Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Të restaurosh kujtesën e kohës

БНР Новини
“Diskutim i pikturës”, Asen Vasilev

Një vepër e piktorit të madh bullgar dhe kritik arti Asen Vasilev flet pas dekadave. E përfshirë shumë herë në ekspozita sot tabloja “Diskutim i pikturës” na kthen te vitet e para të Luftës së Ftohtë dhe kufizimet ideologjike. Para dy viteve kritiku i artit Plamen Petrov për herë të parë qëndron pa këtij kompozimi të profesor Vasilevit. Njoh në të figura emblematike për artin tonë si Vladimir Dimitrov-Mjeshtri, Ivan Nenov, Kiril Conev... Por cilët janë heronjtë tjetër të pikturës? Çfarë histori mund të tregojë ajo? Formohet një ekip studiuesish, i cili po kërkon përgjigjet. Në të përveç Plamen Petrovit përfshihen restauruesja Ilinka Çergarova, kritiku i artit Ramona Dimova. Ndërsa prof. Evgenija Kalinova nga Fakulteti Historik i Universitetit të Sofjes u bën analizë të thelluar ndryshimeve dramatike në artin figurativ në fillim të Luftës së Ftohtë. Studimi i saj është botuar në katalogun e ekspozitës.

“Jom Kipur”, Mordohaj Bencion“Arritëm të identifikojmë të gjitha fytyrat që janë në tablonë. Këta janë 20 piktorë ndër të cilët edhe një zonjë - Rajna Eftimova – tregon për Radio Bullgarinë Plamen Petrovi. – Në qendër të veprës është pikturuar një portaret, pra tablo brenda tablosë Zbuluam kush është njeriu i vizatuar në të. Ky është Morodohaj Bencion, një autor i rëndësishëm për zhvillimin e artit figurativ bullgar, i cili ka vdekur me zi 42 vjeçar, por që na ka lënë trashëgimi shumë interesante. Doli se, krijuesit që janë mbledhur në këtë portret të grupit, që është pikturuar midis viteve 1950 – 1952 kanë marrë provën e parë artritike pikërisht në Kjustendil. Po thuaj të gjitha piktorët kanë lindur në këtë qytet ose në fshatrat e afërta me përjashtim të Ivan Nenovit, po ai ka marrë arsimin e vet në Kjustendil. Të gjithë janë lidhur me Vladimir Dimitrov-Mjeshtri. Ai është njëri prej mbrojtësve të tyre të parë, ka investuar shumë për rritjen e tyre krijuese.”

“Etyd”, Vladimir Dimitrov-Mjeshtri; “Pylli në vjeshtë”, Kiril ConevitNë ekspozitën personazhet e tablosë janë prezantuar me nga një vepër. Vepra e Vladimir Dimitrovit-Mjeshtri, për shembull deri tani kurrë nuk është prezantuar në ekspozitë. Tabloja e Kiril Conevit “Pylli në vjeshtë” nuk është ekspozuar prej pesë dekadave dhe dali paraqitet Pas restaurimit serioz. Dhe diçka kureshtare: studiuesit e tablosë së Asen Vasilevit zbulojnë në të një vepër tjetër të “koduar”. Fjala është për freskon “Shkolla e Athinës” të Rafaelos në të cilën figura kryesore janë ato të Platonit dhe Aristotelit. Ndërsa në qendër të pëlhurës bullgare janë figurat e Vladimir Dimitrov-Mjeshtri dhe Krum Kyljavkov (letrar dhe piktor) që po zhvillojnë një diskutim.

“Si Platoni është mësues i Aristotelit, në të njëjtën mënyrë edhe Mjeshtri është mësuesi i Kyljavkovit – thekson Plamen Petrov. – Figura e nxënësit është një prej më të diskutueshmit në tablonë, sepse të informuarit dinë se, ai lidhet fortë me sistemin sovjetik pas vitit 1944 dhe është mbrojtës i saj i pasionuar. Në vitin 1950 është emëruar rektor i Akademisë Kombëtare Artistike, ku që të kënaqen kërkesat e dogmave partiake dhe politikës së re kulturore bëhet spastrim.”

“Pushim”, Stojan VenevTabloja e Asen Vasilevit është pikturuar pikërisht në vitet kur Ivan Nënov dhe Kiril Canev janë pushuar nga akademia jo pa dijen dhe pëlqimin e Kylavkovit, pra nga një miku i tyre me të cilin kanë shëtitur së bashku nëpër rrugët e Kjustendilit dhe kanë marrë mësimet e para të pikturimit...“Por në tablonë Asen Vasilevi i prezanton si miq. Dhe më duket se nuk do të jetë tepër të themi se kjo vepër është një përulje ndaj grupit artistik të Kjustendilit, por edhe një provë që të pajtojë njerëzit të cilët në fillim të viteve 50 janë përballuar njëri kundër tjetrit”, përfundon Plamen Petrovi.

Në ekspozitën janë përfshirë vepra pronë e Galerisë Artistike të Sofjes dhe të galerisë “Vladimir Dimitrov-Mjeshtri” në Kjustendil si edhe të Organizatës së Hebrenjve në Bullgari “Shalom”. Ekspozita është realizuar me ndihmën e programit “Kulturë” të Bashkisë së kryeqytetit.

Përgatiti në shqip: Zoja Kostadinova

Fotografi: Veneta Pavllova



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Radosllava Nedjallkova me çmimin e madh Bullgarja e Vitit - Shën Zllata Mëglenska për vitin 2023

Radosllava Nedjalkova nga "Nashenci": Ansamblet folklorike janë zemrat e komuniteteve bullgare në mbarë botën

“Njeriu e kupton se çfarë është atdheu kur e humb atë. Nëse je në shtëpi, ndez radion, dëgjon muzikën popullore, flet bullgarisht, shkon në teatër edhe atje flitet bullgarisht. Vetëm kur humbet gjithë këtë mund tia kuptosh mungesën” – thotë Radosllava..

botuar më 24-10-23 7.35.PD

Bullgaria dhe Kosova do të bashkëpunojnë në kinematografi

Një marrëveshje për bashkëprodhime në kinematografi u nënshkrua në Prishtinë ndërmjet ministrit bullgar të kulturës Najden Todorov dhe homologut të tij kosovar Hajrulla Çeku, njoftoi KosovaPress konkretisht për BTA. Në ceremoni u vu në dukje, se ky..

botuar më 24-10-22 9.21.PD

Ekspozita “Artizanët e Sofjes” zbulon vende të papara në kryeqytet

Cikli “Sofja e padukshme” për këtë vit do të mbyllet me ekspozitën “Artizanët e Sofjes”, kushtuar trashëgimisë kulturore të luajtshme. Ekspozita do të hapet sot, 21 tetor, në hapësirën e Sallave të rinovuara Qendrore të Tregut në kryeqytet...

botuar më 24-10-21 9.25.PD