Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Bisedime partiake ditën e premte për zgjedhjet e parakohshme

Foto: BTA

Konsultimet midis partive në Parlamentin bullgar GERB, Partia Socialiste Bullgare dhe “Ataka” për dorëheqjen e qeverisë së Pllamen Oresharskit dhe për datën e zhvillimit të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare në Bullgari u shtynë për ditën e premte, 27 qershor. Motivi përsëri ishin angazhimet e rëndësishme të disa prej liderëve në Bruksel. Kjo u bë e qartë nga deklarata e liderit të partisë mbartëse të mandatit - Partia Socialiste Bullgare dhe të Partisë së Socialistëve Evropianë Sergej Stanishev. Befasisht ai refuzoi për të qenë deputet bullgar, që të bëhet deputet evropian, megjithëse shumë herë kishte deklaruar të kundërtën. Ai e shpjegoi vendimin e vet me “misionin” e tij të ri dhe me situatën e ndryshuar te ne dhe në BE pas zgjedhjeve për Parlamentin Evropian. Megjithatë ai nuk dha dorëheqje si shef i Partisë Socialiste Bullgare.

Para një jave në Këshillin Konsultativ të Sigurisë Kombëtare pranë Presidentit Rosen Plevneliev ishte marrë vendim që bisedimet partiake për votën e parakohshme të jenë ditën e martë. Mirëpo që ditën e marrjes së këtij vendimi të vështirë shpërtheu një luftë verbale midis partisë kryesore në opozitë GERB dhe koalicionit në pushtet Partia Socialiste Bullgare - Lëvizja për të Drejta dhe Liri, me përkrahjen, edhe pse të padeklaruar zyrtarisht, të “Atakës”. Kriza politike arriti kulmin e vet dhe madje kërcënoi sigurinë bankare. U arrit në një situatë të paparashikueshme dhe në një kaos të plotë informativ. Spekulimet lidhur me dorëheqjen e kabinetit u forcuan dhe kështu u arrit në bisedimet e së martës.

Para Radio Bullgarisë liderët e dy partive më të mëdha te ne GERB dhe Partia Socialiste Bullgare - Bojko Borisov dhe Sergej Stanishev ripohuan se janë “pro” zgjedhjeve parlamentare para afatit vjeshtën. Ata ripohuan dhe faktin se nuk ka mundësi për një qeveri të re në kuadrin e parlamentit të tanishëm. Pyetjes a do të përfshihet GERB në konsultimet për votën, të deklaruara nga partia mbartëse e mandatit - Partia Socialiste Bullgare ditën e premte, lideri i GERB-it Bojko Borisov, i cili kishte propozuar që data e zhvillimit të jetë 14 shtatori, iu përgjigj kategorikisht:

“Për mendimin tim nuk ka kuptim nga përfshirja jonë. Në këto konsultime ata vetëm duhet të caktojnë datën e zhvillimit të zgjedhjeve. Unë jam dakord me çdo një datë. Ata do të lexojnë gjithçka që kam thënë. Sa për temat e tjera nuk ka se çfarë tjetër të konsultojmë. Ata shkelën brutalisht të gjitha marrëveshjet. Brutalisht!”

Ndërkaq, partneri më i vogël në koalicionin në pushtet - Lëvizja për të Drejta dhe Liri, mbajti heshtje, si dhe përkrahësi i tyre “Ataka”. Mirëpo, pas mbledhjes së Byrosë ekzekutive të Partisë Socialiste Bullgare lideri i saj Sergej Stanishev deklaroi se nuk heq dorë nga qeveria, megjithëse do të ftojë zyrtarisht partitë e Kuvendit Popullor për të biseduar për votën e parakohshme ditën e premte. Cila është e vërteta dhe çfarë është gënjeshtra? A i do ai zgjedhjet e parakohshme apo jo dhe kur? Ja se si iu përgjigj kësaj pyetjeje Sergej Stanishev para mikrofonit të Radio Bullgarisë:

“Ditën e premte do të dëgjojmë mendimin e forcave të tjera politike. Tashmë janë caktuar data të mundshme, të cilat do të komentohen. Ato janë në periudhën 28 shtator – 12 tetor këtë vit. Duhet të dëgjohen mendime të ndryshme, të arrihet pajtim.” Sergej Stanishev përsëri shënoi shprehimisht – Nuk kam mashtruar askë. Po them atë që mendoj. Kemi edhe plan veprimi. Ai u shqyrtua nga Byroja Ekzekutive. Në fakt disponojmë një mandat konkret për bisedimet, që do të zhvillohen së shpejti. Por procesin politik dhe të gjitha veprimet e Partisë Socialiste Bullgare do t’i komentojmë në mbledhjen e ardhshme të Këshillit Kombëtar javën tjetër” – shtoi ai.

Tani për tani nuk është e qartë se çfarë do të jetë reagimi i Lëvizjes për të Drejta dhe Liri. Më herët lideri i saj Ljutvi Mestan deklaroi se mandati i kabinetit “Oresharski” është kufizuar, por ai nuk kërkoi haptazi dorëheqjen e tij. Vetë kryeministri Pllamen Oresharski ditën e martë bëri të ditur: “Nuk e di se kur do të jap dorëheqje”. Sipas fjalëve të tij problemi është politik dhe jo i pushtetit ekzekutiv. Mirëpo institucionet janë bllokuar në pritje të dialogut midis partive në një tryezë të përbashkët, ku më në fund do të shqyrtohet rendi i ditës i shtetit – dorëheqja e qeverisë dhe vota e parakohshme parlamentare, bisedime që do të zhvillohen ditën e premte.

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

 Радмила Шекеринска

Ngjarjet me adresë ballkanike

Një maqedonasе bëhet zëvendëssekretarе е përgjithshmе е NATO-s Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Mark Rutte emëroi Radmila Shekerinska nga Maqedonia e Veriut si zëvendëssekretare të përgjithshme të Aleancës. "Jam i lumtur të njoftoj emërimin e..

botuar më 24-11-23 9.30.PD
Një radhë për të votuar në Britaninë e Madhe në ditën e zgjedhjeve

Krijimi i një Rajoni Zgjedhor me Shumë Mandate “Jashtë Shtetit” do të ndalojë manipulimet e mundshme me votat e bashkatdhetarëve tanë jashtë vendit

Pothuajse një muaj pas zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të 27 tetorit, Legjislatura e 51-të të Kuvendit Popullor ende nuk mund të fillojë punën sepse përfaqësuesit e popullit nuk mund të zgjedhin të parin mes të barabartëve. Ngërçi politik në..

botuar më 24-11-21 4.38.MD
Foto: Qendra e Shtypit e Presidencës

Republika e Maqedonisë së Veriut dëshiron të përfshijë bullgarët në kushtetutë pas hyrjes në BE

Përfshirja e bullgarëve në kushtetutën e Maqedonisë së Veriut duhet të bëhet me "efekt të vonuar" - pasi vendi të bëhet anëtar i Bashkimit Evropian. Presidentja e Maqedonisë së Veriut Gordana Siljanovska ia bëri këtë propozim kreut të shtetit Rumen Radev në..

botuar më 24-11-20 9.49.PD