Dorëheqja e shumëpritur e kabinetit të ekspertëve “Pllamen Oresharski” përfundimisht u bë fakt. Dorëheqja ishte parathënë që duke u formuar koalicioni i kompromisit me pakicën e votave të Partisë Socialiste Bullgare, Lëvizjes për të Drejtat dhe Liritë dhe të përkrahjes së pashprehur me fjalë të partisë “Ataka”, pra koalicion të socialistëve, liberalëve dhe nacionalistëve te izolimi i konservatorëve të GERB-it, partisë fituese në zgjedhjet e parakohshme më 12 maj 2013.
Më pas në zgjedhjet për Parlamentin Evropian më 25 maj 2014 dorëheqja e mandatares Parti Socialiste Bullgare u bë logjikisht e pashmangshme, sepse opozita fitoi me dallim të madh dhe vijoi krizë e madhe institucionale e politike. Në këtë sfond Kryeministri Pllamen Oresharski dha dorëheqje dje pasdite. Tani priten të zhvillohen zgjedhje të parakohshme në datën pajtuar midis partisë kryesore – më 5 tetor të këtij viti. Do të respektohet procedura e përvojës së dytë për formim të qeverisë në kuadër të këtij Parlamenti. Sipas konsensusit të arritur te presidenti Rosen Plevneliev, do të pezullohet formimi i dytë i qeverisë dhe më 6 gusht kreu i shtetit bullgar do të shpërndajë Kuvendin e 42-të Popullor dhe do të emërojë qeverinë teknike për periudhën e dy muajve. Deri atëherë qeveria aktuale do të funksionojë në dorëheqje.
Bilanci
Qeverisja njëvjeçare e së vetëshpallurit me drejtim social kabinet “Oreshrski” ishte shoqëruar që nga fillimi me protesta në masë për shkak të emërimeve të personave të dyshimtë. Këtë qeverisje do ta mbajmë mend po ashtu me protestën e qytetarëve pro qeverisë, me ndërhyrjen e pashembullt të prokurorisë në veprimtarinë e Parlamentit dhe të pushtetit ekzekutiv, me ndjenjat e jo stabilitetit, pafuqisë, kaosit dhe me “lojën” jashtë rregullave.
Trashëgimia
Qeveria e cila po largohet le trashëgim disa çështje të rëndësishme të cilat duhet të zgjidhen nga qeveria teknike. Ndër to janë aktualizimi i buxhetit të shtetit dhe të Qendrës Kombëtare të Sigurimeve Shëndetësore, nominimi i komisionerit evropian nga Bullgaria, disburismi i shpejtë i fondeve evropiane sipas programeve të pezulluara të BE-së dhe përshpejtimi i absorbimit të parave të BE-së në periudhën 2007-2014, dhe në vend të fund por jo për nga rëndësia – zgjidhja e problemit me bankën e katërt të madhe Bankë Korporative Tregtare.
Përgatiti në shqip: Anna Kapitanova
U mbyll seanca e parë e Kuvendit Kombëtar të sapozgjedhur. Ashtu si në tre parlamentet e kaluara bullgare, zgjedhja e kryetarit doli të ishte një sfidë serioze, pasi asnjë nga dy kandidatët - Raja Nazarjan nga GERB-SDS dhe Andrej Cekov nga Po e vazhdojmë..
Athina paralajmëroi se pret të respektohen të drejtat e grekëve në Epirin e Veriut Greqia paralajmëroi kryeministrin shqiptar Edi Rama se respektimi i të drejtave të minoritetit grek në Shqipëri mbetet një kusht i detyrueshëm për anëtarësimin..
Nënpresidentja Ilijana Jotova e përshkroi Asamblenë Kombëtare të sapozgjedhur si "të paligjshme". Sipas saj, raportimet për shkelje dhe kërkesat e gjithnjë e më shumë partive për anulimin e zgjedhjeve e vënë në pikëpyetje drejtësinë e tyre. Ajo e tha këtë..
Deputetët bullgarë dëshmuan në praktikë thënien se nëse përsëritet e njëjta gjë, nuk mund të pritet një rezultat tjetër. Sot ata u mblodhën në sallën..