Së shpejti shtëpia komode në fshatin Karabunar (në Bullgarinë Jugore) nuk do t’i shikoj kaq shpesh pronarët e vet, si gjatë viteve të fundit. Shefi i Institutit “Goethe”, Rudollf Barç përfundon mandatin e vet në Sofje dhe me bashkëshorten e vet Lluçia e zëvendëson Bullgarinë me Turqinë. Për një njeri i cili akoma si fëmijë udhëton nëpër botën e gjerë, ndarja me qytetin e radhës mbase nuk është dhe kaq i vështirë. Del se, me Sofjen dhe Bullgarinë nuk është kështu. “Unë jam një adhurues i afirmuar i Bullgarisë”, thotë ai për veten e vet. Dhe pohon se, kështu dhe nuk është mësuar me udhëtimet dhe ndarjet.
Pas 7 vjetëve si drejtues i Institutit “Goethe”, Rudollf Barç ikën nga Sofja dhe le pas vetes një sërë projektesh të suksesshme kulturore dhe të cilat bëjnë përshtypje. Në Evropën e bashkuar dhe të shumëllojshme, në të cilën gjatë viteve të fundit sikurse gjithnjë e më shumë po forcohet ndikimi i nacionalistëve, këmbimi kulturor është një nga mundësitë më të vlefshme të evropianëve të njihen.
“Kultura është një mjet shumë i mirë për ndikim në sfera nga më të ndryshmet. Një temë e dhënë mund të përpunohet nga kongresi shkencor, por atëherë do të qe gjë e thatë në krahasim me një projekt kulturor. Përveç kësaj, kultura është shumë e vlefshme, sepse është një mjet universal për komunikim midis njerëzve nga vendet e ndryshme. Shembulli më i mirë për këtë është muzika.”
Përveç mjetit për komunikim, kultura gjithnjë e më shpesh është faktor në ekonomi. Shpallja e larmishme kulturore e bën çdo një qytet atraktiv për turistët, por supozon dhe investime të mëdha. Kjo është e vlefshme dhe për Sofjen, e cila e ka hedhur kandidaturën e vet për Kryeqytet Evropian të Kulturës gjatë vitit 2019.
Si mund kultura të kthehet në një faktor fitimprurës ekonomik?
“Ngjarjet interesante e tërheqin publikun, kurse me këtë dhe paratë. Kryeqyteti Evropian i Kulturës garanton përveç kësaj një publicitet më të madh, një pasqyrim më të gjerë dhe për më tepër evropian të mediave, dhe po kështu dhe mjete, të investuara në bazë të vijës së Bashkimit Evropian. Shpesh njerëzit mendojnë se, kultura është një luks i tepruar, një dekorim i shtrenjtë, nga i cili fare lehtë mund të privohesh. Pamja e saj e pastër vështirë mund të llogaritet dhe jo një e dy i kanë vënë duart në kokë për të zgjidhur këtë çështje. Shumë politikanë në mënyrë të gabuar mendojnë se, më lehtë mund t’i kursejnë mjetet nga kultura dhe nënvleftësojnë rëndësinë e saj për ekonominë e vendit.”
Ekonomia në Bullgari prej kohe mezi po ecën, kurse që prej një viti e këtej jetojmë dhe në një mos stabilitet politik. Protestat nga vera e kaluar akoma tingëllojnë nën dritaret e kabinetit të Rudollf Barçit në Institutin “Goethe”. Si e shikon Bullgarinë një vit më vonë? A lindi me të vërtetë një shoqëri civile në këto protesta?
“Më është mjaft vështirë të përgjigjem, sepse dua shumë që shoqëria civile në Bullgari të mund të ngrihet në këmbë. Më në veçanti mes të rinjve. Brezi i ri i bullgarëve janë të hapur drejt botës dhe e shikojnë vendin e vet përmes vrizmës të ngjarjeve botërore. Shpresoj se, pikërisht të rinjtë do të jenë forca lëvizëse e ndryshimeve afatgjata, se do të jenë aktiv dhe qytetarë të angazhuar. Pikërisht në këtë drejtim shikoj një prapambetje në Bullgari. Shpresoj se, të rinjtë nuk do të ikin nga Bullgaria, dhe se do ta marrin fatin e vendit në duart e vet. Në plan historik 25 vjetët e kaluara nga ndryshimet demokratike nuk është një periudhë shumë e gjatë. Jemi dëshmitarë të një kalimi me të vërtetë të vështirë, për të cilin është e domosdoshme një durim më i madh. Por durim nuk do të thotë patjetër të qëndrosh me duart kryq dhe të mos të ndërmarrësh asnjë iniciativë.”
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Me rastin e Ditës Botërore të Diabetit, objektet mjekësore në qytete të ndryshme të Bullgarisë organizojnë konsultime falas për personat me diabet dhe në rrezik të sëmundjes. Sipas të dhënave të Shoqatës Bullgare të Endokrinologjisë, çdo i treti bullgar në..
“Zgjedhja e Donald Trump si president i Shteteve të Bashkuara do të ketë një ndikim negativ në politikën evropiane në tre dimensionet kryesore, përkatësisht mbrojtjen dhe sigurinë, ekonominë dhe politikën – të paktën nga ajo që kemi si deklarata dhe nga..
Bullgarë nga 18 vende, 34 shkolla jashtë dhe 8 pedagogë bullgarë nga universitetet jashtë vendit janë pjesëmarrës në vitin e parë të Programit Kombëtar "Tregimet e pathëna të bullgarëve", i cili kërkon fakte pak të njohura për bullgarët e denjë apo ngjarje..
105 vjet më parë, më 27 nëntor 1919, në periferinë e Parisit, Neuilly-sur-Seine, u nënshkrua një traktat që i dha fund zyrtarisht pjesëmarrjes së Bullgarisë..
Uzurpimi i trashëgimisë kulturore dhe historike ka qenë dhe vazhdon të jetë një nga pasojat e shumta të pashmangshme të çdo konflikti ushtarak si në..