“Festivali i parë pritet prej shumë kohësh nga fansat e xhazit dhe nga mysafirët e Burgasit – rrëfen organizatorja kryesore e aktivitetit, znj. Ljudmilla Kutieva. – Brenda tri ditëve në Kopshtin Detar do të mbahen aktivitete të ndryshme kulturore kushtuar xhazit. Ngjarja hapet me paradën e automobilave retro dhe me koncertin e Orkestrës Frymore të Burgasit. Të njëjtën mbrëmje publiku do të shohë ekspozitën me fotografi kushtuar muzikës së xhazit. Në të marrin pjesë dhjetë autorë nga Burgasi, të cilët kanë fotografuar fragmente nga koncerte të ndryshme në qytet. Pas Orkestrës Frymore skenës do t’i ngjiten muzikantët nga “Eufonia instrumentalis” – Veselina Dragollova-Danaillova (vokale), Vencisllav Bllagoev (bori), Dimitër Karamfillov (kontrabas), Kalin Zheçev (piano) dhe Stojan Jankullov-Stunxhi (bateri). Këta muzikantë do të prezantojnë një projekt ku kanë improvizuar mbi muzikën klasike, xhazin bashkëkohor dhe folklorin. Kështu që po formohet një koncert shumë interesant në skenën nën qiell të hapur “Ohljuva” (Kërmilli).”
Si lindi ideja për kombinimin e automobilave retro me muzikën xhaz?
“Gjatë vizitës së tij në Qendrën Kulturore të Burgasit ambasadori amerikan më dhuroi një libër kushtuar xhazit – tregon znj. Kutieva. – Në të kishte fotografi të automobilave retro dhe brenda tyre – muzikantët më të njohur të xhazit. Ja nga erdhi ideja ime.”
Edicioni i parë i “Festivalit të xhazit retro në Burgas” vazhdon ditën e shtunë (12 korrik) me punishten “Improvizimet e xhazit me bojëra dhe nota”. Punishtja do të mbahet në vendin emblemë të Burgasit – “Muri i përrallave”. Atje trompetisti Vencisllav Bllagoev së bashku me kolegët e tij do të argëtojë të vegjlit duke i njohur ata me instrumentet e ndryshme muzikore.
Në programin do të marrë pjesë bras-kuinteti “ms BRASS”. Me valle dhe muzikë do të rrëfehet historia e stileve të ndryshme të zhanrit.
Si do të mbyllet festivali?
“Ditën e diel është kulmi i festivalit me koncertin e Kamelia Todorovës, e cila shoqëruar nga Big Bendi i Radios Kombëtare Bullgare do të japë koncert në Teatrin Veror të Burgasit. Ka edhe një skenë tjetër në ishullin “Shën Anastasia”. Të njëjtën mbrëmje atje do të jetë edhe një këngëtare tjetër e xhazit – Mirosllava Kacarova. Kjo e fundit do të prezantojë projektin e ri “Cinema“. Nuk është e rastit që përzgjodhën pikërisht ishullin, sepse në të janë xhiruar shumë filma.”
Përgatiti në shqip: Anna Kapitanova
Dy interpretues nga gjenerata të ndryshme bashkohen në një duet të papritur - Orlin Goranov i jep dorën këngëtares së re Paola në këngën e tyre të përbashkët "Së bashku". Edhe pse ka ndryshim në eksperiencën e grumbulluar, zërat e të dyve..
Këngëtari i ri Todor Gaxhallov prezantoi këngën e tij të re prej autori "Dera e kyçur". Autori u frymëzua nga lufta e secilit person me pengesat dhe sfidat e veta. "Kjo është një histori për rrugën e ngjitjes - e vështirë, por plot shpresë...
Me këngën e tyre të re “Më zgjo në maj” Mary Boys Band e përmbushin premtimin e tyre për të përjetuar verën fund e krye. Besnik ndaj vetes, në prag të dimrit, muzikantët na zhytin në emocione të ngrohta, karakteristike për të gjitha këngët e tyre të..
Dy interpretues nga gjenerata të ndryshme bashkohen në një duet të papritur - Orlin Goranov i jep dorën këngëtares së re Paola në këngën e tyre të..