Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Një vit nga protestat kundër qeverisë së Pllamen Oresharskit

БНР Новини
Foto: BTA

E formuar në mëkat qeveria e Pllamen Oresharskit dhe e lindur nga bashkimi i dy partive të cilat humbën zgjedhjet e parakohshme gjatë majit të 2013-ës – Partia Socialiste Bullgare dhe Lëvizja për Drejtat dhe Liritë, dhe të bashkuara kundër GERB-it, e filloi mandatin me veprime fshehurazi dhe me brutalitet në politikën e kuadrove.

Më 14 qershor të vitit të kaluar i inauguruari me mandatin e socialistëve kryeministër Oresharski propozoi 32 vjeçarin Dejan Peevski nga Lëvizja për të Drejtat dhe Liritë që të bëhet shef i Agjencisë Shtetërore të Sigurisë Kombëtare (bullg. DANS). Me përkrahjen e pashprehur me fjalë nga ana e nacionalistëve të partisë “Ataka” brenda 15 minutave Dejan Peevski u caktua në krye të njërit prej institucioneve më nevralgjike të shtetit.

Dejan Peevski është diplomuar në fushën e drejtësisë dhe nuk ka asnjë përvojë në fushën e sigurisë dhe në punët e brendshme. Gjatë qeverisë së liderit të socialistëve Sergej Stanishev (nga 2005-a deri më 2009) Dejan Peevski ishte zv.ministër i fatkeqësive natyrore dhe atëherë u pushua nga puna për shkak të korrupsionit. Dejan Peevski është magnat i biznesit të mjeteve të informacionit masiv dhe sot e kësaj dite figura e tij vazhdon të jetë njëra nga më ta paprekshmet në botën nëntokësore të Bullgarisë.

Jo vetëm ky brutalitet i pashembullt në politikën e kuadrove por edhe ligjshmëria e dyshimtë e pushtetit ekzekutiv provokuan pakënaqësinë e shoqërisë. Që atë ditë më 14 qershor në rrugët dhe sheshet kryesore të Sofjes mijëra kryeqytetas u hodhën në protestë në mënyrë spontane, duke protestuar kundër emërimit skandaloz të Dejan Peevskit dhe duke kërkuar dorëheqjen e qeverisë. Protestat vazhduan edhe ditët e tjera. Dhe vera e kaluar në të vërtetë ishte “e nxehtë” për të vendosurit e rinj të Këshillit të Ministrave.

Pushtetarët nga Partia Socialiste Bullgare dhe Lëvizja për të Drejtat dhe Liritë u trembën. Nuk pritën që vala e protestave do të përsëritet. Me gjysmë gojë qeveria ia kërkoi falje popullit dhe pranoi gabimin që ka bërë gjatë emërtimit të Dejan Peevskit shef të Agjencisë Shtetërore të Sigurisë Kombëtare. Mirëpo, ditët në vazhdim protestat nuk pushuan, bile u shtuan. Në mënyrë të pashembullt pushtetarët mobilizuan policinë dhe xhandarmerinë për ta mbrojtur veten e tyre nga “dashuria e popullit”. Kulmi ishte në ditën e 40-të të protestave kur më 23 qershor protestuesit bllokuan ballinën e Parlamentit dhe organizuan barrikada, por së shpejti u shpërndanë pasi ndërhyri policia.

Vazhdimisht në krye të protestave kundër qeverisë filluan të qëndronin fatkeqësisht centralet partiake dhe organizata të etura për pushtet. Kështu nga dhjetëra mijë, protestuesit u pakësuan vetëm në dhjetëra. Ata u mësuan të jenë pak për nga numri dhe sikur u harruan përse kanë dalë nëpër rrugët. Protestuesit “u humbën” në pirjen e birrës dhe kafesë nën syrin vigjilent të policëve. Pushtetarët u qetësuan në kolltukët e tyre dhe vazhduan me intrigat.

Intrigat zgajtën deri më 25 maj kur u zhvilluan zgjedhjet për Parlamentin Evropian dhe kur Partia Socialiste Bullgare pësoi dështim. Disa ditë pas votimit partneri i koalicionit Lëvizja për të Drejtat dhe Liritë kërkoi zgjedhje të parakohshme. Socialistëve nuk u mbeti gjë tjetër përveç ta bëjnë të njëjtën. Para dy ditëve në kryeqytet dhe në qytetet e mëdha të Bullgarisë me thirrjen “Erdhi koha të përfundojmë atë që e kemi filluar” u shënua përvjetori i parë i fillimit të protestave kundër qeverisë. Protestuesit edhe kësaj radhe kërkuan dorëheqjen e kabinetit dhe ndër pankartat u dallua ky “Oresharski, nëse e do popullin e vetë, jep dorëheqje. Nëse populli të dojë ty, ai do ta rivotojë.”

Po të marrim parasysh krizën politike aktualisht në Bullgari, nuk besohet se do të arrijmë te përvjetori i dytë i protestave kundër kabinetit “Oresharski”. Çështja është brenda disa ditësh apo javësh që kryeministri të japë dorëheqjen, por jo për shkak të demonstrimeve në rrugë. Pas një viti protestash politikanët morën vesh se shoqëria ndjek me vëmendje veprimtarinë e tyre dhe është gati të nxjerrë si “kartonin e verdhë”, ashtu dhe “kartonin e kuq”.

Përgatiti në shqip: Anna Kapitanova



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Марчел Чолаку и Николае Чука

Ngjarjet me adresë ballkanike

Një mosmarrëveshje parazgjedhore përçau partitë në pushtet të koalicionit të madh në Rumani Dy muaj përpara zgjedhjeve presidenciale dhe parlamentare në Rumani, socialdemokratët në pushtet dhe liberalët hynë në një mosmarrëveshje. Kjo ndodhi për..

botuar më 24-10-12 10.05.PD

Presidenti bëri thirrje për veprime kundër blerjes së votave

Presidenti Rumen Radev u bëri thirrje përfaqësuesve të institucioneve përgjegjëse për zhvillimin e zgjedhjeve për veprime bindëse kundër blerjes së votave. Në takimin me kreun e shtetit morën pjesë ministri i punëve të brendshme Atanas..

botuar më 24-10-09 5.36.MD

Ngjarjet me adresë ballkanike

Kryeministri i Republikës së Maqedonisë së Veriut: Nuk do të devijojmë nga anëtarësimi në BE, por nuk do të pastrojmë këpucë Duke vlerësuar 100 ditët e para të kabinetit të tij, kryeministri maqedonas Hristijan Mickoski raportoi se qeveria ia ka..

botuar më 24-10-05 7.25.PD