Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Bullgaria po përgatitet për shënimin e 100 vjetorit nga Lufta e Parë Botërore

БНР Новини

Mbushen 100 vjet nga fillimi i Luftës së Parë Botërore – një nga më shkatërrueset në histori. Bullgaria përfshihet në të gjatë tetorit të vitit 1915, e dalë së shpejti nga dy luftërat gjakderdhëse ballkanike (1912-1913). Ajo merr pjesë në to, e drejtuar nga dëshira për një bashkim kombëtar të tokave jashtë kufijve të vendit, të populluar kryesisht me bullgarë. E dyta prej tyre përfundon me një katastrofë kombëtare.

“Tepër të freskëta kanë qenë plagët nga Lufta e Dytë Ballkanike – thotë në intervistë për Radio Bullgarinë historiani i njohur akademik Georgi Markov. – Kjo i ka shtyrë drejtuesit të nxitojnë të përfshijnë vendin qoftë ndaj Forcave Qendrore, qoftë ndaj Antantës. Ministrat fuqiplotë bullgarë, të cilët kanë qenë në kryeqytetet kryesore evropiane, kanë paracaktuar se, lufta do të fitohet nga Antanta, sepse ajo ka resurse të mëdha njerëzore dhe materiale. Dhe vetëm një ministër fuqiplotë – Dimitër Rizov, në Berlin ka besuar në fitoren e Gjermanisë. Gjatë këtij “mbizotërimi” midis dy koalicioneve luftuese mbreti Ferdinand dhe kryeministri Radosllavov zgjedhin në mënyrë të gabuar palën humbëse, sepse Gjermania me të vërtetë ka pasur ushtrinë më të fortë, më mirë të stërvitur dhe të armatosur, por ajo nuk ka mundur të fitojë kundër botës tjetër.”

Pas shpërthimit të luftës Bullgaria fillimisht ruan neutralitet.

“Sipas meje nuk ka qenë e mundur të ruajmë neutralitet, prandaj është duhur të vonojmë me një vit ndërhyrjen, kur është paracaktuar fitorja e Antantës – pohon prof. Markov. – Bullgaria qëndron në anën e Forcave Qendrore, ushtria jonë korrë suksese nëpër fushat luftarake dhe në Maqedoni, Moravi dhe në Dobruxha, dhe përtej Danubit – në Vllahi dhe deri në Moldavi, por në fund të fundit kjo luftë është e humbur paraprakisht. Ajo është një luftë e gjatë dhe e rëndë e stërmunduar.”

Kështu Bullgaria do të pasojë katastrofë të dytë kombëtare. Por siç vuri në dukje ministri i mbrojtjes Angjell Najdenov: “Bullgaria është vendi i vetëm ballkanik, kryeqyteti i së cilës nuk është pushtuar nga ushtria e huaj në luftëra nga shekulli i XIX dhe XX. Do të shënoj dhe faktin, vazhdon ai, se asnjë flamur ushtarak bullgar nuk është marrë si peng. Gjatë kësaj lufte për atdheun kanë luftuar afro milionë ushtarë bullgarë. Mbi 100 mijë prej tyre mbetën përgjithmonë nëpër fushat e betejës. Në shenjë mirënjohjeje ndaj trimërisë së tyre janë ngritur mbi 2 500 monumente ushtarake, por më shumë se 1500 varreza ushtarake bullgare jashtë shtetit dhe deri më sot, mjerisht janë të zhytur diku në haresë.”

Për shënimin e përvjetorit nga Lufta e Parë Botërore dhe pjesëmarrja e Bullgarisë në të është formuar një komitet kombëtar. Në të janë përfshirë përfaqësues të presidencës dhe qeverisë, të Ministrisë së Mbrojtjes, shefat e Akademisë Ushtarake “Georgi S. Rakovski”, të Muzeut Kombëtar Ushtarako-Historik dhe Muzeu Historik Kombëtar. Dhe akoma: drejtues të rretheve, bashkimet ushtarako-patriotike, Agjencia Shtetërore “Arkiva”, shkencëtarë nga Akademia Bullgare e Shkencave, Klubi Kulturor Bullgar në Shkup e të tjera. Një nga detyrat e komitetit është rivendosja e monumenteve të harruara ushtarake. Do të ketë dhe konferenca shkencore, kushtuar operacioneve bazë luftarake të ushtrisë bullgare dhe personat kryesorë veprues në ecurinë e luftës. Radioja Kombëtare Bullgare dhe Televizioni Kombëtar Bullgar do të pasqyrojnë aktivitetet, lidhur me përvjetorin.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Manastiri i Bakaxhikut ruan relikte të çmuara nga Çlirimi i Bullgarisë

Vullnetarë përfshihen në pastrimin dhe rimëkëmbjen e manastirit “Shën Spas” pranë majës Bakaxhik në rajonin e qytetit Jamboll të Bullgarisë Juglindore. Aksioni u organizua më 2 nëntor nga kryebashkiaku i fshatit të afërt Çargan, Stoimen..

botuar më 24-11-03 6.30.PD
Këshilli i Apostujve të Shenjtë

Hristo Cokev - një nga artistët e parë me arsim akademik para Çlirimit

Në vitin 1847, në familjen e Hristo Ivanov Bankovit - një njeri i urtë nga një familje e vjetër dhe mjeshtër i të ashtuquajturave “eminii” (pantofla), në një nga mëhallët e qytetit të Gabrovos (Bullgaria Qendore) lindi djali i dytë i Hristos...

botuar më 24-11-01 7.20.PD

Muzeu në Razgrad ofron një turne falas përmes Abritusit të lashtë

Muzeu Historik Rajonal në Razgrad më 30 tetor në lidhje me mbylljen e sezonit turistik organizon një xhiro falas në Rezervatin Arkeologjik "Abritus". Gjatë gjithë ditës, ata që dëshirojnë të eksplorojnë Abritusin e lashtë do të shoqërohen dhe do të..

botuar më 24-10-30 7.20.PD