Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Një mendim personal: Zemërimi i një profesori të matematikës kundër prerjes së paligjshme të pyjeve bullgare

БНР Новини
Foto: arkiv

“Je i bukur, o pylli im! – kjo është një prej këngëve të dashura të bullgarëve, të cilët gjithmonë kemi ndier dashuri ndaj pyjeve tona. Prandaj të gjithë bullgarët reagojnë ashpër, po të ndodhen në një vend me pyje të prera. Këto pamje gjithnjë e më të shpeshta shkaktuan zemërimin e profesorit të matematikës dhe adhuruesit të madh të malit Mihaill Konstantinov. Ai ngul këmbë për një ilaç radikal kundër së keqes kronike – për aplikimin e një moratoriumi të paktën për ahishtat, të cilat formojnë resurset ujore të vendit.

Foto: arkiv“Ka njerëz, të cilët fitojnë shumë nga eksporti i drurit. Përveç kësaj po vëzhgohet edhe prerje e pyjeve nga ana e romëve, të cilët vdesin nga uria dhe nuk kanë mundësi të tjera për ta nxjerrë bukën e gojës. Ata e shesin drurin më lirë dhe bullgarët preferojnë të blejnë drunj nga ata dhe jo nga firmat e ligjshme” – e bëri të ditur diagnozën e së keqes prof. Konstantinov.

“Në këtë lojë nuk ka të pafajshëm” – thotë ai dhe shton se të gjithë ne, të cilët jemi jashtë lojës dhe nuk bëjmë asgjë për ndalimin e saj, gjithashtu jemi fajtorë. Matematikani rikujtoi thashethemet për ryshfetet e marra nga një nëpunës i lartë, i cili përgjigjet për pyjet:

“Për këtë flitej në vazhdim të një-dy ditëve, këto thashetheme nuk u ripohuan, por edhe nuk u refuzuan dhe skemat e korrupsionit po vazhdojnë. Kryetarët e bashkive, këshillat bashkiakë, policia, firmat për përpunimin e drurit, të cilat janë pronë e “mafisë drusore” po bëjnë një oktapod të madh, i cili i ka shtrirë këmbët e tij në pyjet bullgare dhe i asgjëson. Njerëzit tashmë janë dëshpëruar. Disa prej tyre më thonë se do të përpiqen ta zgjidhin këtë problem vetë. Shpresoj se kjo nuk do të ndodhë, sepse do të bëhemi dëshmitarë të një historie të përgjakshme.”

Pasi të ngarkuarit me detyrën e ruajtjes së pyllit nuk mundin, ose nuk duan t’i plotësojnë angazhimet e tyre, profesori ofron një vendim radikal: “Le t’i vihet një moratorium prerjes së pyjeve, ose të paktën prerjes së ahishtave, nga të cilat varet uji i Bullgarisë.”

Matematikani zemërohet se aktualisht politikanët janë tepër të angazhuar me karrierën e tyre dhe e lënë mënjanë krimin kundër prerjes së pyllit bullgar.

Mihaill Konstantinov dhe një grup bashkëmendimtarësh tashmë kanë shkruar tre letra ndaj autoriteteve përkatëse për prerjen e paligjshme të drurit. Mbi një prej këtyre sinjaleve tashmë filloi hetim:

“Është mirë se një krim i tillë nuk mund të fshihet – thotë matematikani. – “Kufoma” nuk mund të transferohet, ose të fshihet diku, vendi lakuriq mbetet dhe shihet. Në komision do të përfshihen edhe specialistët tanë në këtë fushë, sepse unë e di nga përvoja ime se nuk duhet t’u besohet autoriteteve zyrtare.”

Profesori kërkon gjithashtu moratorium edhe mbi eksportin e drurit. “Ky dimër ishte i ngrohtë dhe në depo ka mjaftë drunj – thotë ai. – Do të ketë edhe për dimrin tjetër”. Tani pyjet asgjësohen për shkak të eksportit dhe kjo duhet ndaluar. “Aktualisht edhe përmes kufijve tokësorë edhe përmes porteve bullgare është duke u eksportuar një sasi e madhe lënde drusore. Le të vendoset një moratorium i plotë mbi eksportin e drurit dhe të shohim pasi i presin këto pemë shekullore, çfarë do të bëjnë ata pas kësaj.”

Është kureshtar fakti se pasi fillojmë t’u flasim autoriteteve për prerjen e pyjeve bullgare, ata citojnë të dhëna statistikore për zgjerimin e pandërprerë të fondit pyjor te ne. Sipas inxhinierit Ljubço Triçkov, shef i drejtorisë “Projekte dhe veprimtari ndërkombëtare” çdo vit pyjet te ne zgjerohen me nja 1500 hektarë. Nga pikëpamja formale kjo statistikë është e drejtë, por nuk saktësohet se zgjerimi është rrjedhim i zgjerimit të trojeve me bimë vetëmbirëse, sipërfaqja e të cilave po zgjerohet gjatë 2 dekadave të fundit, dhe jo i zgjerimit të pyjeve të vërteta.

“Po spekulohet me të dhënat e vërteta – është komenti i prof. Konstantinovit. – Po të asgjësoni ahë  500 vjeç me diametër dy, dy metra e gjysmë dhe në vendin e tyre po duket një fidan i vogël, kjo nuk është rritje e masës drusore, por një spekulim i madh. Ndër të tjera, sistemi i rrënjave i një peme të tillë shekullore është i madh sa një godinë me pesë kate. Rrënja e saj është një filtër jashtëzakonisht i madh, që e absorbon ujin, kur të bjerë shi, dhe pastaj e lëshon ngadalë, po të ketë thatësirë. Pasi i presim këto pyje, do të na befasojnë edhe dy fatkeqësitë – përmbytjet dhe thatësira.”

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Hungaria merr presidencën e BE-së: çfarë axhendesh do të formojë në gjashtë muajt e ardhshëm dhe a priten kompromise në disa nga linjat kryesore politike të Bashkimit

Hungaria mori presidencën në një moment kyç për Bashkimin Evropian, por edhe mes frikës se vendi do të bllokonte ose vononte çështje të rëndësishme të politikës së jashtme dhe të sigurisë që kërkojnë unanimitet. Vendi, i udhëhequr..

botuar më 24-07-03 9.19.MD
Shkolla Verore e Gjuhës Bullgare

Filloi Shkolla Verore e Gjuhës Bullgare në Tiranë

Ditën e djeshme filloi Shkolla Verore e Gjuhës Bullgare e cila do të zhvillohet në auditoret e Fakultetit të Gjuhëve të Huaja të Universitetit të Tiranës në periudhën 1-25 korrik 2024 . Kjo shkollë verore, e para dhe e vetmja e këtij lloji,..

botuar më 24-07-02 11.35.PD

Specialistët e filologjisë franceze në vendin tonë kanë mundësi të mira për realizim profesional

Traditat frankofone në Bullgari kanë një histori të pasur që daton që nga epoka e Rilindjes Kombëtare Bullgare. Edhe atëherë, kultura dhe gjuha franceze respektoheshin tek pjesa më e arsimuar e shoqërisë sonë si bartëse e vlerave evropiane. Dhe në..

botuar më 24-07-02 7.10.PD