Një dozë humor artistik me hite të vjetra rok e xhaz në rrugën “Exarch Joseph” 103 në Sofje. Atje ndodhet “Sterling club”. Mbrapa Gjimnazit të Matematikës në kryeqytet koleksionisti i pikturave Antoni ka kthyer zyrën e dikurshme dydhomëshe në një vepër arti nga fundi i shekullit të XIX-të dhe fillimi i shekullit të XX-të. Sendet e vjetra ofrojnë për vendasit një udhëtim rreth globit, ndërsa për të huajt– atmosferë autentike sikur janë në vendin e tyre.
Në “Sterling club” keni mundësinë të shfletoni libra të vjetër të gjuhëve të huaja nën një llambë nga Arabia Saudite. Mbi një dollap austriak të vitit 1900 hasen botime të “Folklorit bullgar”, shkrime të Tolstojit, “Historinë e letërsisë franceze”, rrëfime të Xhek Londonit etj. Vizituesit e klubit kanë mundësinë të ngrenë dolli nga një tavolinë franceze ose nga një karrige belgjiane, të pinë cigare “virtuale” e vitit 1919 dhe të përdorin një tavllë të vjetër nga Australia. Nga mesi i javës deri në fundjavë në “Sterling club” ka muzikë live dhe po të shkoni ndonjëherë do të kënaqni sy me pikturat e Emanuill Vasilevit dhe me akuarelin e futur në korniza të punuara me mjeshtëri.
“Më së shumti më pëlqen deveja, e cila përbën një lodër fëmijësh të vitit 1900, thotë Antoni, pronar i klubit. – I preferoj dhe harmonikat, të cilat janë të rralla dhe të cilat po i mbledh prej vitesh. Me kënaqësi të madhe i fryj harmonikës. Në përgjithësi nuk jam maniak pas sendeve, por sigurisht që pikturat i kam shumë qejf. Unë jam si një “shpëtues i pikturave”. Ju e dini se sot arti shitet shumë lirë. Kur njeriu bën përpjekje për të gjetur ndonjë send, gjithmonë atij i rastisin gjëra interesante. Kam sende nga Amerika. Peruja, Çili dhe India.”
“Sterling club” është një vend i përshtatshëm ku do të çlodheni në mesin e shoqërisë suaj. Klubi është si burim energjie. Atë e vizitojnë kryesisht artistë. Nuk ka vend tjetër në Sofje ku shihet gdhendja mesjetare e Kishës së Bojanës krahas plastikës indiane prej bakri. Nëse “Sterling club” ju duket i njohur, ndoshta keni parë një nga episodet e serialit të njohur bullgar “Undercover”.
Fotografi: Anna Kapitanova
Në kalendarin e Kishës Ortodokse Bullgare janë edhe tri ditë të veçanta në të cilat besimtarët i luten Zotit dhe japin lëmoshë në kujtim të të dashurve të tyre të vdekur. Këto janë tre Ditët e Gjithë Shpirtrave që shënohen gjithmonë të shtunave para..
Tekste të shkurtra në rusisht dhe gjermanisht nga ueb-faqja e Radio Bullgarisë , u bënë pjesë e mësimit të nxënësve nga Shkolla e Mesme Nr. 81 "Viktor Jugo" në Sofje në Ditën e Iluministëve të Popullit. Mësuesja Maria Novosellceva dhe nxënësit nga..
Iluministët janë individët për të cilët ndjejmë jo vetëm mirënjohje dhe admirim, por edhe i perceptojmë si disa nga figurat më domethënëse të historisë sonë, sepse na zgjojnë ndjenjën e bashkimit kombëtar. Megjithatë, çfarë fshihet pas konceptit të..
Instituti për Shkenca Kompjuterike, Inteligjencë Artificiale dhe Teknologji (INSAIT) pranë Universitetit të Sofjes “Shën Kliment Ohridski" vuri në..
Uzurpimi i trashëgimisë kulturore dhe historike ka qenë dhe vazhdon të jetë një nga pasojat e shumta të pashmangshme të çdo konflikti ushtarak si në..