Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Pas Everestit Atanas Skatov ngre sy lart K2

БНР Новини

36-vjeçari Atanas Skatov është prej atyre njerëzve të cilët fluturojnë lart në ëndrrat e veta, kapërcejnë pengesat e jetës dhe sfidojnë veten e tyre në sport. Megjithëse ka filluar të merret me sport para katër vjetëve, Atanas ka biografi me shumë arritje sportive. Në vitin 2012 bullgari zuri vendin e parë në maratonën 24-orësh të çiklizmit malor dhe mori pjesë në ngjitjen e 7 majave më të larta të Bullgarisë. Sivjet më 24 maj Atans Skatov u bë bullgari i 13-të dhe njëkohësisht vegani i parë në botë, i cili ngjiti në majën më të lartë të globit – Everst (8848 metra).

СнимкаAtans Skatov është vegjetarian që nga viti 2006 dhe nga viti 2012 bëhet vegan – nuk konsumon fare produkte bulmeti, por mjaltin e ha. Bullgari është përfshirë në projektin e ngjitjes së 7 majave më të larta të globit i cili projekt startoi vitin 2012 dhe duhet përfunduar deri në fund të 2015-ës. Bullgari ka për qëllim të tregojë se pa u konsumuar bulmeti, njeriu mund të jetojë plotësisht. Para Everstit këmba e Atanas Skatovit shkeli njërën pas tjetrës majën më të lartë të Afrikës – Uhuru (5895 metra), majën më të lartë të Evropës – Elbrus (5642 metra) dhe majën më të lartë të Amerikës së Jugut – Akonkagua (6962 metra).

СнимкаAtanas e konsideron veten e tij më tepër turist se si alpinist: “Me alpinizëm merrem prej pak kohësh – pohon bullgari. – Ndërsa me turizëm malor që nga viti 2010, kur për herë të parë kalova itinerarin 700 kilometrash nga maja Kom deri te maja Emine. Këtë itinerar e kam kaluar dy herë. Që atëherë merrem me turizëm. Në vitin 2012 fillova t’u ngjitem shkëmbinjve. Në fakt me alpinizëm merrem pasi u ngjita në Everest, pra para disa muajsh.”

Në liqenet e malit RillaAtanas Skatovit i mbetet t’u ngjitet tri majave nga më të lartat e globit – Vincent (4982 metra) në Antarktidë, Punçak Xhaja (4884 metra) në Oqeani dhe Maknili (6193 metra) në Amerikën e Veriut. Nëse ngjitet në këto maja Atanas do të bëhet vegani i parë i botës i cili ka valëvitur flamurin bullgar në shtatë majat më të larta të globit.

Si përgatitet ai për këtë aksion të madh?

Në çatinë e botës“Zakonisht nuk përgatitem në ndonjë mënyrë të veçantë para ekspeditës, sepse trajnoj gjatë tërë vitit. Që nga vjeshta e 2011-ës bëhem gati për këto ngjitje. Pothuajse çdo ditë bëj sport.”

Çfarë do të thotë për ju t’i ngjiteni çatisë së botës?

“Ndjenjat janë shumë pozitive. Emocioni që je mbetur i gjallë aty lartë është tepër i madh. Nga ana tjetër po shqetësohesh se si do të zbresësh poshtë, sepse je i lodhur. Lart është jashtëzakonisht e bukur. Paramendoni kufirin midis Nepalit dhe Tibetit, p.sh. Nga të dyja anët ka maja me lartësi mbi 8 mijë metra. Në çdo anë dukshmëria është 100-150 kilometra larg. Është e mrekullueshme”.

Cilat janë fjalët kyçe në alpinizëm?

“Durim, sepse shpeshherë kalon ditë të tëra në bazë duke pritur mot të mirë. Duhet po ashtu të jesh me psikikë stabile, sepse gjithmonë shfaqen probleme për t’u zgjidhur. Shpirtin duhet ta kesh të fortë.”

Pasi ta mbyllë këtë projekt Atanas Skatov parashikon t’i ngjitet njërës nga majat me të vështira të botës – K2 (8611 metra) në Himalaje. Për ngjitjen e K2 nevojitet përgatitja jashtëzakonisht e mirë fizike e psikologjike, si dhe sponsorë. Le t’i urojmë Atanasit suksese në realizimin e ëndrrave të tij. Dhe po ashtu le të theksojmë se ky nuk është i vetmi bullgar i cili ngre sy lart majës K2. Gjatë korrikut pritet që maja të “sulmohet” nga alpinisti i njohur bullgar dhe njëkohësisht zoolog Bojan Petrov dhe nga Mlladen Dankov. Me rastin e përvjetorit të 60-të të ngjitjes së parë të K2 nga italianët Akile Kompanjoni dhe Lino Laçedeli (31 korrik 1952) në Institutin Polonez në Sofje do të projektohen filma mbi temën “Me e bukura dhe më e vështira”.

Përgatiti në shqip: Anna Kapitanova

Fotografitë janë nga arkivi personal i Atanas Skatovit



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Varna mbledh alpinistët e rinj më të mirë në Ballkan

Garues nga Bullgaria, Rumania, Greqia, Turqia, Serbia dhe Maqedonia e Veriut nën moshën 19 vjeç do të marrin pjesë në Kampionatin Ballkanik të Ngjitjes Sportive për adoleshentët në disiplinën e vështirësisë, i cili do të mbahet më 26 dhe 27 tetor në..

botuar më 24-10-26 4.55.PD
Grigor Dimitrov dhe Viktoria Tomova

Fitore e Viktoria Tomovës në Tokio, Grigor Dimitrov është i 9-ti në listën e tenisit botëror

Tenisti më i suksesshëm bullgar, Grigor Dimitrov, përparoi me një vend në renditjen botërore të ATP-së. Ai tashmë është i nënti me gjithsej 3735 pikë, ndonëse të dielën e 20 tetorit humbi finalen e turneut në Stokholm nga amerikani Tommy Paul...

botuar më 24-10-21 11.13.PD

Miliona e shikuan reklamën e re të filmit "Gundi - Legjenda për dashurinë" në internet

Traileri zyrtar i filmit “Gundi – Legjenda për dashurinë” bëri bujë të vërtetë, duke u kthyer në një nga më të suksesshmit në historinë e kinematografisë bullgare. Deri më sot, videoja grumbulloi miliona shikime, gjë që dëshmon për interesimin e madh..

botuar më 24-10-11 12.02.MD