Megjithë temperaturat jo të zakonta për stinën e verës, sezoni i birrës po shkon shumë mirë. Prodhuesit e birrës artizanale shfrytëzojnë çdo rast për të popullarizuar hobin e tyre. Pas Festivalit BeerRelation në Sofje, ku u grumbulluan prodhues të birrës artizanale dhe koleksionues të saj, tani u mbajt dhe konkursi i dytë. Organizator ishte Asociacioni i prodhuesve të birrës në kushte shtëpiake.
Juria duhej të përzgjidhte nga një birrë në katër kategoritë – Weizen, Bitter Special, Stout i Ëmbël dhe Pale Ale Amerikane. Ndaras, u degustuan edhe 16 lloje të tjera birre, përgatitur në kushte shtëpiake. Në këtë konkurs garuan më se 50 pjesëmarrës, përfshiu nga Polonia dhe Sllovakia.
Z. Svilen Kirillovski, anëtar i jurisë, rrëfen më shumë rreth kritereve të konkursit:
“Vlerësimi ishte në bazë të BJCP-it (BeerJudgeCertificationProgram ), pra sipas kritereve botërore për llojet përkatëse të birrës – a kanë shkumë, ngjyrë, aromë, shije dhe stil. Më vjen mirë se shumë nga prodhuesit e birrës artizanale i përgjigjen kriterit të stileve botërore.”
Juria përbëhej si nga anëtarë bullgarë e të huaj. Këta të fundit ishin Martin Fek dhe Peter Bognar. Fitues në kategorinë e birrës Weizen juria zgjodhi Danaill Dillovin (Bullgaria). Në kategorinë Bitterspecial fitoi Stanisllav Soroka (Sllovakia). Jan Krishljak (Polonia) u dallua në kategorinë “Stout i Ëmbël”, ndërsa birra e Marçin Zihu fitoi në kategorinë “Pale Ale Amerikane”. Katër birrat e fituesve garonin për titullin Grand Champion. Këtë të fundit e meritoi Danaill Dillov.
Në stilin e lirë ku garonin 16 birra të prodhuara artizanalefitoi polonezi Jarosllav Kravçik me produktin e tij Light Cocoa.
Edhe publiku mori pjesë në vlerësimin e birrave, duke votuar për dizajnin më të mirë të etiketës së birrës. Si më tërheqëse u dallua etiketa e sjellë nga Jordan Çenkov. Sigurisht që publiku u kënaq me degustimin e birrës, i cili degustim u mundësua nga Asociacioni i prodhuesve të birrës artizanaledhe nga pjesëmarrësit e huaj nga Sllovakia. Për mendimin e z. Svillen Kirillovski prodhimin e birrës artizanale në Bullgari e presin ditë të mira dhe së shpejti ky lloj birre do të bëhet konkurrencë serioze e birrës që pihet në masë.
“Deri një vit prodhimi artizanal i birrës do të lulëzojë në Bullgari, sepse përveç tri birrarive, do të hapen edhe dy ose tri të tjera, thotë z. Kirillovski. – Kjo është e ardhmja. Konsumatorët janë mërzitur me llojet e zakonshme të birrës dhe gjithnjë e më dendur kërkojnë lloje të reja.”
Qëllimi i Prodhuesve Artizanalë të Birrës është që vitin tjetër të përfshihen sa më shumë pjesëmarrës të huaj dhe në këtë mënyrë të popullarizohet konkursi jashtë Bullgarisë.
A është fitimprurëse që të prodhosh birrë artizanale? Aktualisht prodhimi i birrës në kushte shtëpiake mund të jetë vetëm hobi, sepse nuk figuron në ligj. Prandaj birra artizanale ende nuk konsumohet në masë, sepse zyrtarisht ajo nuk mund të shitet në treg. Ligji duhet ndryshuar. Prodhuesit bullgarë të birrës artizanale janë të mendimit se në Parlament duhet të krijohet një klub i adhuruesve të birrës. Klub i tillë ekziston në Parlamentin Evropian në Bruksel. Kjo do të ndihmonte për t’u zgjidhur çështja.
Gjithnjë e më shumë popullarizohet prodhimit artizanal i birrës. Prodhuesit bullgarë po shtohen. Aktivitete si ky konkurs ndihmojnë për njohjen më të gjerë të bullgarit me karakteristikat e birrës.
Përktheu: Anna Kapitanova
Më 31 tetor festojmë Ditën Ndërkombëtare të Detit të Zi. Qëllimi i saj është të tërheqë vëmendjen e shoqërisë për problemet e detit dhe mënyrat për ta mbrojtur atë, për të siguruar një të ardhme më të mirë për 16 milionë njerëz nga gjashtë vende që..
Rezultatet e referendumit për anëtarësimin e Moldavisë në BE, si një qëllim strategjik për t'u shkruar në kushtetutën e vendit, përforcuan pikëpamjen pro-evropiane të vendit, edhe pse me një dallim shumë të vogël nga euroskeptikët. Mirëpo, pritet..
Ambasada e Francës dhe Instituti Francez në Bullgari, në partneritet me Institutin Polar Francez "Paul-Emile Victor", Institutin Antarktik Bullgar, Universitetin e Sofjes "Shën Kliment Ohridski" dhe Televizionin Kombëtar Bullgar organizojnë një takim..
Instituti për Shkenca Kompjuterike, Inteligjencë Artificiale dhe Teknologji (INSAIT) pranë Universitetit të Sofjes “Shën Kliment Ohridski" vuri në..