Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Prof. Georgi Badev: “Sa personalitet më i madh është një njeri, kaq më modest është ai”

Georgi Badev Foto: Petër PapakoçevPothuajse nuk ka një grup orkestral nëpër botë, në të cilin të mos përfshihet një muzikant bullgar. Artistët tanë janë të vlerësuar lart jashtë shtetit. Një nga përfaqësuesit e “erës së artë” të violinistëve bullgarë është prof. Georgi Badev, i cili në fund të muajit korrik feston ditëlindjen e vet të 75.

Në prag të festës së vet, Maestroja u kthye në fëmijërinë e tij dhe tregon për mësuesin e tij të parë në violinë – daja i tij Petër Haxhiangjellov:

“Ai ishte pedagogu i vetëm në violinë në qytetin Vidin, dhe kishte shumë nxënës. Një nga krijuesit e orkestrës vendase simfonike dhe koncert-mjeshtër i tij. Për nga profesioni ishte jurist. Rreth dajës tim unë pata mundësinë të shkoj në provat e orkestrës dhe të njihem nga afër me shumë vepra nga më të mirat muzikore. Përveç kësaj, muzika e frymëmarrjes e qytetit nën dirigjimin e Borisllav Mihajllovit zhvillonte koncerte në kopshtin buzë Danubit. Kjo ishte një formë e veçantë e shijes estetike, kurse për fëmijët një njohje e shkëlqyer me muzikën.”

Një rol të rëndësishëm në zhvillimin e Georgi Badevit luan pedagogu i madh i violinës Vlladimir Avramov. Ja se çfarë u kujtua Maestroja për takimin e tyre të parë, që e përmbush me simpati ndaj mësuesit të ardhshëm:

“Isha i ftuar të takohem me profesorin Avramov në shtëpinë e dirigjentit Borisllav Mihajllov. Aty ishte përgatitur një tryezë e shkëlqyer me gjellë të shijshme. Për desert kishte tortë. Unë ekzekutova pak përpara profesorit. Daja im më kishte dhënë violinën e tij, e cila ishte mjaft e madhe për mua. Pasi përfundova, Vlladimir Avramovi tha: “Ia jap copën time të tortës Zhorkos, sepse ai sot i binte shumë bukur”. Këto fjalë të tij ishin vendimtare për zgjedhjen time. U mendova: “Përderisa më jep copën e tij të tortës, çfarë më tepër mund të kërkojë unë nga një pedagog!” Avramovi e këshilloi babanë tim të transferohemi në Sofje. Në kohën e kaluar ishte mjaft e vështirë të gjesh shtëpi. Por për fat, tezja ime jetonte në të njëjtën godinë me profesorin dhe unë duhej vetëm të zbres nëpër shkallët që të mund të vete në mësim.”



Violinisti ka mbaruar Akademinë Kombëtare të Muzikës si nxënës i Vlladimir Avramovit. Me ndihmën e mësuesit ai është bërë laureat i shumë konkurseve prestigjioze, ndër të cilat “Mbretëresha Elizabet”. Georgi Badev ka interpretuar sonatën nga Euxhen Izai dhe në finale ka prezantuar një interpretim me orkestër. “Ishte shumë emocionuese, sepse juria përbëhej nga violinistët më të njohur të shekullit të XX-të. U binda në fjalët e profesorit tim, Sa personalitet më i madh është një njeri, kaq më i thjeshtë dhe modest është ai”, kujton Georgi Badev. Ky i fundit ka pasur mundësinë të komunikonte me një personalitet të tillë – Isaac Stern, te i cili ka bërë specializim.

Prof. Badev i pëlqen shumë muzika bashkëkohore. Jo të gjithë violinistët e brezit të tij janë pasionuar për kësaj muzike. Si lindi interesi për muzikën bashkëkohore?

“Në jetën time pata mundësinë të jem koleg dhe njëkohësisht shok me dirigjentët e mëdhenj – Konstantin Iliev dhe Dobrin Petkov – thotë violinisti. – Bashkëpunimi ynë zgjoi interesin për muzikën bashkëkohore. Që në kohën e adoleshencës komunikoja me kolegë me të cilët një herë në javë dëgjonim vepra moderne (të Karlheinz Stockhausen-it, Pierre Boulez-it dhe të Luigi Nano-s). Kishin një gramafon hungarez dhe e përcillnim atë me një karrocë shtëpi më shtëpi.”

Megjithëse ka hequr dorë nga skena e koncerteve, prof. Georgi Badev gjithmonë është gati për të dhënë këshillë. Në shenjë respekti për profesorin këtë verë kolegët e tij në Plovdiv nxjerrin CD-në “Koncert për violinë, piano dhe kuartet nga Ernest Chausson.”

Përkthyen: Nataniela Vasileva dhe Anna Kapitanova

Më shumë nga rubrika

"Në anën tënde"

Bobi Ivançevin e njohim që në vitet 1990 si pjesë e dyshes “Avenju”, e cila krijoi një sërë hitesh në muzikën bashkëkohore bullgare si "A kemi jetuar ndonjëherë më parë", "Ikja" etj. Përveç të qenit kompozitor, Bobi është gjithashtu një producent i..

botuar më 25-01-30 6.10.PD

“Saracta” na zhyt në misticizmin e bullgarëve të vjetër

Sot do të kthehemi pas në kohë me SARACTA, ose "Kujdestari" - kështu quhet aventura e guximshme muzikore e producentëve Fabrizio Parisi dhe The Editor. Sfida këtë herë përfshin edhe një emër legjendar të muzikës bullgare – Gospodin Gospodinov-Gepi. Kujtojmë..

botuar më 25-01-29 6.05.PD

Pas dy albumeve solo Petko Sllavov prezantoi këngën e tij më të re

Petko Sllavov është një krijues kompleks - në fushën e muzikës e njohim si autor i teksteve dhe interpretues (këngëtar, basist dhe kitarist) në projektet e tij solo dhe në grupet “Airbag” , “Terpentina” dhe formacioni muzikor i shfaqjes "Zogjtë e..

botuar më 25-01-28 6.40.PD