të vitit 1998, në Sofje u mblodh një Tubim Panortodoks për të ndihmuar kapërcimin..