Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Bullgaria mbetet prodhuesja më e madhe e livandës në botë

БНР Новини
Foto: BGNES

Vera plot shira vonoi pothuajse me një muaj mbledhjen e livandës në Bullgari, e cila arrin të mbrojë pozitat e prodhueses më të madhe të kësaj kulture eterike vajore në botë. Vitet e fundit vendi ynë u radhit para Francës në rritjen e livandës, për të cilën fushat e pafundme aromatike ngjyrë vjollce të Provancës janë pjesë e identitetit kombëtar.

СнимкаA do të ndikojë moti i keq mbi rendimentet e livandës gjatë këtij viti?

Me këtë pyetje iu drejtuam zotit Dimitër Stefanov – njërit prej prodhuesve të mëdhenj dhe eksportues i vajit të trëndafilit dhe të livandës. “Aq sa moti pak i ftohtë dhe pak i lagët është i përshtatshëm për mbledhjen e trëndafilit, sa më i keq është ai për livandës. Që të fillojmë mbledhjen e saj nevojitemi të paktën 4-5 ditë diellore. Shiu i pandërprerë 40 ditët e fundit ndikoi negativisht mbi livandën. Është mirë, se tufat këtë verë janë më të mëdha me afro 20-30 për qind. Mbollëm edhe sipërfaqe të reja, nga të cilat tani do të mbledhim lule për herë të parë. Kështu që shpresojmë, se do të mbledhim sasi pak më të larta se sa vjet. Moti i lagët ndikon mbi rendimentet e vajit prej livande. Kështu që ndoshta ata do të jenë me afro 20 për qind më të ulëta. Mirëpo, duke marrë parasysh, se do të mbledhim livandë nga sipërfaqe më të mëdha, shpresojmë, se vaji që do të nxjerrim do të arrijë nivelin e vitit të kaluar – afro 120 tonë.”

СнимкаKështu vendi ruan pozitën prej lideri në rritjen e kësaj kulture aromatike, për kultivimin e së cilës ka tradita të vjetra. Kohët e fundit shihet një tendencë për shtimin e sipërfaqeve të mbjella me livandë.

“Bullgaria gjithnjë radhitej në vendin e dytë pas Francës në rritjen e livandës. Mirëpo, kohët e fundit nxjerrim më shumë sasi prej kësaj kulture. Në këtë sfond nuk mund të themi, se cilësia e vajit bullgar të livandës është më e mirë, se sa ai francez. Të tilla janë kushtet klimatike tek ne. Kështu si për shembull trëndafili në asnjë vend tjetër nuk mund të sigurojë një lule me karakteristika aq të mira aromatike, ashtu edhe për livandën nuk ka kushte më të mira se sa fushat e larta të Francës Jugore. Për gëzimin tonë vaji prej trëndafili është produkti më i shtrenjtë dhe më i preferuar se sa ai prej livande.”

СнимкаSi Bullgaria arriti të radhitet para Francës në rritjen e kësaj kulture tradicionale për të?

“Dekadat e fundit Franca ka probleme me rritjen e livandës, sepse bimët sëmuren. Prandaj periodikisht duhet të mbillen bimë të reja, gjë që kërkon investime më të mëdha. Në këtë vend sipërfaqet u kufizuan dhe kështu prodhimi u ul. Prodhuesja tjetër e madhe e livandës – Kina, gjithashtu doli në tregun ndërkombëtar. Kështu u vendos një disbilanc serioz midis kërkimit dhe ofrimit, gjë që provokoi rritjen e çmimeve. Kjo u bë shkak, që interesi ndaj kësaj kulture tek ne të rritet. Krahas kësaj edhe mundësitë, që siguron subvencionimi evropian ndihmuan, që vitet e fundit sipërfaqet me livandë të shtohen 3 – 4 herë.”

СнимкаVaji prej livandës, që u prodhua gjatë vitit 2013 ishte 120 tonë, dy herë më shumë se sa në vitin 2011. Shkak për këtë u bënë çmimet rekorde të livandës bullgare gjatë viteve 2011 dhe 2012 – më se 100 euro për kilogram. Sipas zotit Stefanov çmimi i sivjetshëm do të jetë përafërsisht 65 euro, gjë që dëshmon se ofrimi u rrit. Thënë me fjalë të tjera Franca gjithashtu rikthehet te vëllimet e mëparshme të prodhimit. Çmimet e ulëta do të ftohin entuziazmin tek ne për të mbjella të reja të livandës. Sipas bashkëbiseduesit përmasat e sipërfaqeve me livandë në Bullgari janë optimale.

СнимкаEdhe në Bullgarinë Veriore mbollën livandë.

Megjithëqë kjo kulturë tradicionalisht rritet në krahinat jugore të vendit, çmimet rekorde të livandës që nga fillimi i kësaj dekade, tërhoqën vëmendjen e fermerëve të Bullgarisë Veriore. Ata zgjodhën varietete të reja që sigurojnë rendimente më të larta. Mirëpo prej këtyre bimëve nxirret vaj me cilësi më të ulëta aromatike. Specialistët paralajmërojnë për zmadhimin e tepruar të sipërfaqeve, gjë që do të ulë çmimet e kësaj kulture. Sipas analizatorëve: “Këtë situatë e përjetuam në fund të shekullit të kaluar, kur zmadhimi i të mbjellave provokoi uljen e çmimeve dhe që këtu filloi një proces i largimit nga rritja e kësaj kulture. Për fat të keq, kjo u bë shkak për humbjen e pozitave tashmë të fituara nga Bullgaria.”

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova

Fotografi: BTA, BGNES



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Inflacioni mujor rritet 1.1%

Përshpejtim të inflacionit në 1.1% në tetor krahasuar me një muaj më parë, regjistroi Instituti Kombëtar i Statistikave. Në bazë vjetore, indeksi është 1.8 për qind. Në tetor, çmimet e mallrave dhe shërbimeve për argëtim dhe kulturë janë rritur me 8,6%, për..

botuar më 24-11-16 11.40.PD

PBB-ja është rritur me 2.2% sipas bazës vjetore në tremujorin e tretë

Ekonomia bullgare u rrit me 2,2% në tremujorin e tretë të vitit krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2023, sipas vlerësimit ekspres të Institutit Kombëtar të Statistikave. Konsumi final shënoi rritje prej 4.6%, importet e mallrave dhe shërbimeve u..

botuar më 24-11-15 12.25.MD

Konfederata e Punës “PODKREPA” kritikoi ashpër projektin për ndryshime në Kodin e Punës

Konfederata e Punës “PODKREPA” kritikoi ashpër projekt-amendamentet në Kodin e Punës të përgatitur nga Ministria e Punës dhe Politikës Sociale, sipas të cilave rritja e pagës minimale lidhet vetëm me inflacionin. Në një deklaratë të përhapur, sindikata..

botuar më 24-11-12 7.44.MD