Biznesi në mbarë botën u dëmtua para disa vitesh nga kriza financiare dhe disa shtete ende janë në proces rimëkëmbjeje. Në këto kohëra të vështira dëshira e shumë njerëzve të rinj për të filluar biznes të vet është një risk i madh. Në shumë prej rasteve në vend që të bëhen sipërmarrës këta njerëz bëhen viktimë e një ëndrre të tyre. “Mos ndalo kurrë ta ndjekësh ëndrrën tuaj!” – na këshillojnë shumica e njerëzve të suksesshëm. Mirëpo a është e mundur kjo në këto kohëra të rënda financiare?
Po! Ministria e Ekonomisë dhe Energjetikës në Bullgari startoi projektin “Tehnostart”, i cili do të inkurajojë firmat e reja studentore dhe sipërmarrësit e rinj. Janë livruar 400 mijë leva (200 mijë euro), të cilat do ta ndihmojnë realizimin e rreth 20 planave afariste. Në kuadrin e këtij projekti është duke punuar edhe Petko Ivanov, i cili është student në Universitetin për Ekonomi Kombëtare dhe Botërore. Në “Tehnosart” ai u gjend pasi fitoi konkursin “Studenti i Vitit” në kategorinë “Shkenca sociale, ekonomike dhe juridike”. Kështu ai fitoi një stazh tremujor në Ministrinë e Ekonomisë dhe Energjetikës. Detyrat e tij janë lidhur me popullarizimin e iniciativës në rrjetet sociale. Ja se çfarë na tregoi ai për inkurajimin e të rinjve nga ana e Ministrisë me projekte të ndryshme rinore:
“Projekti u jep mundësi studentëve dhe doktorantëve, të cilët kanë ide inovative për të kandiduar, që të marrin financim falas deri më 20 mijë leva (10 mijë euro). Në këtë mënyrë u japim shans njerëzve, të cilët nuk disponojnë aspak përvojë, për të marrë dituri dhe aftësi praktike.”
Që të kandidosh për projektin “Tehnosart”, duhet të jesh student, doktorant, ose ta kesh mbaruar arsimin e lartë në vitin shkollor 2013-2014 dhe të jesh bachelor, ose master. Idetë, që do të financohen, duhet të jenë në fushën e industrisë përpunuese, shërbimet IT dhe veprimtarisë shkencore. Një kërkesë tjetër e rëndësishme është që kandidatët të investojnë 10 për qind prej tërë shumës. Qëllimi është që kandidatët të angazhohen personalisht dhe t’i përkushtohen idesë. A ka risk që kërkesa për kapital të kandidatit të shndërrohet në një pengesë të vërtetë për sipërmarrësit e rinj?
“Kandidati duhet t’i sigurojë këto mjete në momentin e miratimit të tij, që të mund të marrë paratë e tjera. Ne shtuam akoma një kusht – këto mjete mund të jenë jo vetëm një aktiv financiar, por edhe aktiv material, domethënë kandidati mund të deklarojë një laptop për shembull me vlerë 2 mijë leva. Mendoj se për shumicën e studentëve ky nuk do të ishte një problem i madh.”
Megjithëse iniciativa e Ministrisë së Ekonomisë dhe Energjetikës startoi para pak kohe, tashmë ka interes. Projekti është i hapur jo vetëm për bullgarët, por edhe për të huajit, të cilët mësojnë në universitetet bullgare.
Çfarë janë planet afariste të kandidatëve?
“Në përgjithësi idetë u janë drejtuar kryesisht sektorit IT, sepse aktualisht ai po zhvillohet shumë mirë – tregon Petko. – Fillimi i një biznesi në këtë degë është më i lehtë, sesa në ato të tjera, sepse për përpunimin e një softueri, të aplikimeve ueb dhe të produkteve të tjera të harduerit nuk ka nevojë për një financim shumë të madh. Në përgjithësi ka ide të ndryshme, por mbizotërojnë ato në sektorin IT.”
Çfarë janë interesat e studentëve në Universitetin për Ekonomi Kombëtare dhe Botërore?
“Përveç se jam stazhant në Ministri, jam duke marrë pjesë edhe në organizatën joqeveritare “Së bashku në klasë”, e cila ka qëllim miratimin e arsimit në shkolla, duke dërguar të rinj, të cilët të japin mësime në një mënyrë inovative. Që nga atëherë erdhi interesi im ndaj arsimit në Bullgari. Desha të startojë një projekt të vet, i cili përbën një platformë arsimore. Sajti do të përmbajë video-mësime, ligjërata, si dhe një sistem për testimin e diturive dhe aftësive. Sistemi do të mund t’i përshtatet konsumatorit përkatës në përputhje me aftësitë e tij.”
Çelësi për suksesin sipas Petkos fshihet jo tek paratë, por tek ekipi i mirë. Ai pret që platforma arsimore të startojë vitin tjetër.
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Përshpejtim të inflacionit në 1.1% në tetor krahasuar me një muaj më parë, regjistroi Instituti Kombëtar i Statistikave. Në bazë vjetore, indeksi është 1.8 për qind. Në tetor, çmimet e mallrave dhe shërbimeve për argëtim dhe kulturë janë rritur me 8,6%, për..
Ekonomia bullgare u rrit me 2,2% në tremujorin e tretë të vitit krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2023, sipas vlerësimit ekspres të Institutit Kombëtar të Statistikave. Konsumi final shënoi rritje prej 4.6%, importet e mallrave dhe shërbimeve u..
Konfederata e Punës “PODKREPA” kritikoi ashpër projekt-amendamentet në Kodin e Punës të përgatitur nga Ministria e Punës dhe Politikës Sociale, sipas të cilave rritja e pagës minimale lidhet vetëm me inflacionin. Në një deklaratë të përhapur, sindikata..