Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Partia Socialiste Bullgare përkrahu Sergej Stanishevin për mandat të dytë në krye të socialistëve evropianë

БНР Новини
Foto: BGNES

Kongresi i 48-të i Partisë Socialiste Bullgare përkrahu dëshirën e Sergej Stanishevit të vërë kandidaturën e tij për mandat të ri në krye të Partisë së Socialistëve Evropianë. Pak para kësaj zoti Stanishev dha dorëheqje nga posti kryetar i partisë. Ditën e diele partia votoi, që ai të jetë përfaqësuesi i saj në nominimet evropiane gjatë vitit 2015. Në fjalinë e fundit më se një orëshe, si lider i Partisë Socialiste Bullgare, ai apeloi për përkrahje.

Marshimi evropian i Sergej Stanishevit nisi në vitet e para si lider i partisë. Asnjeri nga funksionarët e partisë nuk supozonte, se ai do të mbetet në krye 13 vjet me radhë. Si një fantazmë politike atëherë do të tingëllonte hipoteza, që Partia Socialiste Bullgare të bëhet anëtare e Partisë së Socialistëve Evropianë. Mirëpo, kjo ndodhi. Disa vëzhgues janë të mendimit, se suksesi i Stanishevit është një njohje e jashtëzakonshme për Partinë Socialiste Bullgare. Të tjerë janë të prirë të konsiderojnë arritjet e tij si një karrierë personale. Mirëpo, fakti, se një bullgar u bë president i Partisë së Socialistëve Evropianм është ngjarja më e rëndësishme në historinë e saj. “Brenda tri viteve të fundit e kam mundësinë unike, që krahas kryesisë së Partisë Socialiste Bullgare, të qëndroj në krye edhe të familjes së socialdemokratëve evropianë”, tha zoti Stanishev.

“T’ju them drejtë, se as Partia Socialiste Bullgare, as Bullgaria u interesuan të përfitojnë nga fakti, se një bullgar qëndron në pozitën më të lartë të jetës politike evropiane, theksoi ai. – Е mbajta përgjegjësinë e dy pozitave në emër të kësaj, që Partia Socialiste Bullgare të nxjerrë fitime maksimale politike. Mirëpo, kjo nuk ndodh.”

Në fjalinë e fundit para delegatëve të kongresit Sergej Stanishevi tha, se kryetar i ri i partisë zgjidhet me dëshirë të tij:

“Kërkova, që Partia Socialiste Bullgare të ketë një lider të ri, sepse nuk mund të lejoj, që për gabime të mia partia të mbajë negativat. Heq dorë, sepse besoj, se njerëzit në Bullgari mund të falin gabimet. Kështu që në se kam bërë ndonjë gabim, ju kërkoj ndjesë.”

Në fjalinë e tij Stanishevi vetëm një herë përmendi emrin e deputetit të Lëvizjes për të Drejta dhe Liri Deljan Peevski, prova rreth të cilit të emërohet shef i Agjencisë Shtetërore të Sigurisë Kombëtare provokoi protestat antiqeveritare.

“E kam të qartë, se shumë njerëz nuk kanë besim te ne – tha Stanishevi. – Për shkak të gabimeve, që bëmë vitin e fundit. Dhe për ndodhinë me Peevskin. Unë jo një herë i kam përgjigjur pyetjes – “kush” dhe “pse” e propozoi Deljan Peevskin kryetar i Agjencisë Shtetërore të Sigurisë Kombëtare, pa hequr dorë nga përgjegjësia ime personale.”

Sergej Stanishevi shprehu mjerim, se nuk arriti të realizoj ëndrrën, që Partia Socialiste Bullgare të qeverisë vet vendin. “E pranuam kompromisin e qeverisjes në koalicion në emër të shtetit, mbrojtjes së lirisë dhe demokracisë. Nuk është e mundshme, që vetëm Partia Socialiste Bullgare të paguajë çmimin e pajtimit politik në emër të prioriteteve dhe kauzave kombëtare. Partia Socialiste Bullgare ka vërtetuar, se është partnere korrekte në qeverisjen dhe se respekton prioritetet dhe interesat legjitime të atyre, me të cilët është në koalicion. Gjatë vitit të kaluar u bindëm, se Lëvizja për të Drejta dhe Liri është një partnere e fortë. Por respekti ndaj interesave të partnerit duhet të jetë reciprok.”

Sergej Stanishevi vendosi të japë dorëheqje pas presionit të opozitës brenda në parti, e cila i reagoi shumë ashpër vendimit të tij të bëhet deputet evropian në Bruksel, me gjithë shpjegimet e shumta nga ana e tij, se kjo nuk do të ndodhë. Ish kryeministri dhe deputet i tanishëm evropian vendosi të japë dorëheqje pasi qëndroi 13 vjet në krye të partisë dhe pas 10 humbjeve elektorale. Për postin e tij paraqitën kandidatura 29 anëtarë të partisë, por vetëm 8 prej tyre u miratuan. Kështu pas votimit kryetari i parlamentit Mihaill Mikov u zgjodh kryetar i ri i Partisë Socialiste Bullgare pas balotazhit me ministrin e ekonomisë dhe energjetikës në dorëheqje Dragomir Stojnev. Lajmi për zgjedhjen u prit me përmbajtje nga delegatët. Ata nuk plotësuan edhe deklaratat e tyre të votojnë me fleta të pavlefshme në shenje mospajtimi me manovrimet në parti, qëllimi i të cilëve ishte ruajtja e statukos në personalitetet e Mikovit ose Stojnevit. Në deklaratën e parë kryetari i porsazgjedhur Mihaill Mikov premtoi, që partia të prezantohet me dinjitet në zgjedhjet e parakohshme parlamentare:

“E pranova garën normalisht, pavarësisht nga kjo kush do të fitojë. Me rëndësi është Partia Socialiste Bullgare, partia më e madhe në Bullgari të jetë edhe më e fortë. Vështirësitë fillojnë nga sot, sepse Partia Socialiste Bullgare është një parti, që po ndryshohet. Dhe çështja e madhe është, se ky ndryshim të jetë në dobi të Bullgarisë.”

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Drejtori i Muzeut Harry Trupan (në mes)

Ngjarjet me adresë ballkanike

Vidhen thesaret kombëtare të Rumanisë nga një muze në Holandë  Tre byzylykë ari dhe një përkrenare e paçmuar nga ekspozita rumune "Dacia! Perandoria e Artë dhe e Argjendtë" u vodhën nga Muzeu Drents në qytetin Assen të Holandës më 24 janar...

botuar më 25-02-01 9.30.PD

Presidenti është i mendimit se rruga drejt paqes në Ukrainë do të jetë një proces i vështirë

Lufta në Ukrainë nuk ka zgjidhje ushtarake dhe diplomacisë duhet t'i jepet rrugë. Këtë e deklaroi presidenti Rumen Radev, i cili organizoi pritjen tradicionale për udhëheqësit e misioneve diplomatike të akredituara në Bullgari. Në aktivitetin që u..

botuar më 25-01-31 9.19.PD
 Foto: Shoqata e Pasardhësve të Refugjatëve dhe Emigrantëve nga territori i Maqedonisë së Veriut

Organizata e emigrantëve alarmon BE-në për procesin kundër bullgarëve në Manastir

Shoqata e Pasardhësve të Refugjatëve dhe Emigrantëve nga territori i Maqedonisë së Veriut dërgoi një qëndrim tek institucionet evropiane, në të cilin këmbëngul që përfaqësuesit evropianë të njihen me dokumentet në rastin kundër kryetarit të klubit të..

botuar më 25-01-29 1.18.MD