Pasi që gjatë vitit 2004 u aderua në NATO-në, Bullgaria për herë të radhës u bë tribuna e propagandës së Aleancës, kjo herë drejtuar ndaj bregut të kundërt të Detit të Zi. Nën pretekstin për kapërcim të sfidave të reja – kuptoje “revolucionin e pasuksesshëm pranveror” në Ukrainë sipas matricës së të ashtuquajturave revolucione në disa vende të Afrikës Veriore para kohë – në Sofje u zhvillua një forum nën formulimin zyrtar “Konferenca e NATO-së me partnerët strategjikë ushtarakë në nivel të shefave të mbrojtjes”, organizuar nga Komanda Aleate e NATO-së për Transformim. Kurse tema ishte “Interesa të përbashkëta ushtarake”.
Në kryeqytetin e Sofjes u takuan delegacione të vendeve anëtare të NATO-s, si dhe të vendeve partnere të NATO-s, përfshiu dhe të Ukrainës që të ndjekin fjalimin e gjeneralit Xhan-Pol Palomeros. Ky i fundit është komandant suprem i Komandës Aleate të NATO-së për Transformim. Komandanti vuri në dukje se aneksimi i Krimesë nga Rusia është akt i papranueshëm dhe prania e forcave të NATO-s në zonat afër Rusisë, përfshiu Detin e Zi, është shenjë solidariteti me anëtarët dhe partnerët e Aleancës. Gjeniali Palomeros tha se kriza në Ukrainë dhe aneksimi i Krimesë përbëjnë rrezik për vendet e reja të Evropës Lindore. Po ashtu gjenerali theksoi se NATO-ja është gati të reagojë në çdo situatë që të ruajë paqen dhe vlerat e veta.
Xhan-Pol Palomeros bëri të qartë se pas Kosovës, Afganistanit, Irakut dhe Afrikës Veriore, erdhi koha e regjionit të Detit të Zi. Gjenerali përmendi rolin e rëndësishëm që mund të luajë Bullgaria në këtë kontekst, duke theksuar nivelin e lartë të Ushtrisë Bullgare. Duke u marrë parasysh disa ftesa të bëra nga ana e presidentit Rosen Plevneliev për prani më të madhe të bazave amerikane në Bullgari, u bë e qartë se gradualisht Sofja angazhohet me një skenar të caktuar për destabilizimin e regjionit të Detit të Zi me qëndrim kundër-Rusisë.
Në konferencën ku morën pjesë 53 vende të NATO-s, shefi i mbrojtjes, gjen. Simeon Simeonov vuri në dukje se përpjekjet duhet të bashkohen që të garantohet paqja dhe siguria. Po ashtu ministri Simeonov shprehu përkrahjen për iniciativat ndërkombëtare të NATO-s, dhe në veçanti për iniciativën e mbrojtjes inteligjente, konceptin për një komb prijës dhe iniciativën për ndërlidhjen e forcave.
Para disa ditësh një e përditshme kryeqytetase kishte shkruar: “Në përpjekjet e saj të tepruara që të mund të pëlqehet nga SHBA-ja, Bullgaria u ngarkua kaq se çfarë hap të ndërmarrë prapë do të gabojë. Më mirë të mos bëjë asgjë. Nuk do ta bëjë Centralin Bërthamor “Belene”, nuk do ta bëjë “Rrymën Jugore”, nuk do të bëjë as politikë të jashtme. Bullgarisë i mjafton tabela “S’jam” dhe do të zgjidhë të gjitha problemet që ka.”
Përgatiti në shqip: Anna Kapitanova
*Pozita e autorit mund të mos përputhet me atë të medias
Partia MEÇ, sipas rezultateve paraprake të zgjedhjeve parlamentare, do të jetë lojtari i ri në parlament. Shkurtesa MEÇ vjen nga fjalët bullgare moral, edinstvo, çest (morali, uniteti, nderi). Partia u themelua në tetor 2023 nga avokati,..
“Fitorja e GERB-SDS është e sigurt. Dhe ne kemi marrë një angazhim për të formuar një qeveri”. Kështu u shpreh në një konferencë kreu i GERB-it, Bojko Borisov. Sipas tij, pas rritjes së aktivitetit të votuesve mund të flitet për përfaqësim në..
Sipas të dhënave nga exit poll-et e të gjitha agjencive sociologjike, GERB-SDS me lider Bojko Borisov është padyshim forca e parë politike. Vitet e fundit partia është përmbajtur nga komentet para shpalljes së rezultateve përfundimtare nga KQZ...