Historia e Ansamblit Folklorik “Zagore” daton nga viti 1955. Themelues i tij është dirigjenti Panajot Janev. Koncerti i parë i formacionit ishte më 5 shtator të vitit 1956. “Krahina e lashtë Zagore është zemra e Trakisë. Para më se 8 mijë vitesh si kryeqyteti i saj i lashtë u themelua qyteti i sotëm piktoresk Stara Zagora. Gratë dhe vashat e kësaj krahine njihen me zërat e tyre të pasur dhe të bukur; të magjepsëm dhe pushtues janë meloditë e kavalleve dhe të tamburave zëëmbla, tingujt e prekshëm të gajdeve” – me ato fjalë fillojnë analet e Ansamblit “Zagore”.
Padyshim sot formacioni është një nga fenomenet kulturore të qytetit. Ai është mbajtës i një sërë çmimesh. Ka prezantuar Bullgarinë në shumë festivale ndërkombëtare në Itali, Francë, Spanjë, Holandë, Greqi, Turqi, Rusi. Një nga dallimet e para të ansamblit është medalja e artë e Festivalit Ndërkombëtar të Rinisë në vitin 1961. Krahas kësaj ai është mbajtës i urdhrit “Qirill dhe Metodij” shkallë të parë, “Lira e Kristaltë – 2000” të Lidhjes së Muzikantëve Bullgarë, çmimit të qytetit Stara Zagora e kështu me radhë. “Për prestigjin e lartë dhe për njohjen shoqërore, për kontributin e dhënë kulturës bullgare” në vitin 2010 ansambli u dallua nga Këshilli i Bashkive Shkencore dhe Kulturore Evropiane.
Më se dy dekada në krye të Ansamblit “Zagore” është koreografi Vasill Gerllimov, i cili kujton: “Kaq shumë njerëz janë të lidhur me formimin e grupit, se nuk mund të përmendim të gjithë. Në vitet 60-të punuan krijues të jashtëzakonshëm, emrat e të cilëve përgjithmonë do të mbeten në folklorin bullgar. Ndër ta janë koreografët Agripina Vojnova, Bellço Stanev, Ivan Todorov, Atanas Atanasov. Kompozitorë të njohur u bënë një sërë përpunimesh dhe u krijuan vepra të shumta posaçërisht për ansamblin. Ndër ta janë Krasimir Kujrkçijski, akademik Nikollaj Kaufman e shumë të tjerë. Gjatë këtij viti dhamë shumë koncerte në mbarë vendin. Për ne ishte një nder të mbyllim Festivalin e Ansambleve Profesionale Folklorike në qytetin Pazarxhik. Ky është një nga forumet më të mëdha tek ne, në të cilin prezantohen të gjitha ansamblet profesionale të Bullgarisë. Një fakt i gëzueshëm është, se të gjithë punojnë seriozisht pavarësisht nga problemet përmes të cilëve kalon kultura dekada të tëra me radhë. Dhe kjo është motoja jonë – të punojmë më emër të trashëgimisë tradicionale.”
Ditët e afërta në qytetin Stara Zagora do të organizohet një festë të madhe folklorike. Bashkia e qytetit, Agjencia Shtetërore e Bullgarëve Jashtë Shtetit, bashkia e fshatit Mallka Vereja organizojnë Takimin e parë Folklorik të Grupeve Bullgare jashtë shtetit. Ideja i përket Klubit Folklorik Bullgar “Vereja” nga Çikago, i cili gjithashtu do të marrë pjesë në koncertet. Artin e tyre do të prezantojnë grupet “Rosa” nga Atlanta, “Bullgari” nga Monreali, “Dimitrovçe” nga Toronto, “Bullgara” nga Londra, “Rodina” nga Athina. Parashikohen edhe koncerte të solistëve Xhon Kostov këngëtarë nga Pallma de Majorka e Spanjës, Krasimir Pançev – gajdexhi nga Qiproja. Nga Çikago do të mbrinje fyelltarët Angell Zhekov dhe Dimitër Stankov si dhe këngëtarja popullore Temenuga Zhekova. Mikpritës të festivalit janë artistët dhe udhëheqja e Ansamblit “Zagore”. Ata do të kujdesen për prezantimin e mirë të kolegëve dhe miqve nga jashtë. Krahas kësaj do të përfshihen edhe në hapjen solemne të këtij takimi të jashtëzakonshëm folklorik.
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
U lëshua “Libri i këngëve të BE-së” (The EU Songbook), i cili përmban 6 këngë nga secili prej 27 shteteve anëtare të BE-sëdhe himni i BE-së "Ode e Gëzimit", transmeton BTA. Libri i këngëve është një projekt jofitimprurës danez dhe nuk ka lidhje..
Muzikanti legjendar i rock-ut dhe vokalist i “Rainbow” dhe “Deep Purple” Joe Lynn Turner zgjodhi yllin tonë të muzikës pop Maria Ilieva si partnere në duet në këngën e tij të fundit. Në këngën “Përgjithmonë”, si kompliment për publikun bullgar, ka një..
Më 9 nëntor, një nga sallat e Ansamblit Folklorik “Trakia” në qytetin e Plovdivit (Bullgaria Jugore) do të mbledhë talentë të rinj për master klasën tradicionale “Me këngët e Kiçka Savovës”. Ngjarja organizohet nga fondacioni “Kiçka Savova”, kryetare e të..
Për Plamen Bonev De La Bona, si interpretues dhe autor i muzikës, viti 2024 është plot dashuri. “Dua” titullohet kënga e tij e fundit, e cila i ka dhënë..
Me këngën e tyre të re “Më zgjo në maj” Mary Boys Band e përmbushin premtimin e tyre për të përjetuar verën fund e krye. Besnik ndaj vetes, në prag të..