Data 1 marsi i vitit 1941 në historinë bullgare është lidhur me ndjenje të ndryshme dhe vlerësime ekstreme. Në këtë datë Bullgaria iu bashkohet Paktit Trepalësh. Si rezultat për një kohë të shkurtër ajo i kthen një pjesë prej territoreve të saj që ishin shkëputur gjatë Luftës së Parë Botërore me Traktatin e Njoit nga viti 1919. Gjatë pranverës së vitit 1941 bullgarët jetojnë me gëzimin e bashkimit kombëtar. Pas koordinimit me Gjermaninë dhe Italinë qeveria dërgon ushtri në një varg territoresh të populluara nga bullgarët. Atje Ushtria Bullgare pritet në shumicën e vendeve si çlirimtare, ndërsa mbreti Boris është shpallur “Mbret bashkues”. Fillon ndërtimi i shkollave të reja, spitaleve, porteve, zonave industriale, rrugëve.
“Zotërinj deputetë, jam i lumtur që sot po ju shoh përsëri të mbledhur në këtë ndërtesë të shenjtë dhe nga zemra po ju them mirë se erdhët. Politika e jashtme e vendit tonë në këtë ditë vendimtare është përcaktuar përfundimisht. Ajo vazhdon të zhvillohet nga qeveria me vendosmëri në kuadrin e Paktit Trepalësh dhe kundër Kominternit. Kjo politikë mbështetet mbi bashkëpunimin e sinqertë dhe të përzemërt me forcat e Boshtit dhe aleatët e tyre. Bullgaria e përfshirë në idetë për ndërtimin e rendit të ri evropian, i cili do të garantojë një paqe të qëndrueshme me gatishmëri ofron bashkëpunimin e vet për realizimin e këtyre ideve. Zotërinj deputetë, populli ynë i përkushtuar punës së devotshme me ndërgjegjen e plotë për momentet historike, që përjetojmë vlerëson masat e qeverisë për parandalimin e çdo veprimtarie kundër shtetit dhe qëndron unik dhe të bashkuar.”
Qeveria në të vërtetë ka mbështetje të fortë në këtë moment, sepse arrin të ruaj vendin nga shpartallimin ushtarak nuk dërgon reparte bullgare në frontet dhe ia bashkon vendit po thuaj të gjitha territoret të populluara nga bullgarë. Por suksesi është i përkohshëm. Në fund të po këtij viti qeveria bullgare nën presionin e Gjermanisë u shpallë të ashtuquajturën “Luftë simbolike” SHBA-së dhe Anglisë. Por ajo përfundon në mënyrë jo simbolike – me goditje të rënda ajrore të aleatëve mbi Sofjen dhe mbi qytete të tjera gjatë viteve 1943-1944. Bashkimi i shkurtër shtetëror i trojeve të populluara me bullgarë mbetet i pa ligjësuar sepse nuk është vulosur me firmat e Fuqive të Mëdha. Kështu në vitin 1944 Bullgaria përsëri kthehet në kufijtë e saj të vjetra, të ngarkuar me reparacione të mëdha për shkak të pjesëmarrjes në Paktin Trepalësh.
Pse Bullgaria hyn në të, a është bërë kjo vullnetarisht dhe a ka pasur mundësi që të evitohet bashkimi i saj në Bosht. Çfarë tregon kronika e ngjarjeve? Me gjithë presionin e Gjermanisë dhe të Bashkimit sovjetik, sovajkat e Anglisë dhe të Amerikës, vendi ka bërë përpjekje me të gjitha forcat të qëndrojë dhe t’i përmbahet neutralitetit. Gjatë tetorit të vitit 1940 mbreti Boris i refuzon ministrit të jashtëm gjerman Ribentrop anëtarësimin në Paktin Trepalësh si edhe propozimit të Musolinit të përfshihet në luftën kundër Greqisë “për çlirimin e rajonit bullgar të Detit Egje dhe të Maqedonisë së Egjes”. Gjatë nëntorit të po këtij viti komisionari sovjetik i punëve të jashtme Molotov përpiqet që të bëjë pazar për përfshirjen e Bashkimit Sovjetik në Paktin Trepalësh kundrejt pëlqimit të Gjermanisë që Bullgari të hyjë në sferën sovjetike të “garancive për siguri”. Menjëherë pas kësaj prove Hitleri i bën ftesë Bullgarisë t’i bashkohet Boshtit, por mbreti Boris arrin të evitojë përsëri. Në të njëjtën kohë Hungaria, Rumania dhe Sllovakia nuk arrijnë t’i shmangen presionit të Berlinit dhe përfshihen në Paktin Trepalësh. Ushtritë gjermane depërtojnë në Rumani. Në fillim të vitit 1941 situata është shumë e tensionuar dhe bëhet e qartë se duhet të kalojnë përmes Bullgarisë që t’u ndihmojnë ushtrive italiane në Greqi. Në bregun rumun të lumit Danub është përqendruar ushtri gjysmë milionëshe gjermane.
Bullgaria nuk ka zgjedhje tjetër përveç përfshirjes në pakt ose okupim me mijëra viktima. Mbreti Boris i III ka dy zgjidhje të mundshme. Njëra është që të emigrojë dhe të lë vendin në mëshirën e fatit. Tjetra është të evitojë okupimin me të gjitha pasojat e mundshme dhe përfshirjes së vendit në luftën. Prandaj ai i jep lejë qeverisë së Bogdan Filovit të nënshkruajë në Vjenë anëtarësimin në Paktin Trepalësh duke ruajtur statusin “mospjesëmarrje në luftë”. Edhe pse Bullgaria është aleate e Gjermanisë, ajo nuk i prish marrëdhëniet diplomatike me Bashkimin Sovjetik dhe nuk dërgon ushtri në frontin lindor. Madje dhe gjatë takimit të tij të fundit me Hitlerin, disa ditë para vdekjes së mbretit, ai përsëri refuzon të dërgonte asnjë divizion bullgar për pjesëmarrje në veprimet luftarake, për të cilin gjë Hitleri po insiston.
Ushtria gjysmë milionëshe bullgare përfshihet në luftën, pasi Bullgari kalon në anën e aleatëve gjatë vjeshtës së vitit 1944. Rreth 32 mijë e 500 janë viktimat bullgare në luftën me Gjermaninë. Me gjithë kontributin e Ushtrisë Bullgare, vendi mbetet në izolim ndërkombëtar dhe bie në sferën sovjetike të ndikimit
Përgatiti në shqip: Zoja Kostadinova
Irina nga filmi “Duhan”, Zhana nga “Inspektori dhe nata”, Liza nga “Vjedhësi i pjeshkave”, Ana nga “Karambol”, Tinka nga “Djali po ik” ... Dhe të gjitha ato personazhe të filmave bullgarë i rikrijoi Nevena Kokanova. Më se 50 janë rolet e saj në..
Më 9 shkurt të vitit 1999 në Bengazi pushtetet libiane ndaluan disa dhjetëra nëpunës mjekësorë, 23 prej të cilëve ishin bullgarë. Disa ditë më vonë shumica prej tyre ishin lejuar. Në burg mbetën infermieret bullgare Kristijana Vëlçeva, Nasja Nenova,..
Pas dështimit të qeverisë socialiste të kryeministrit Zhan Videnov, kabineti teknik në krye me zotin Stefan Sofijanski për një kohë të shkurtër arriti të qetësonte situatën social-politike dhe të rikthente besimin e institucioneve ndërkombëtare..