Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Bullgaria përmbush angazhimin e saj për bullgarët në Moldavi në kohëra të vështira

Ministri i Punëve të Jashtme, Kristian Vigenin
Foto: BGNES

Javën që shkoi Ministri bullgar i Punëve të Jashtme, Kristian Vigenin bëri një vizitë në Moldavi e cila vizitë mbeti e pavënëre për shkak të ngjarjeve dramatike rreth ndërrimit të qeverisë te ne. Javën e kaluar në Universitetin e Tarklisë në Moldavi u hap Qendra Informative për Bullgarinë dhe BE-në. Qyteti i Taraklisë u themelua më 1813 nga emigrantët bullgarë. Pas kësaj këta të fundit kanë marrë pjesë në çlirimin e Bullgarisë nga zgjedhja osmane. Këta emigrantë edhe sot e kësaj dite tregojnë dashurinë e tyre për atdheun në forma të ndryshme. Bullgaria po ashtu është angazhuar për bashkatdhetarët e saj në Moldavi. Për këtë dëshmon hapja e qendrës informative. Kjo e fundit u krijua falë financimit shtetëror kur në Bullgaria ndërkohë ndihet kriza ekonomike e financiare.

Qendra Informative për Bullgarinë dhe BE-në do të organizojë leksione, konferenca dhe aktivitete të tjera të cilat do të jenë në dobi jo vetëm të grupit etnik bullgar por dhe të të gjithë shtesave moldavianë. Qendra do të mundësojë aksesin direkt te Bullgaria dhe do të sjellë informacione për institucionet e BE-së. Hapi i parë tashmë është bërë. Nga fundi i muajit prill moldavianët udhëtojnë pa viza në vendet e BE-së. Për këtë ka kontribuuar po ashtu dhe Bullgaria, qoftë se vend pjesëmarrës në marrjen e vendimeve të BE-së, qoftë se partner i Moldavisë në plan dypalësh përmes ndarjes së përvojës së fituar në rrugën e integrimit evropian.

Bullgarët e Besarabisë kërkuan nga ministri i jashtëm që në qytetin Tarakli të ketë konsull bullgar. Ata bile thanë se janë gati t’ia paguajnë atij rrogën. Nga ana tjetër administrata vendase u shpreh e gatshme për të dhënë një ballinë ku të vendoset përfaqësia e konsullit. Vizita e ministrit Vigenin rikonfirmoi jo vetëm lidhjet e forta midis Bullgarisë dhe bullgarëve të Besarabisë, por edhe raportet konstruktive midis Bullgarisë dhe Moldavisë.

Gjatë vizitës së tij ministri Vigenin vlerësoi lartë përshpejtimin e reformave në Moldavi në fushat kuçe si drejtësia, administrata publike, kushtet e investimit dhe luftimi i korrupsionit. Për mendimin e ministrit bullgar reformat e kanë rritur besimin e partnerëve evropianë dhe kanë përshpejtuar përgatitjen e Marrëveshjes së Asociimit, përfshiu caktimin e zonës së tregtisë së lirë midis Moldavisë dhe BE-së.  Sipas ministrit marrëveshja do të përmirësojë perspektivat e ekonomisë moldaviane, sepse falë saj Moldavia do të bëhet pjesë e tregut evropian ku është edhe Bullgaria. Nënshkrimi i marrëveshjes pritet të bëhet më 27 qershor.

Përgatiti në shqip: Anna Kapitanova




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Votimi jashtë vendit nuk solli ndonjë surprizë të madhe

Një parlament edhe më shumëngjyrësh u përvijua nga vota e zgjedhësve në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 27 tetorit. Parashikimet fillestare ishin për një Kuvend Popullor me 9 parti, por rezultatet që Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ)..

botuar më 24-10-30 8.10.PD

Situata pas votimit: pritshmëria për një qeveri, pavarësisht fragmentimit edhe më të madh të parlamentit

Një tjetër zgjedhje e parakohshme është tashmë pas nesh, por përtej pjesëmarrjes paksa të rritur të votuesve, krahasuar me votat e qershorit të këtij viti, është ende e vështirë të parashikohen konfigurimet politike që do t'i japin një shans formimit..

botuar më 24-10-28 3.39.MD
Radostin Vasilev

Cila është partia MEÇ?

Partia MEÇ, sipas rezultateve paraprake të zgjedhjeve parlamentare, do të jetë lojtari i ri në parlament. Shkurtesa MEÇ vjen nga fjalët bullgare moral, edinstvo, çest (morali, uniteti, nderi). Partia u themelua në tetor 2023 nga avokati,..

botuar më 24-10-27 11.21.MD