Të martën në mëngjes liderët e forcave parlamentare vendosën njëzëri në seancën e Këshillit Konsultativ për Siguri Kombëtare që zgjedhjet parlamentare para afatit në Bullgari të zhvillohen në periudhën midis 28 shtatorit dhe 12 tetorit të këtij viti. Përsëri të martën, por në Parlamentin mbas ditë ata u grindën gjatë debatit mbi propozimin e presidentit për referendum në lidhje me sistemin elektoral. Një ditë më vonë Bojko Borisov – lider i partisë kryesore opozitare GERB grisi publikisht fletën me tekstin e marrëveshjes së arritur në këshillin konsultativ duke deklaruar se PS-së, LDL-së dhe partisë “Ataka” “nuk mund t’u ketë besim dhe që tani e më tutje – luftë”.
Zemërimi i Bojko Borisovit ishte shkaktuar nga një fakt jo aq i rëndësishëm – hedhje poshtë e propozimit të tij, që Parlamenti të mos diskutojë veton e presidentit Plevneliev mbi Ligjin për MPB. Por fakt i rëndësishëm është kjo se lideri i partisë GERB u shpalli luftë të gjitha forcave të tjera parlamentare para fillimit të konsultimeve midis tyre në të cilët duhet të merren vendime për datën e saktë të zgjedhjeve parlamentare para afatit, për prioritetet e Parlamentit dhe të qeverisë deri në këtë moment, për finalizimin e Marrëveshjes me BE dhe për nominimin e kandidatit bullgar për komisionar evropian. Qëndrimi “një kundër të gjithëve” me të cilin GERB niset drejt konsultimeve nuk ngjallë optimizëm të madh për përfundimin e tyre.
Midis seancës së Këshillit Konsultativ për Siguri Kombëtare dhe deklaratave të Bojko Borisovit Parlamenti hodhi poshtë propozimin e presidentit për referendum kombëtar për sistemin elektoral. Në ecurinë e debateve për të u dukën kontradikta që po kështu janë shenje për konsultime të rënda dhe situatë të ndërlikuar paraelektorale. Partia në pushtet PSB zuri pozitë të njëjtën me partinë GERB mbi çështjet e aplikimit të votimit të detyrueshëm. Kjo e rriti tensionin midis saj dhe partnerit të saj në qeverinë e tanishme, Lëvizja për të Drejta dhe Liri, për të cilën vota e detyrueshme do të ishte një “ndëshkim”. Mbi çështjet e aplikimit të votimit elektronik dhe mazhoritar PSB dhe GERB janë në fronte të ndryshme, ndërsa gjatë votimit të tre propozimeve së bashku PSB dhe LDL u bashkuan kundër GERB.
Debati për referendumin tregoi se midis forcave kryesore politike në vendin tonë ka papajtueshmëri të ashpër dhe në emër të interesave të tyre politike ata kanë prirje të bëjnë kombinime dhe kompromise të ndërlikuara.
Në të njëjtën ditë forcat parlamentare në mëngjes morën vendim njëzëri për “kalim gradual te stabiliteti politik”, ndërsa pasdite – u grindën. Nëse këto qëndrime shfaqen edhe në konsultimet e ardhshme midis tyre do të ketë rrezik të madh për vendin, të cilin presidenti Plevneliev përcaktoi si “hyrja në spiralen e paqëndrueshmërisë së gjatë dhe kundërvënies së ashpër politike”.
Përgatiti në shqip: Zoja Kostadinova
Një parlament edhe më shumëngjyrësh u përvijua nga vota e zgjedhësve në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 27 tetorit. Parashikimet fillestare ishin për një Kuvend Popullor me 9 parti, por rezultatet që Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ)..
Një tjetër zgjedhje e parakohshme është tashmë pas nesh, por përtej pjesëmarrjes paksa të rritur të votuesve, krahasuar me votat e qershorit të këtij viti, është ende e vështirë të parashikohen konfigurimet politike që do t'i japin një shans formimit..
Partia MEÇ, sipas rezultateve paraprake të zgjedhjeve parlamentare, do të jetë lojtari i ri në parlament. Shkurtesa MEÇ vjen nga fjalët bullgare moral, edinstvo, çest (morali, uniteti, nderi). Partia u themelua në tetor 2023 nga avokati,..
Deputetët bullgarë dëshmuan në praktikë thënien se nëse përsëritet e njëjta gjë, nuk mund të pritet një rezultat tjetër. Sot ata u mblodhën në sallën..