Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

14 shkolla artistike me ekspozitë të talenteve të reja

БНР Новини

Bullgaria ka talente të rinj jashtëzakonisht të mirë – kështu mund të përgjithësojmë ekspozitën kombëtare “Sektor art” të 14 shkollave artistike pranë Ministrisë së Kulturës. Deri më 26 qershor në Pallatin kombëtar të kulturës adhuruesit e arteve të aplikuara dhe të dizajnit mund të shohin veprat e nxënësve të këtyre shkollave. Duke filluar nga ikonografia dhe gdhendja në dru, përmes pikturës, skulpturës dhe grafikës, përmes qeramikës, tekstilit, përpunimit të metalit dhe arrihet tek arti modern.Shën Triada, autor: Maria Kunçeva; Shën Ilia, autor: Paolina Gançeva

Severia Eneva disa vite ka fituar çmime në konkursin kombëtar për pikturë akti, vitin e kaluar ka qenë në vendin e parë. Tani kjo nxënëse të gjimnazit të arteve të aplikuara “ Shën Luka” zuri vendin e dytë në specialitetin “pëlhurë artistike”. Vepra e saj është titulluar “Mendim” dhe sa është pëlhurë aq është edhe skulpturë.

“Njerëzit janë qenie interesante rrallë shprehin atë që mendojnë – thotë Severina. – Dhe atë që dua të shpreh me të janë mendimet në kokën time – një lëmsh, një lëvizje. Jam frymëzuar nga një autori, i cili i zhyt skulpturat e tij në fundin e detit dhe mbi ta ngjiten kafshë të ndryshëm. Ai më dha drejtimin për zbulimin e thelbit të njeriut, të enigmës brenda nesh.”

Për Severina arti është ëndërr, zjarr dhe dëshirë, që të shtyn që të ecish përpara. Interesat e saj janë më të ndryshme arrijnë madje te përpunimi i qelqit, por thotë se në zemër e ka pikturën. Dhe akoma “Për mua Bullgaria është vendi ku dua të punoj. Ne jemi bullgarë dhe duhet të ndërtojmë historinë e vendit tonë dhe jo të ndonjë shtetit tjetër”, shton ajo.

Jashtëzakonisht mirë në këtë ekspozitë prezantohen nxënësit e gjimnazit të vetëm më Gadishullin e Ballkanit të përpunimit të gurit në fshatin Kunino rreth i Vracës. Çmimin e parë e fitoi Filip Filipov nga kjo shkollë.

Filip Filipov me veprën e tij Mëngjes“Tashmë jam vit të dytë në këtë shkollë, mësoi në degën skulpturë. Vitin e kaluar po kështu mora pjesë, por atëherë fitova çmim inkurajues. Vepra ime tani quhet “Mëngjesi” – një kalë që herët në mëngjes po pi ujë . Materiali është mermer – jashtëzakonisht i fortë, përpunohet vështirë , por në fund të fundit del një gjë e bukur.”

СнимкаNë hapjen e ekspozitës ishte edhe piktori i njohur bullgar prof. Bozhidar Jonov. Çfarë përshtypje i bëri ekspozita?

“Këta fëmijë pas mbarimit të shkollës së mesme vijnë në Akademinë Kombëtare të Arteve. Mendoj se potenciali dhe mundësitë e këtyre autorëve të rinj janë shumë të mëdha. Dhe se Akademia jonë duhet të jetë e qetë sepse këtu shohim talente të shumta. Dhe gjëja më e mirë është se ata kanë mundësi të zhvillojnë talentin e tyre jo vetëm në Sofje, por në mbarë vendin.”

СнимкаA do të kenë realizim të denjë?

“Kjo është pyetja më e rëndësishme sepse mendoj se arti kërkon këmbëngulje, durim dhe devotshmëri. Gjithnjë u kam thënë studentëve të mi se një gjë është që të punosh në atelienë e vet për shpirtin e vet. Tjetër gjë është që të punosh kur ke porosi të caktuara. Shumë me rëndësi është të krijosh diçka me vlerë, por e rëndësishme është edhe të dish si ta shesësh. Një gjë shumë e ndërlikuar është marketingu i artit.”

Përgatiti në shqip: Zoja Kostadinova

Fotografi: Veneta Pavllova



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Nicola Zambelli dhe Maria Makedonska

Ruajtja e riteve dhe porosive të paraardhësve tanë na ndihmon të rizbulojmë rrënjët tona

Një histori si një film - ne shpesh themi me vete kur na tregohet një histori e jashtëzakonshme ose dëgjojmë një të tillë nga tavolina fqinje në një kafene. Por është pikërisht kinemaja ajo që duket se e ndihmon njeriun e sotëm të varur në mënyrë..

botuar më 25-01-05 10.05.PD
Daniell Spasov

Daniell Spasov për kuptimin e harruar të traditës "Koleduvane"

Çdo festë ka aromën, teshat dhe meloditë e saj. Kështu është edhe me Krishtlindjet. Dihet pak për këngët e Koledarëve (Grupet e djemve të Krishtlindjeve) dhe qëllimin e tyre, dhe flitet pak për to, madje në shumë raste ato që thuhen janë të gabuara. Por..

botuar më 24-12-26 6.05.PD

Skulptori Jusein Jusuf shndërroi një shatërvan në një galeri në mes të pyllit

Si një galeri arti në mes të pyllit e përshkruajnë dëshmitarët shatërvanin me belvedere pranë fshatit Konçe, rajoni i qytetit Momçillgrad të Bullgarisë Jugore. Fillimi i ndërtimit u dha në vitin 1985 nga babai i Jusein Jusufit dhe një vit më vonë, kur..

botuar më 24-12-22 7.05.PD