Ditët e fundit të qeverisjes kabineti në dorëheqje nënshkroi një marrëveshje me kompaninë amerikane “Uestinghaus” për ndërtimin e një reaktori të ri bërthamor në sheshin e Centralit Atomik Elektrik “Kozloduj”. “Të gjelbërit” në Bullgari u shprehën kategorikisht kundër kësaj ideje.
Në një intervistë për Radio Bullgarinë argumentet e tyre i përgjithësoi Borisllav Sandov, bashkëkryetar i partisë “Të gjelbërit”:
“Bullgaria nuk ka nevojë për kapacitete të reja bërthamore, sidomos kur ata kërkojnë investime të mëdha. Flitet zyrtarisht për një shumë nga 5 miliard dollarë. Kjo do të thotë, se bëhet fjalë për më se 5 mijë euro për kilovat kapacitet të instaluar. Ky çmim është disa herë më i lartë, se sa çmimi i burimeve të tjera energjetike”, thekson zoti Sandov.
Duke marrë parasysh sistemin e centralizuar të prodhimit të rrymës elektrike në Bullgari me një central të madh bërthamor, i cili siguron rrymë elektrike për mbarë vendin humbjet e energjisë nëpër trasenë do të jenë shumë të larta. Për Centralin Atomik Elektrik “Kozlloduj” ato janë 30 për qind. Një faktor tjetër pengues sipas “Të gjelbërit” është edhe varësia e madhe e Bullgarisë nga jashtë në energjetikën bërthamore. Në këtë rast si centralet, ashtu edh lënda djegëse – uraniumi, importohen nga jashtë. Akoma i pazgjidhur mbetet problemi për ruajtjen e lëndës së përpunuar bërthamore, e cila përbën bomba të groposura në dhe. Dhe pikërisht ato bomba iu lëmë brezave, që vijnë pas.
Bashkia e të gjelbërve në Bullgari prej kohe lajmëron, që populli shpërdoron sasi të madhe të energjisë. Në se do të bëhemi pak më kursimtarë, nuk do të kemi nevojë për kapacitete të reja. Edhe nuk do të nevojitemi për një pjesë prej kapaciteteve të vjetra energjetike, theksojnë ekspertët.
“Bullgaria është vendi me energjetikën më pak efektive në mbarë Evropën, thekson zoti Sandov. – Edhe një vigane si Rusia, e cila është një vend jashtëzakonisht i pasur i lëndëve të para energjetike, është prapa nesh në klasifikimin. Ndër të tjerët 90 për qind prej lëndëve energjetike në Bullgari importohen nga Rusia. Dhe në se dëshirojmë, që ekonomia bullgare të jetë konkurruese, atëherë duhet të përmirësojmë efektivitetin energjetik. Kjo për arsye, se në rast përdorimit të madh të energjisë, siç është tani, që të jemi konkurrues, mund t’i shpresojmë shpërblimit të ulët të punës. Ja përse edhe rrogat në Bullgari janë më të ulëta.”
Në se nevojitemi për kapacitete të reja, më mirë është që ata të jenë burimet e ripërtëritshme të energjisë. Në këtë janë të bindur “të gjelbërit”. Një mit nga e kaluara është, se kjo energji është më e shtrenjtë:
“Energjia e burimeve të ripërtëritshme blihet me çmime më të ulëta se sa energjia e disa centraleve me qymyrgur, thekson Borisllav Sandov. – Për arsye, se burimi është falas, vitet e fundit u ulën çmimet e këtyre teknologjive, gjë që shtrenjtohej kjo energji. Që në vitin 2010 ato iu barazuan çmimeve të energjetikës bërthamore. Tani 4 – 5 vjet më vonë, shohim, se çmimi për krijimin e një kapaciteti të energjisë së ripërtëritshme është 4 deri në 5 herë më i ulët, se sa në energjetikën bërthamore. Nuk është e rastit që në botë investimet më të mëdha në energjetikë bëhen në energjinë e ripërtëritshme. Dhe ky është drejtimi, në të cilin duhet të ecën edhe Bullgaria.”
Energjia e burimeve të ripërtëritshme ka edhe disa përparësi të tjera të mëdha. Burimet falas e kësaj energjie janë kudo përreth nesh dhe afër nesh. Ky lloj energjetike është e decentralizuar. Kapacitetet e vogla të energjisë së ripërtëritshme mund të ndërtohen në afërsi të çdo konsumatori, objekti industrial ose familjeje. Thënë me fjalë të tjera, mund të prodhojmë këtë energjie, atje, ku e konsumojmë. Kështu ulet çmimi i transferimit të kësaj energjie dhe nuk ka humbje nëpër trasenë. Nga ana tjetër, kjo siguron një pavarësi më të madhe energjetike. Centralet e energjisë së ripërtëritshme janë rruga drejt pavarësisë energjetike edhe të familjeve të veçanta. Mënyra më e thjeshtë dhe më e përhapur janë panelet solare mbi çatinë.
“Investimi rikthehet për 6 – 8 vjet, nëpërmjet çmimit më të ulët të rrymës elektrike, thekson zoti Sandov. – Përveç kësaj, në kohë të afërt do të kemi mundësi, që në vazhdim të 24 orëve të shfrytëzojmë energjinë e prodhuar nga ngrohja e çatisë. Qoftë për mbushjen e një akumulatori në shtëpi ose të elektromobilit, i cili gjithashtu është një akumulator.”
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Sukseset e Bullgarisë në olimpiadat ndërkombëtare të shkencës për vitin 2024 u mblodhën në ekspozitën "Mendjet fantastike". E hapur me rastin e Ditës së Iluministëve të Popullit në “Urën e të Dashuruarve” pranë Pallatit Kombëtar të Kulturës, ekspozita..
Televizioni Kombëtar Bullgar (BNT) do të shënojë më 7 nëntor të këtij viti 65 vjetorin e themelimit të tij, njoftuan mediat publike. Këtë ditë, një nga drejtueset e njohura të lajmeve Radina Çervenova do të rikthehet në emisionin qendror “Nëpër botë dhe te..
Në kalendarin e Kishës Ortodokse Bullgare janë edhe tri ditë të veçanta në të cilat besimtarët i luten Zotit dhe japin lëmoshë në kujtim të të dashurve të tyre të vdekur. Këto janë tre Ditët e Gjithë Shpirtrave që shënohen gjithmonë të shtunave para..
105 vjet më parë, më 27 nëntor 1919, në periferinë e Parisit, Neuilly-sur-Seine, u nënshkrua një traktat që i dha fund zyrtarisht pjesëmarrjes së Bullgarisë..
Uzurpimi i trashëgimisë kulturore dhe historike ka qenë dhe vazhdon të jetë një nga pasojat e shumta të pashmangshme të çdo konflikti ushtarak si në..
Në BE ka reagime të ndryshme në lidhje me vendimin e presidentit amerikan Joe Biden për të lejuar Ukrainën të godasë thellë brenda territorit rus me armët e..