Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Sociologët: shoqëria pranon negativisht muajt e fundit politik

БНР Новини
Politologu dr. Borislav Popivanov dhe sociologu Antonij Gëlëbov komentojnë situatën politike në Bullgari.
Foto: BGNES

Situata aktuale politike në Bullgari çon në tendencë të vazhdueshme për rënie graduale të besimit te qeveria nga fillimi i vitit deri në nivele të larta të pesimizmit. Këto janë pjesë të konkluzioneve në sondazhin e rregullt të opinionit publik, të zhvilluar nga “GALLUP International” – Bullgari.

Gjatë korrikut besimi ndaj qeverisë Oresharski është 21%, ndërsa mosbesimit – 69%. Sipas sociologëve pas shuarjes së protestave në fund të vitit 2013 është pakësuar edhe efekti i caktuar mobilizues që ato kishin mbi përkrahësit e qeverisë. Gjatë korrikut besimi në Parlament është mezi 12%. Pyetjes tradicionale të “GALLUP International” ku po shkon Bullgaria, tashmë 73% përgjigjen te “më e keqja”, 12 % shprehin mendim të kundërt. Nëse këto përqindje ruhen gjatë muajve të ardhshëm do të jemi dëshmitarë të niveleve më të larta të pesimizmit prej shumë viteve e këtej. Sondazhi është zhvilluar në periudhën midis 27 qershorit dhe 3 korrikut dhe është i pari pas zgjedhjeve për Parlament Evropian. Sociologët paraqesin edhe pëlqimet elektorale ndaj partive politike dhe koalicioneve me kusht se të dhënat nuk mund të lexohen si prognozë për rezultat elektoral. Sipas të dhënëve të “GALLUP International” 22,3% prej të anketuarve deklarojnë se në zgjedhjet e ardhshme të jashtëzakonshme për Parlament do të votojnë për partinë e djathtë GERB dhe 17,2 – për partinë e majtë PSB. Diferenca midis dy partive më të mëdha konkurruese është 5% nga të gjitha zgjedhësit në vend, ndërsa në zgjedhjet e ardhshme ajo mund të rritet në 10%, sepse GERB ka periferi më të madhe potenciale.

“Raporti aktual midis forcave politike në shkallë të madhe është paracaktuar nga rezultatet e zgjedhjeve për Parlament Evropian dhe në këtë kuptim me zi është befasi për dikë – komenton të dhënat politologu dr. Borislav Popivanov. – Në parim çdo dallim mund të kapërcehet. Që të ndodhet kjo duhet të ketë procese që të japin pamje të re të forcës politike që tashmë është prapa. Në këtë etapë ne nuk kemi ngjarje të tilla dhe nuk mund të presim ndryshim të këtyre tendencave dhe kjo dihet nga të gjithë.”

Në parlamentin e ri mund të hyjnë edhe partia liberale LDL, koalicioni i porsakrijuar “Bullgaria pa censurë” dhe Blloku i djathë Reformator.

“Kjo është tabloja që prej viteve po realizohet dhe pasqyron në mënyrë të qëndrueshme ndikimin e PSB, LDL dhe GERB – mendon sociologu Antonij Gëlëbov. – Më vështirë është që të vlerësohet pesha e koalicionit të ri “Bullgaria pa censurë”. Ky është një formacion i ri politik, i cili nuk ka biografi elektorale.”

Sipas sondazhit partitë nga Blloku Reformator marrin afro 4% prej përkrahjes elektorale. “Njerëzit akoma nuk e kanë të qartë për se luftojnë reformatorët – komenton dr Borislav Popivanov. – Të dhënat e tanishme konfirmojnë hipotezën se në zgjedhjet evropiane mjaft njerëz kanë votuar se “tonat duhet të mbështeten”. Kjo mund të ndodhet edhe në zgjedhjet e ardhshme parlamentare, por mund të ndodh edhe të kundërtën. Gjatë javëve të ardhshme sfida para Bllokut të Reformatorëve më tepër para Demokratëve për Bullgarinë të Fuqishme është të gjejnë zgjidhje të përshtatshme për liderin e Lëvizjes “Bullgaria e qytetarëve”, Meglena Kuneva. Në zgjedhjet evropiane zgjedhësit dërguan në Bruksel si deputet përfaqësuesin e Demokratëve për Bullgarinë të Fuqishme duke përdorur votën me preferencë.”

“Çështja kryesore është se Blloku Reformator duhet të jetë në gjendje të shpallë vizion të qartë politik për zhvillimin e Bullgarisë – komenton Anatoloij Gëlëbov. – Të shpallë qartë në çfarë kushte do të merr pjesë në qeveri koalicioni me GERB dhe t’i drejtojë përpjekjet ndaj tërheqjes së grupeve të reja zgjedhësish që akoma po hezitojnë. Në krahasim me partie e tjera politike Blloku Reformator është formacioni me burim më të madh të pashfrytëzuar elektoral.”

Përgatiti në shqip: Zoja Kostadinova



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Shkelja e traditave parlamentare është shenjë e afrikanizimit të thellë të politikës bullgare

U mbyll seanca e parë e Kuvendit Kombëtar të sapozgjedhur. Ashtu si në tre parlamentet e kaluara bullgare, zgjedhja e kryetarit doli të ishte një sfidë serioze, pasi asnjë nga dy kandidatët - Raja Nazarjan nga GERB-SDS dhe Andrej Cekov nga Po e vazhdojmë..

botuar më 24-11-13 7.30.PD

Ngjarjet me adresë ballkanike

Athina paralajmëroi se pret të respektohen të drejtat e grekëve në Epirin e Veriut Greqia paralajmëroi kryeministrin shqiptar Edi Rama se respektimi i të drejtave të minoritetit grek në Shqipëri mbetet një kusht i detyrueshëm për anëtarësimin..

botuar më 24-11-08 3.30.MD

Nënpresidentja Ilijana Jotova e quajti Asamblenë e re Kombëtare "të paligjshme"

Nënpresidentja Ilijana Jotova e përshkroi Asamblenë Kombëtare të sapozgjedhur si "të paligjshme". Sipas saj, raportimet për shkelje dhe kërkesat e gjithnjë e më shumë partive për anulimin e zgjedhjeve e vënë në pikëpyetje drejtësinë e tyre. Ajo e tha këtë..

botuar më 24-11-07 5.38.MD