Zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Bullgari do të zhvillohen gjatë vjeshtës. Në këtë ranë dakord partitë GERB, Partia Socialiste Bullgare, Lëvizja për të Drejtat dhe Liritë dhe “Ataka” në seancën e jashtëzakonshme të Këshillit Konsultativ të Sigurisë Kombëtare te presidenti Rosen Plevneliev.
“Partitë përfaqësuese të Parlamentit, anëtarë të Këshillit Konsultativ të Sigurisë Kombëtare, diskutuan situatën politike aktuale në Bullgari. Ato konstatuan se zgjedhjet për Parlamentin Evropian nuk ia dhanë qeverisë forcë suplementare dhe ligjshmëri për të zhvilluar reformatë thelladhegjithëpërfshirëse dhe se zgjedhjet evropiane nuk përkufizuan një alternativë të qartë. Në bazë të këtyre përfundimeve partitë ranë dakord: së pari, të caktohet data e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare në periudhën nga 28 shtator deri më 12 tetor 2014. Së dyti, të caktohen detyrat me prioritet për Parlamentin dhe për pushtetin ekzekutiv. Së treti, të përshpejtohet procesi i mbylljes së Marrëveshjes së partneritetit për fondet evropiane në periudhën 2014-2020. Së katërti, të përkufizohen parimet dhe rregullat e qarta për nominimin e komisionarit bullgar në Parlamentin Evropian. Së pesti, të krijohen kushte për zgjedhje të lira dhe të drejta.”
Kreu i shtetit bullgar, Rosen Plevneliev shprehu besimin se vendimi i marrë i Këshillit është një hap i rëndësishëm për stabilitetin dhe perspektivën e qartë të Bullgarisë. Te vendimi për zgjedhje të parakohshme parlamentare u arrit pas një viti protestash kundër qeverisë së Pllamen Oresharskit, të cilat protesta çuan në jo stabilitetin politik. Mirëpo, jo të gjithë bullgarët e kërkojnë dorëheqjen e kabinetit, prandaj ka protestues kundër protestuesve të kabinetit.
“Duhet të arrihet mesi i artë. Bullgaria nuk është gati për të zhvilluar vazhdimisht zgjedhje – është e mendimit studentja e gazetarisë Llora Vardarova nga Sofja, e cila është nga anti-protestuesit e Lëvizjes për Unitet dhe Shpëtim Kombëtar, e cila lëvizje përkrah kabinetin “Oresharski”. – Të gjithë duhen të bashkohen dhe së shpejti të bëjnë reforma më tepër në sistemin gjyqësor, në fushën e shëndetësisë, sigurisë së ushqimit, pra në sektorët me të cilët kemi kontakte të drejtpërdrejta. Që të stabilizohet pak nga pak situata në Bullgari, e cila situatë në të vërtetë është shumë e vështirë. Unë nuk kam as përvojën, as resursin për të thënë se çfarë do të ndodhë më tej. Politika nuk është fusha ime e preferuar. Por kam pozitë shoqërore. Mendoj se nëse duam të kritikojmë, së pari duhet të votojmë. Votimi duhet të jetë i domosdoshëm. Politikanët gjithashtu duhet të ndryshojnë sjelljen e tyre dhe të reagojnë shpejt kur ka nevojë. Me rëndësi është që të kemi politikë të jashtme më të shpejtë për reagim, sepse kjo është pamja e jashtme e Bullgarisë. Nëse ia dalim mirë, kjo do të ndikojë pozitivisht edhe mbi proceset brenda shtetit. Besoj se gjërat në Bullgari do të përmirësohen, sepse dua të mbetem në atdhe dhe të punojë këtu. Në fund të fundit duhet të fillojmë të luftojmë për atë të cilën e kemi. Ja pse Bullgaria duhet të jetë e bashkuar.”
Mirëpo, 28-vjeçari Emill Tomov nga Sofja nuk është i këtij mendimi. Ai është protestues kundër qeverisë dhe bën pjesë në iniciativën qytetare të referendumit për ndryshimin e rregullave të votimit. “Të shtunën e kaluar u mbush një vit nga fillimi i protestave. Shkaku që të jemi edhe sot këtu është Këshilli i thirrur nga presidenti. E kërkojmë dorëheqjen e menjëhershme dhe zhvillimin e zgjedhjeve deri në fund të shtatorit. Po ashtu së shpejti të zhvillohet referendumi mbi tri çështjet: për votim elektronik, votim të domosdoshëm dhe për votim mazhoritar.”
Mirëpo, pas seancës së jashtëzakonshme Parlamenti Bullgar e hodhi poshtë kërkesën për referendum të tillë. Brenda një jave pritet të caktohet data e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare në një nga tri të dielat nga 28 shtatori deri më 12 tetor 2014.
Përgatiti në shqip: Anna Kapitanova
“Fitorja e GERB-SDS është e sigurt. Dhe ne kemi marrë një angazhim për të formuar një qeveri”. Kështu u shpreh në një konferencë kreu i GERB-it, Bojko Borisov. Sipas tij, pas rritjes së aktivitetit të votuesve mund të flitet për përfaqësim në..
Sipas të dhënave nga exit poll-et e të gjitha agjencive sociologjike, GERB-SDS me lider Bojko Borisov është padyshim forca e parë politike. Vitet e fundit partia është përmbajtur nga komentet para shpalljes së rezultateve përfundimtare nga KQZ...
Në prag të zgjedhjeve të gjashta të parakohshme parlamentare në më pak se tre vjet, vërehet lodhja e qytetarëve bullgarë nga pashpresa menaxheriale. Një gjë e tillë duket se ekziston edhe në fushën politike – dëshmi është fushata tejet letargjike..
Deputetët bullgarë dëshmuan në praktikë thënien se nëse përsëritet e njëjta gjë, nuk mund të pritet një rezultat tjetër. Sot ata u mblodhën në sallën..