Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Depozitimet e familjeve bullgare kanë rritje vjetore 8.5 për qind

Foto: arkiv

Sipas të dhënave të Bankës Popullore Bullgare depozitimet e familjeve bullgare në fund të muajit qershor arrijnë 19.7 miliard euro. Banka qendrore evidenton një ulje të depozitimeve gjatë po këtij muaji në përmasë 244 milion euro, gjë që sipas financierëve rrjedh nga falimentimi i Bankës Korporative Tregtare. Kjo u bë shkak, që investuesit shumë shpejtë të tërheqin paratë. Me gjithë këtë niveli i depozitimeve të bullgarëve brenda 12 muajve të fundit mbetet i larta 8.5 për qind.

Një analizë e bankës “UniCredit” për gjendjen financiare të familjeve në Evropën Qendrore dhe Lindore për vitin 2013 tregon, se 82 për qind prej aktiveve të përgjithshme financiare të familjeve bullgare ishin në depozita bankare dhe në para kesh. Vetëm 16 për qind janë të investuar në fonde të pensionimit dhe të përbashkëta dhe mezi 2 për qind në letra me vlerë. Kështu Bullgaria radhitet në vendin e parë në Evropën Qendrore dhe Lindore për nga përqindja e depozitimeve nga pasuria e përgjithshme financiare. Vetëm për krahasim në vende të tjera të BE-së, si Italia dhe Gjermania, 38 për qind prej aktiveve financiare të familjeve janë në fonde të përbashkëta dhe të pensionimit. Edhe tatimi mbi kamatat e depozitave vendosur në vitin 2013 nuk ndikoi negativisht mbi orientimin e bullgarëve të depozitojnë paratë e tyre në banka. “Shkaku kryesor për depozitat e shumta bankare është, se njerëzit nuk dinë mjaftë mirë, se si dhe ku mund të investojnë paratë e tyre. Pothuajse për të gjithë, depozitat bankare janë mënyra e vetme. Vitet e fundit si rezultat i krizës ekonomike njerëzit nuk dëshirojnë të bëjnë investime në tregjet bankare.” Këtë e tha në një intervistë për Radio Bullgarinë analizatori i Shtëpisë Financiare “Karoll” Aleksandër Nikollov, i cili jep më shumë shpjegime:

“Jam i mendimit, se rritja e përmasës së depozitimeve i detyrohet krizës së përkohshme. Në të njëjtën kohë në periudhën nga viti 2009 deri në vitin 2011 kamatat e depozitimeve ishin relativisht të larta, gjë që e vuri para njerëzve dilemën të nisin biznesë të vet, ose të bëjnë investime të tjera, ose të fitojnë nga kamatat. Këtë e motivoi shumë njerëz tek ne të depozitojnë paratë në banka, jo vetëm për një siguri më të madhe, por edhe për interesin, që kishin.”

A mund të themi, se bullgarët kanë një prirje më të madhe të investojnë paratë në bankat, se sa shtetasit e vendeve të tjera të BE-së? Vallë, a është lidhur kjo me kursimin e famshëm të bullgarit?

“Është e vërtetë, se në krahasim me vendet e tjera të BE-së tek ne ka një tendencë të preferohen bankat. Sipas analizave, kjo i detyrohet informimit të ulët të njerëzve për efektin real të depozitimeve, sepse në shkallë të madhe fitimet prej tyre gëlltiten nga inflacioni. Mirëpo, njerëzit nuk e dinë këtë dhe bullgari duket, si një njeri me qëndrim prej konservatori. Në të vërtetë bullgari nuk e ka të qartë, se nuk merr të ardhura reale nga paratë e depozituara në bankë për shkak të inflacionit. Mirëpo e vërtetë është edhe kjo, se ai nuk di mënyra të tjera, nëpërmjet të cilave do të arrijë rezultate më të mira financiare.”

Cilat nga instrumentet financiare mund të bëhen alternativë të depozitimeve bankare?

“Ka shumë instrumente financiare, disa prej të cilave më vështirë mund të shfrytëzohen nga shumica e njerëzve. Mënyra më e mirë e investimit jashtë depozitimeve përbëjnë fondet e përbashkëta. Në Bullgari ka shumë fonde të tilla, të cilët administrohen nga shoqata vendore ose të huaja. Fondet e përbashkëta mund të përfshijnë si investime më të rrezikshme ashtu edhe fonde më të balancuara. Domethënë secili mund të investojë në regjion ose në vend, ku mendon, se perspektivat janë të mira. Ka fonde, në të cilët gjysma e parave mbahen në aksione, ndërsa pjesa tjetër është në depozitime, letra me vlerë e kështu me radhë. Ka fonde, të cilët bëjnë investime në pronë të patundshme në Evropë, në ShBA-në e gjetkë.”

Sipas analizatorit Aleksandër Nikollov çdo bullgar, në varësi të dëshirës të fitojë dhe të mundësisë të rrezikojë, mund të formojë një portofol investues nëpërmjet zgjedhjes së disa fondeve reciproke.

Gjatë vitit të fundit shihet një lëvizje më të madhe të parave nga depozitimet te fondet e përbashkëta dhe instrumentet e tjera financiare. Kjo i detyrohet rënies së kamatave të depozitimeve. Duke marrë parasysh uljen e mëtejshme të kamatave pritet, që investimet në instrumentet e tjera financiare të fillojnë të shfrytëzohen më gjerësisht. “Sa më shumë njerëz janë të informuar për alternativën e instrumenteve financiare, aq më shumë do të forcohet tendence e orientimit të parave te instrumente të tjera financiare jo bankare”, përfundon Aleksandër Nikollov.

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Një mbledhje e bashkive në resortin “Albena” diskuton problemet e pushtetit vendor

Në muajin dhjetor, 1 miliard leva (500 milionë euro) do t'i drejtojmë komunave për investime në kuadër të Planit Strategjik për Zhvillimin e Bujqësisë dhe Zonave Rurale 2023-2027, kështu tha ministri i bujqësisë, Georgi Tahov, para mbledhjes..

botuar më 24-10-14 10.44.PD

Këshilli trepalësh sërish nuk ra dakord për pagën minimale për vitin 2025

Përfundoi pa konsensus mbledhja e sotme e Këshillit Kombëtar për Bashkëpunim Trepalësh, në të cilin u diskutua një projekt-dekret i qeverisë për rritjen e pagës minimale nga 933 leva /477,04 euro/ në 1077 leva /550,66 euro/ nga 1 janari 2025...

botuar më 24-10-11 3.58.MD
 Vlladimir Malinov

Terminali në Aleksandrupolis kontribuon në konkurrencën e lirë

Terminali i gazit të lëngshëm natyror në Aleksandrupolis, në të cilin Bullgaria është bashkë-aksionare, tashmë kontribuon në konkurrencën jo vetëm të Greqisë dhe Bullgarisë, por edhe të të gjithë rajonit. Kështu tha ministri në detyrë i energjetikës,..

botuar më 24-10-09 12.49.MD