Ish kryeministri i Luksemburgut dhe kryetar i Eurogrupit Zhan Klod Junker do të kryesojë Komisionin e ardhshëm Evropian. Për këtë u morën vesh ditën e martë anëtarët e Parlamentit Evropian. Shumica absolute për kandidatin e Partisë Popullore Evropiane ishte siguruar me përkrahjen e shumicës së deputetëve evropianë nga grupet e socialistëve dhe të liberalëve dhe të një pjese të të gjelbërve. Ky nominim është i mirë për Bullgarinë, sepse Junkeri është me një qëndrim shumë pozitiv ndaj vendit tonë. “Bashkimi Evropian nuk do të ishte i tërësishëm pa Bullgarinë. Gjithmonë kam përkrahur aderimin e saj. Nuk është e rastit se marrëveshja juaj për aderimin ishte nënshkruar në Luksemburg, kur unë isha kryeministër dhe vendi im ishte kryetar sipas parimit të rotacionit. Atje ndihem si në shtëpi, sepse Bullgaria është një shtet i vërtetë evropian”, tha Zhan-Klod Junker në një intervistë për Radion Kombëtare Bullgare gjatë fushatës së tij paraelektorale.
Kontrata për aderimin e Bullgarisë dhe të Rumanisë në BE u nënshkrua më 25 prill të vitit 2005 në Luksemburg, por pa pjesëmarrjen e Junkerit, na rikujtoi para Radio Bullgarisë eurokomisionarja bullgare Meglena Kuneva, atëherë ministre e çështjeve evropiane.
“Duhej të merrnim vendim nëse ta nënshkruajmë marrëveshjen më 25 prill, kur ishte mbledhja e Këshillit të Ministrave, ose të prisnim Këshillin Evropian, ku takoheshin kryeministrat – shpjegon Meglena Kuneva. – Me kryeministrin e atëhershëm Simeon Sakskoburggotski morëm vendim që të mos e shtyjmë këtë. Doli se ky vendim është me një rëndësi të madhe strategjike. Këshilli Evropian u zhvillua pasi Franca dhe Holanda kishin thënë “jo” Kushtetutës Evropiane. Në qoftë se kishim pritur pak, ndoshta gjërat nuk do të zhvilloheshin shumë mirë për ne. Në qoftë se një prej dy palave kishte marrë parasysh mendimin e qytetarëve, nënshkrimi nuk do të ishte i sigurt.”
Deri në çfarë shkalle ky qëndrim i mirë i Junkerit ndaj Bullgarisë mund ta ndihmonte vendin?
“Në qoftë se më pyesni nëse kjo na siguron ndonjë privilegj, përgjigja është jo – pohon Meglena Kuneva. – Mund të shpresojmë te Junkeri, si një njeri, i cili mendon se solidariteti është një vlerë dhe duhet t’u ndihmohet vendeve, të cilat ende janë më prapa në zhvillimin e tyre.”
“Nuk duhet të përdorim më shumë shprehjen “shtete të vjetra dhe të reja”. Ka shtete anëtare të BE-së. Mendoj se kjo është një përgjigje e qartë për qëndrimin e Junkerit ndaj Bullgarisë gjatë pesë viteve në vijim – tha në një intervistë për Radion Kombëtare Bullgare Filiz Hjusmenova – eurodeputete bullgare nga grupi i Aleancës së Liberalëve dhe Demokratëve në Evropë. – Shpresoj se ai do të mbetet mik i Bullgarisë dhe se të gjithë deputetët evropianë, të cilët jemi skuadra kombëtare, këtu në Strasburg dhe Bruksel, do të bëjmë kështu qe të tërheqim më shumë miq të vendit tonë.”
Me rastin e qëndrimit kategorik të Zhan Klod Junkerit, se procedura e monitorimit të Bullgarisë nga ana e Komisioni Evropian duhet të vazhdojë, para Radios Kombëtare Bullgare Tomisllav Donçev nga grupi i Partisë Popullore Evropiane deklaroi: “Sa i përket komentit për mekanizmin e monitorimit, nuk duhet të ketë njerëz të shqetësuar, ose të befasuar. Unë dua që në një moment kjo të anulohet, sepse Bullgaria i ka zbatuar të gjitha kërkesat dhe jo sepse kryetari i Komisionit Evropian është me qëndrim të mirë ndaj Bullgarisë. Për fat të keq nuk mund të mos shënojë se gjatë vitit të fundit Bullgaria u largua nga perspektiva e anulimit të mekanizmit të monitorimit.”
“Ne njihemi shumë mirë me Zhan-Klod që nga koha kur ai ishte kryeministër, kurse unë – kryeministër i Bullgarisë – tha për Radion Kombëtare Bullgare lideri i Partisë së Socialistëve Evropianë Sergej Stanishev, deputet evropian nga Aleanca Progresive e Socialistëve dhe Demokratëve. – Kjo ishte periudha para hyrjes së Bullgarisë në BE dhe pas kësaj. Kemi pasur shumë bisedime dhe marrëdhënie të sinqerta. Për mua Zhan Klod është një evropian i vërtetë, një njeri, për të cilin ideja evropiane nuk është vetëm fjalë të kota dhe deklarata politike. Ai është një njeri, i cili mund t’i mbrojë pozitat e veta. Shpresoj se duke qenë president i Komisionit Evropian, ai do ta bëjë atë më të fuqishëm.”
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
U mbyll seanca e parë e Kuvendit Kombëtar të sapozgjedhur. Ashtu si në tre parlamentet e kaluara bullgare, zgjedhja e kryetarit doli të ishte një sfidë serioze, pasi asnjë nga dy kandidatët - Raja Nazarjan nga GERB-SDS dhe Andrej Cekov nga Po e vazhdojmë..
Athina paralajmëroi se pret të respektohen të drejtat e grekëve në Epirin e Veriut Greqia paralajmëroi kryeministrin shqiptar Edi Rama se respektimi i të drejtave të minoritetit grek në Shqipëri mbetet një kusht i detyrueshëm për anëtarësimin..
Nënpresidentja Ilijana Jotova e përshkroi Asamblenë Kombëtare të sapozgjedhur si "të paligjshme". Sipas saj, raportimet për shkelje dhe kërkesat e gjithnjë e më shumë partive për anulimin e zgjedhjeve e vënë në pikëpyetje drejtësinë e tyre. Ajo e tha këtë..
Deputetët bullgarë dëshmuan në praktikë thënien se nëse përsëritet e njëjta gjë, nuk mund të pritet një rezultat tjetër. Sot ata u mblodhën në sallën..