Më 6 gusht presidenti z. Rosen Plevneliev do të shpërndajë Parlamentin Bullgar. Në anketën e mëposhtme do të ndiqni komentet e përfaqësuesve të forcave kryesore politike ditën e fundit pune. Si do të mbani mend Kuvendin e 42-të Popullor?
Z. Dimitër Gllavçev, zv.kryetari i grupit parlamentar të GERB-it:
“Shfuqizim, mungesë kuorumi dhe gjëje pozitive për qytetarët bullgarë, asnjë ide për përfaqësuesit e popullit. Deputetët qenkan zgjedhur pikërisht me këtë ide – të punojnë në dobi të qytetarëve. Fatkeqësisht, Kuvendi i 42-të Popullor nuk mund të mburret me këtë gjë. Çdo gjë rrotullonte rreth seancave – a do të ketë apo jo, a do të ketë kuorum apo jo. Faktikisht, e keqja vjen nga mënyra e formimit të kësaj qeverie.”
Z. Atanas Merxhanov, kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste Bullgare:
“Këtë qeverisje do ta mbaj mend me përpjekjet e dy grupeve parlamentare të cilat donin të vendosnin parlamentarizëm. Po ashtu me sabotimin e ashpër të përfaqësuesve të parisë GERB, të cilët megjithë disa deklarata, edhe sot patë se si morën pjesë dhe çfarë ishte prezenca e tyre.”
Z. Ljutvi Mestan, kryetari i grupit parlamentar të Lëvizjes për të Drejtat dhe Liritë.
“Shumë janë mësimet lidhur me këta 15 muaj të mandatit të Kuvendit të 42-të Popullor. Nuk është e rastit se ne u nisëm në drejtimin drejt tranzacionit të ngadaltë të stabilitetit politik. Shumë do të donim që procesi politik të zhvillohet në të vërtetë në drejtimin e stabilitetit të qeverisjes, të qeverisjes me reforma efektive. Qeverisja duhet të sakrifikojë në emër të “mbijetesës”. Duke u marrë parasysh mungesa e shumicës parlamentare, kur kishte nevojë shtrihej dhe koncepti i “mbijetesës”. Vlerësimet përfundimtare janë të rrezikshme, sepse ne akoma nuk i kemi përpiluar kriteret objektive të vlerësimit. Ndoshta emocioni i kësaj dite, i situatës parazgjedhore, nuk do të na lejojë që të bëjmë vlerësime racionale. Është herët. Kjo është çështje e së ardhmes. Nuk do të doja që procesi të ngjallë nostalgji për këtë qeverisje. Po të ndodhë kështu, do të ishte shumë keq.”
Kuvendi i 42-të Popullor do të mbahet mend edhe me sjelljen e partisë “Ataka”. Thënë më thjeshtë, qeverisja filloi falë ndihmës së nacionalistëve, të cilët e siguruan kuorumin për punën e Parlamentit dhe përfundoi në mënyrë simbolike pas shkëputjes së deputetit të radhës nga grupi i saj parlamentar.
Përgatiti në shqip: Anna Kapitanova
Presidenti Rumen Radev u bëri thirrje përfaqësuesve të institucioneve përgjegjëse për zhvillimin e zgjedhjeve për veprime bindëse kundër blerjes së votave. Në takimin me kreun e shtetit morën pjesë ministri i punëve të brendshme Atanas..
Kryeministri i Republikës së Maqedonisë së Veriut: Nuk do të devijojmë nga anëtarësimi në BE, por nuk do të pastrojmë këpucë Duke vlerësuar 100 ditët e para të kabinetit të tij, kryeministri maqedonas Hristijan Mickoski raportoi se qeveria ia ka..
Për momentin nuk ka asnjë kërcënim të drejtpërdrejtë për vendin tonë nga përkeqësimi i mprehtë i mjedisit të sigurisë në Lindjen e Mesme - këtë konkluzion të mbledhjes tre orëshe të Këshillit Konsultativ për Sigurinë Kombëtare ua bëri të ditur..
Deputetët bullgarë dëshmuan në praktikë thënien se nëse përsëritet e njëjta gjë, nuk mund të pritet një rezultat tjetër. Sot ata u mblodhën në sallën..