Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Sistemi bankar në Bullgari është i qëndrueshëm

БНР Новини
Foto: arkiv

Sistemi bankar në Bullgari është i qëndrueshëm. Ky është mendimi i të gjithë financierëve dhe partive politike në vend dhe kjo u ripohua me parandalimin e sulmit të fundit keqdashës kundër sektorit bankar. Sipas ekspertëve, sistemi është absolutisht i sigurt dhe prova e fundit është huaja e jashtme nga përpara pak kohe me vlerë 1.5 mlrd euro me një interes shumë të leverdishëm prej 3 për qind. Gjatë krizës bankare, të shkaktuar këto ditë në mënyrë artificiale, financierët dhe burrat e shtetit u bashkuan në mbrojtje të institucioneve të kreditimit dhe e qetësuan shoqërinë me faktin se aktualisht niveli i rezervave të valutës është shumë i lartë – rreth 14 mlrd euro, kurse tregu financiar është i ashtuquajturit “tip i mbyllur” dhe nuk mund të sulmohet nga kapitalet spekulative. Ka dhe diçka tjetër, bankat disponojnë një kapital të konsiderueshëm me përmasë 6.6 mlrd euro dhe mund të pësojnë lëkundje të mëdha financiare dhe kjo nuk do të ndikojë mbi klientët e tyre.

Ky është mendimi i drejtorit ekzekutiv të Qendrës së Kreditimit – ekonomistit Tihomir Toshev, i cili tha për Radio Bullgarinë: “Sistemi financiar dhe bankar bullgar është jashtëzakonisht stabil. Gjatë 7-8 viteve të fundit ai zhvillohet në mënyrë intensive dhe po shohim se aktivet e tij rriten çdo vit dhe aktualisht ato janë pothuaj 44 mlrd euro. Mjaftueshmëria e kapitalit, e cila është matësi kryesor i gjendjes së sistemit, është 20.42 për qind, derisa në BE përqindja e kërkuar është minimum 8 për qind. Niveli i likuiditetit të sistemit bankar bullgar aktualisht është 26.22 për qind, derisa në botën bankare zakonisht operojnë me një koeficient likuiditeti prej rreth 10 për qind. Del se tensioni i shkaktuar para disa ditësh është rezultat i një sulmi kriminal kundër sektorit bankar në vend.”

Sipas Tihomir Toshevit, gjatë disa muajve të fundit po vëzhgohet një rritje e konsiderueshme e kreditimit, që është një tregues i mirë i fillimit të rimëkëmbjes pas krizës së rëndë në sektorin e kreditimit gjatë 4-5 viteve të fundit. Vitin e kaluar sektori shënoi një rritje minimale. Në fillim të vitit 2014 gjithashtu vëzhgohet njëfarë rritjeje. Një tregues tjetër i mirë është ulja e kredive të këqija. Gjatë vitit të fundit ato ulen me 70 mln euro. Ne jemi duke punuar në një mjedis shumë të mirë dhe gjatë vitit të fundit sistemi bankar formon rritje të fitimeve”, është i mendimit Tihomir Toshev.

Tihomir Toshev mendon gjithashtu se bordi valutor dhe politika e Bankës Popullore Bullgare gjatë disa viteve të fundit ka kërkesa më të rrepta ndaj sektorit financiar me qëllim arritjen e një stabiliteti më të madh financiar dhe të një sistemi të sigurt dhe funksionues bankar. “Para krizës bumi në kërkimin e kredive ishte jashtëzakonisht i madh dhe çdo vit kreditimi rritej me 50-60 për qind. Atëherë bankat protestonin kundër këtyre kërkesave të Bankës Popullore Bullgare, por në plan afatgjatë doli se kjo është politika e drejtë”, deklaroi eksperti. Këto kërkesa të rrepta dhanë një rezultat të mirë gjatë krizës financiare botërore në vitin 2009 dhe 2010, kur Bullgaria kishte një sistem jashtëzakonisht stabil bankar.

Institucionet zyrtare vënë në dukje se sektori bankar në Bullgari është ndër më të qëndrueshmit në Evropë? A është e vërtetë kjo?

“Me siguri mund të themi se sistemi bankar bullgar është një prej sistemeve më të mbrojtura në BE dhe kjo që ndodhi gjatë disa ditëve të fundit e ripohoi këtë edhe një herë. Megjithëse nga e hëna kemi miratimin e Komisionit Evropian për 3.3 mlrd leva në përkrahje të likuiditetit, ne u bindëm se nuk kemi nevoja për to dhe se sistemi ynë bankar përballoi edhe këto sulme. Përsëri po nënvizoj se sipas të gjithë treguesve sistemi ynë funksion shumë mirë dhe është premisë e funksionimit të mirë të ekonomisë.”

A është e gatshme Bullgaria për Eurozonën dhe çfarë janë përparësitë suplementare nga anëtarësia jonë në këtë bashkim valutor?

“Raporti i fundit tregon se Bullgaria ende nuk është gati për Eurozonën. Mendoj se jemi shumë afër zbatimit të këtyre kërkesave dhe kjo do të ndodhë në kuadrin e 1-2 viteve. Pluset për vendin tonë janë lidhur me mundësitë e një aksesi real te financimi dhe resurset e Bankës Qendrore Evropiane. Ka të ngjarë që kjo të çojë në uljen e përqindjeve të interesit të kredive, si ato mesatare në BE dhe në vendet e Eurozonës.”

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Bullgaria është ndër të parat në BE përsa i përket regjistrimeve të makinave të reja

Shitjet e makinave të reja në Bullgari në tetor u rritën tri herë më shumë se niveli mesatar i Bashkimit Evropian, ku blerja e makinave të reja ishte vetëm 1.1%. Sipas të dhënave të Asociacionit të Prodhuesve Evropianë të Automobilave, 75.9% e..

botuar më 24-11-23 1.20.MD

Lëvizje në ekonominë bullgare, por në mënyrë të pabarabartë në fusha të ndryshme

Ka lëvizje në ekonomi në çdo rajon të Bullgarisë, pasojat e krizës së Covid-it janë kapërcyer, turizmi është rikuperuar plotësisht, gjë që është e dukshme në zonat detare dhe në resortet tona balneologjike - ky është përfundimi nga të dhënat në analizën..

botuar më 24-11-20 7.35.PD

Niveli i papunësisë në Bullgari është ruajtur edhe në tetor

Numri i të papunëve që kanë filluar punë është rritur me 830, ose 5,9% krahasuar me një muaj më parë. Sipas të dhënave të Agjencisë së Punësimit, në tetor kanë filluar punë gjithsej 14852 persona të papunë. Sipas statistikave të Agjencisë, niveli i..

botuar më 24-11-18 12.11.MD