“Pala ruse është gati të vazhdojë dialogun konstruktiv për ndërtimin e gazsjellësit “Rryma Jugore”, si me të gjitha vendet pjesëtare, duke përfshirë Bullgarinë, ashtu edhe me Komisionin Evropian.” Këtë e deklaroi në Sofje ministri i jashtëm rus Sergej Lavrov. Ai është duke bërë një vizitë dyditore në Bullgari në lidhje me përvjetorin e 135-të të vendosjes së marrëdhënieve diplomatike midis Bullgarisë dhe Rusisë. Ky jubile u shënua me vënien në qarkullim të një pulle postare. Tema “Rryma Jugore” ishte top aksenti i bisedimeve me homologun e tij bullgar Kristian Vigenin, me kryeministrin Pllamen Oresharski dhe me presidentin Rosen Plevneliev.
Sipas projektit gazsjellësi do të jetë me kapacitet 63 miliard metra kub për vit. Tubacioni nga 900 kilometra kalon në fundin e Detit të Zi nga Anapa e bregdetit rus deri te Varnë të bregdetit bullgar. Qëllimi është të furnizohet gaz për vendet e Evropës Jugore dhe Qendrore. Në Ballkan tubacioni degëzohet dhe arrin deri te Italia Jugore përmes Greqisë dhe Detit Jon dhe Italia Veriore përmes Serbisë, Hungarisë dhe Sllovenisë dhe ka një degë deri te Austria. Qëllimi është pasurimi i mundësive për eksport të gazit natyror dhe parandalimi i rreziqeve të transportimit. Para një muaji qeveria e Bullgarisë ngriu përfundimin e ndërtimeve në territorin bullgar, pasi Komisioni Evropian drejtoi kërcënim për një procedurë ndëshkimore kundër vendit për shkeljen e rregullave evropiane të pakos së tretë energjetike. Sipas diplomatit të parë rus problemi mund të zgjidhet mbi bazë të pranueshme reciprokisht. Duke iu përgjigjur një pyetjeje gazetareske zoti Lavrov tha:
“Nuk dëshirojmë, që miqtë tanë evropianë dhe bullgarë të mbeten me përshtypjen, se zgjidhja e çdo problemi duhet të jetë në varësi të mbrapsjeve, të cilat Rusia është gati të bëjë. Marrëveshjet me vendet pjesëmarrëse në projektin “Rryma Jugore”, duke përfshirë edhe Bullgarinë, u arritën prej kohe, para hyrjes në fuqi të pakos së tretë energjetike të BE-së. Pozita jonë është tepër e qartë: Respektojmë pakon e tretë energjetike, duke marrë parasysh, se BE-ja dhe vendet anëtare e kanë të drejtën të vendosin çfarëdolloj rregullash të bashkëpunimi në të gjitha sferat në territorin e tyre. Mirëpo, ato rregulla nuk mund të aplikohen në mënyrë retrospektive, me datë të kaluar. Kjo është një nga parimet themelore të së drejtës ndërkombëtare” – ishte kategorik diplomati rus.
Ai i bëri apel Komisionit Evropian të rifillojë bisedimet rreth projektit, si i rëndësishëm për sigurinë energjetike të mbarë Evropës. Sipas tij për projektin “Rryma Jugore” Komisioni Evropian mund të bëjë po ato përjashtime nga rregullat e BE-së për aderimin e vendeve të treta, siç ishte rasti me gazsjellësin transkufitar TAP. Sipas zotit Lavrov Bullgaria disponon një ligj, i cili trajton pjesën detare të tubacionit si eksterritoriale. “Jemi me shpresë, se Komisioni Evropian do të shfaqë arsye dhe do të aplikojë një standard unik edhe ndaj tij. E gjithë iu përgjigjet rregullave, mjafton vetëm, që situata të mos politizohet”, theksoi ministri i jashtëm rus.
Ministri i jashtëm bullgar Kristian Vigenin ripohoi pozitën bullgare për ndërtimin e gazsjellësit “Rryma Jugore”, por sipas rregullave evropiane:
“Projekti “Rryma Jugore” është si në interes të Bullgarisë, ashtu edhe të mbarë rajonit të Evropës Juglindore dhe BE-së në tërësi. Ai ka rëndësi për sigurinë energjetike si të Bullgarisë, ashtu edhe të Evropës Juglindore dhe të mbarë Evropës. Ne përkrahin realizimin e tij në përputhje me legjislacionin dhe normat evropiane. Shpresojmë se dialogu aktiv me Komisionin Evropian të lejojë, që në kohë sa më të afërt të rifillojë ndërtimi në territorin bullgar.”
Po këtë pozitë e shprehu edhe kryeministri bullgar dhe kreu i shtetit gjatë takimeve të tyre me zotin Lavrov. Kryeministri Pllamen Oresharski shprehu optimizëm, se Komisioni Evropian do të pranojë argumentet e vendit për realizimin e projektit sipas rregullave evropiane. Nga ana e vet presidenti Rosen Plevneliev deklaroi, se asnjeri nuk ka dobi nga vija ndarëse në Evropë dhe shtoi: “Bullgaria do të vazhdojë të përkrahë të gjitha projektet, të cilët garantojnë sigurinë energjetike dhe diversifikimin, por është me rëndësi, që “Rryma Jugore” të ndërtohet në përputhje me legjislacionin evropian.”
Gjatë takimeve të ministrit të jashtëm rus Sergej Lavrov në Bullgari u diskutua edhe tema për Ukrainën. Bullgaria është për ruajtjen e tërësisë së saj territoriale dhe pret, që Rusia të luajë rol të rëndësishëm për uljen e tensionit dhe për normalizimin e situatës, theksoi ministri Vigenin. Nga ana e vet homologu i tij rus tha, se ndërprerja pa vonesë e veprimeve ushtarake në Ukrainë është në interes të të gjitha shteteve.
Ndër temat e diskutuara ishin edhe bashkëpunimi në fushën e tregtisë, kulturës, arsimit dhe shkencës. U vu në dukje nevoja e balancimit të shkëmbimit të mallrave nëpërmjet bashkëpunimit rajonal, lehtësimit të procedurave doganore dhe përmirësimit të lidhjeve transportuese.
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Klubi Kulturor "Ivan Mihajllov" në Manastir është fshirë nga Regjistri Qendror në Maqedoninë e Veriut, por shpirti i Ivan Mihajllovit vazhdon të jetojë në popull dhe në gjykatë po zhvillohet një "betejë ligjore" për kthimin e këtij emri, tha për BTA..
Pasi, për të shtatën herë radhazi, brenda tre viteve, Bullgaria zhvilloi zgjedhjet e saj parlamentare, rezultatet e votimit hodhën dritë mbi disa lojëra prapaskenash. Një detaj në dukje i vogël në numërimin e votave për partinë “Veliçie”, e cila nuk arriti..
Politikanët bullgarë uruan Donald Trump për zgjedhjen e tij si president i SHBA-së. Urime Donald Trump për fitoren zgjedhore, shkroi presidenti Rumen Radev në rrjetin social “X”. "Kam besim se dialogu ynë efektiv në nivelin më të lartë do të vazhdojë..
Deputetët bullgarë dëshmuan në praktikë thënien se nëse përsëritet e njëjta gjë, nuk mund të pritet një rezultat tjetër. Sot ata u mblodhën në sallën..