Pas 5 vjetëve në Sofje, ambasadori i Republikës Federale Gjermane Matias Hjopfner ikën nga vendi.Emri i tij mbase do të mbahet mend me letrën e hapur gjatë kohës së protestave anti-qeveritare, me të cilën ai dhe kolegu i tij i atëhershëm francez Filip Otie i drejtuan apel Pllamen Oresharskit të dëgjoj zërin e protestuesve. Gjatë gjithë mandatit të vet Hjopfner nuk i kursente kritikat e veta ndaj Bullgarisë në fushat e njohura mirë si drejtësi dhe korrupsion, por dhe lirinë e medieve
Po ikni nga vendi në një kohë të tronditjeve politike në Bullgari. Pas verës së zjarrtë politike gjatë vitit të kaluar na pret një vjeshtë edhe më e zjarrtë me zgjedhje parlamentare përpara afatit. Çfarë mund ti këshilloni partnerët tuaj politik në Bullgari në ikje?
“Gjatë kohës së mandatit tim në Sofje rastisën jo pak gjëra pozitive. Shoqëria civile u zgjua, e sjellë nga një brez i ri i emancipuar, të angazhuar dhe të talentuar, i cili është i drejtuar drejt botës. Këta njerëz të rinj e ndryshojnë në mënyrë të dukshme Bullgarinë. Unë e vërej me sytë e mi gjatë 5 vjetëve të fundit. Sot tanimë flitet mbi tema, të cilat deri vonë qenë tabu, kurse ky është një sukses i shoqërisë civile. Duhet të nënvizoj se, në këtë proces një rol të rëndësishëm dhe konstruktiv luan dhe presidenti bullgar, i cili filloj të flasë haptazi për deficitet dhe problemet e vendit. Kurse ato janë kryesisht në fushën e drejtësisë, dhe kjo në vend të parë në aplikimin e ligjeve, më në veçanti sa i përket kateve të larta të pushtetit. Këtu akoma po vihet re njëfarë zgjedhshmëri gjatë aplikimit të ligjit, kurse kjo çon deri në humbje të besimit jo vetëm nga ana e qytetarëve, por dhe nga ana e investuesve të huaj. Për mua problemi bazë është në ekzistencën e interesave private ekonomike, të cilat u formuan gjatë kohës së tranzicionit dhe çuan deri në njëfarë gërshetimin me politikën. Por, mos më kuptoni gabimisht-lobizmi është një praktikë legjitime dhe ekziston kudo, përfshi dhe në Gjermani, por ekziston gjatë kufijve të caktuar, të cilët nuk duhet të kalohen. Nuk duhet të lejohet formimi i shtetit në shtet, sepse kjo cenon legjitimitetin e organeve shtetërore dhe pengon zhvillimin ekonomik.”
Matias Hjopfner jo njëherë përdor forume të ndryshme, që të përqendrojë vëmendjen mbi problemet e mjedisit të medieve në Bullgari. Ambasadori gjerman flet haptazi për demonstratën dhe mësoi rëndësinë e fjalës tipike bullgare “liri”.Si e shikon situatën sot?
“Kur mediet përdoren nga pronarët e vet në vend të parë, që të shërbejnë në mënyrë pa ceremoniale biznes-interesat personale, atëherë këto medie nuk mund të kryejnë detyrën e vet shoqërore dhe politike në kuadrin e një shoqërie demokratike. Në sfondin e shoqërisë moderne demokratike kjo është e palejueshme dhe duhet të ndryshohet. Sipas meje ky problem po kështu është një nga sfidat përpara qeverisë së ardhshme bullgare”.
Kur përpara 5 vjetëve ambasadori Hjopfner mbërriti në Sofje, vendi tonë tanimë qe anëtar i Bashkimit Evropian. A i shfrytëzoi Bullgaria 7 vjetët pas pranimit të vendit në Bashkim nga të gjitha prioritetet e kësaj anëtarësie?
“Me siguri që jo. Dhe kjo duket në vend të parë nga përvetësimi i fondeve evropiane, që ndaj momentit është e pakënaqëse. Dhe kjo temë është shumë e rëndësishme, më në veçanti tani kur ka mjete të bllokuara evropiane mbi disa programe. Problemi është dhe në procedurat mbi lëshimin e mjeteve dhe përmirësimi i tyre do të jetë një nga sfidat bazë për qeverinë e ardhshme bullgare, përfshi dhe për kabinetin teknik. Transparenca gjatë porosive shoqërore është me një rëndësi kyçe dhe është fare e natyrshme se, Komisioni Evropian reagon, sepse ajo drejton paratë e taksapaguesit nga të gjitha vendet-anëtare të Bashkimit Evropian. Pavarësisht nga të gjitha mendoj se, kohët e fundit Bullgaria e kupton sesa me rëndësi është të përballojë këtë problem, dhe kjo në kohë maksimalisht të shpejt.”
Gjatë kohës së tij të lirë, ambasadori Hjopfner mund të shihej nëpër pistat e vendpushimeve tona dimërore ose rreth bregut të detit të Zi. Me çfarë ndjenjash ikën nga Bullgaria dhe ku mund të kthehet?
“Përgjigja e kësaj çështjeje është shumë e lehtë-thotë Hjopfner. Do të më mungojnë malit e shkëlqyera dhe prandaj akoma ky tani kam planifikuar një ski-vakancë të shkurtër gjatë dimrit të ardhshëm në Bullgari. Shpresoj se, do të ketë më shumë dëborë. Një vend tjetër i preferuar prej meja në Bullgari është Sozopoll. Gërshetimi midis kulturës antike, gërmimeve të lashta arkeologjike dhe bregdeti i bukur bën përshtypje dhe prandaj me siguri ndonjë ditë do të kthehem aty.”
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Një parlament edhe më shumëngjyrësh u përvijua nga vota e zgjedhësve në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 27 tetorit. Parashikimet fillestare ishin për një Kuvend Popullor me 9 parti, por rezultatet që Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ)..
Një tjetër zgjedhje e parakohshme është tashmë pas nesh, por përtej pjesëmarrjes paksa të rritur të votuesve, krahasuar me votat e qershorit të këtij viti, është ende e vështirë të parashikohen konfigurimet politike që do t'i japin një shans formimit..
Partia MEÇ, sipas rezultateve paraprake të zgjedhjeve parlamentare, do të jetë lojtari i ri në parlament. Shkurtesa MEÇ vjen nga fjalët bullgare moral, edinstvo, çest (morali, uniteti, nderi). Partia u themelua në tetor 2023 nga avokati,..
Deputetët bullgarë dëshmuan në praktikë thënien se nëse përsëritet e njëjta gjë, nuk mund të pritet një rezultat tjetër. Sot ata u mblodhën në sallën..