“Ideja që kisha kur punoja mbi librin, ishte që ai të jetë për shumë lexues, por të tillë që interesohen nga historia jonë dhe nga prezantimi jo tradicional i së kaluarës së largët. Kështu, që ai është më tepër për auditor inteligjent jo profesional me interesa ndaj dijes historike.” Këtë e tha në intervistë për Radio Bullgarinë historiani i njohur prof. Hristo Matanov. Libri u jep përgjigje interesante dhe interpretime të shumë çështjeve. Një prej tyre është pse për shembull krah Asparuh ka themeluar para më shumë se 1 mijë e 300 viteve Bullgarinë e Danubit në një vend në udhëkryq siç është Gadishulli i Ballkanit, a nuk ka pasur mundësi të gjejë troje më të qeta për jetë?
Sipas profesor Matanovit si njerëzit e zakonshëm, kështu edhe, sundimtarët jo gjithmonë mund të veprojnë sipas forcës së vullnetit të lirë. “Ata bëjnë këtë që u lijon situata– thekson ai. – Edhe në rastin me khan Asparuh situata ka qenë pikërisht e tillë. Bullgarët vijnë në të vetmin rajon të lirë për popullimi te vite 70 të shekullit të VII – rajoni i Dobruxhës së sotme. Disa do të thonin pse nuk ka vazhduar te zemra e Evropës? Nuk ka qenë e mundshme – rruga e tij ka qenë e mbyllur nga shtete që kanë ekzistuar në këtë kohë. Kështu që kjo është më tepër utopi. Ne duhet të mendojmë e nocione reale, që të kemi të qartë se kemi këtë që ka qenë e mundshme për momentin. Kjo është përgjigja më e shkurtër. Përndryshe në se interesoheni nga një shpjegim më i hollësishëm, shfletoni faqet e librit, atje është thënë mjaft qartë.”
Cili është kontributi i Bullgarisë në Mesjetë?
“Kontributi kryesor i Bullgarisë duhet të kërkohet në fushën e kulturës dhe më në veçanti në fushën e shërbesave fetare në gjuhën sllave, së cilëve Bullgaria është atdheu. Ajo kthehet në qendër me vete të kësaj bote, që lavdëron Zotin në gjuhën sllave (deri atëherë të shenjta janë konsideruar tre gjuhët gjuha hebre, latine dhe greke). Kështu vendi ynë kthehet në fole të kulturës së pasur dhe demokratike për nga fryma e saj. Në aspektin gjeopolitik Bullgaria disa herë ka qenë barriera kundër depërtimit të qytetërimeve dhe fiseve të ndryshme jo evropiane drejt Evropës, që kanë ardhur nga Azia ose nga bregdeti verior të Detit të zi. Për ndryshme duhet të jemi realist – në fushën e teknologjive Bullgaria jep relativisht pak ose sa paku një gjë e tillë nuk është regjistruar në epokën e Mesjetës. Trojet gjermane, Franca dhe Kina kanë kontribute teknologjike, që çojnë përpara zhvillimin e njerizimit. Bullgaria sikur është pak anës së këtij procesi, por në të njëjtën kohë ajo është unison me një zhvillim mesatar statistikor evropian. Kjo duhet të thuhet qartë, që të jemi të vetëdijshëm për krenarinë tonë kombëtare.”
Cilat ishin sfidat kryesore para sundimtarëve mesjetarë?
“Për Bullgarinë sfida kryesore vjen nga gjendja e saj gjeopolitike. Ajo ndodhet në një vend që zakonisht e përcaktojnë si udhëkryq, po në fakt duke parë nga këndvështrimi historik dhe kulturorë është më tepër një zonë e gjerë kontakti. Kështu që sfida kryesore ka qenë të përmbahet nën presionin si nga jugu, kështu edhe nga verilindja dhe nga veriperëndimi. Në këtë drejtim roli i sundimtarëve dhe në përgjithësi i shtetit bullgar ka qenë shumë i vështirë, sepse me burime relativisht të kufizuara ajo ka dashur të mbronte një territor të vështirë për mbrojtje të mbijetonte dhe të zhvillohej. Dhe nga kjo rrjedhin një sërë sfidash të lidhura me periudha të zhvillimit dhe rënies së Bullgarisë.”
Libri është shkruar në mënyrë interesante. “Jo rastësisht qysh në hyrjen kam rikujtuar, se historia është e vetmja shkencë, që ka ruajtur muzën e vet Klio – thotë profesor Matanov. – Historia është njëkohësisht shkencë dhe frymëzim. Ndërsa synimi im ka qenë që frymëzimi të mos shkelë vërtetësinë historike. Prandaj jam përpjekur që libri të jetë interesant që të mund ta lexojnë më shumë njerëz.”
Përgatiti në shqip: Zoja Kostadinova
Në rrugën Sofje - Samokov përballë rrjedhës së lumit Iskër, pranë kthesës së madhe piktoreske midis fshatrave Kokaljane dhe Pasarell pranë Urës së Djallit ndodhet kodra Srednobërdie. Aty lumi Vedena derdhet në lumin Iskër dhe malet Lozen dhe..
Hyrje e Hyjëlindëses së Tërëshenjtë në Tempull është një nga festat më të lashta dhe më të nderuara në botën ortodokse, e prezantuar në Kostandinopojë rreth shekullit të VIII-të, në kohën e Patriarkut Tarasij. Vetëm gjashtë shekuj më vonë, festa filloi..
Në një mëngjes të ftohtë nëntori të vitit 1917, në kulmin e Luftës së Parë Botërore, një zepelin L 59 u ngrit nga baza afër Jambollit për në Tanzani. Qëllimi ishte furnizimi i municioneve dhe materialeve për njësitë ushtarake gjermane të vendosura në..
Në rrugën Sofje - Samokov përballë rrjedhës së lumit Iskër, pranë kthesës së madhe piktoreske midis fshatrave Kokaljane dhe Pasarell pranë Urës..