Java e kaluar në Bullgari ishte më marramendësja 25 vitet e tranzicionit. Kriza politike, e cila startoi pikërisht para një viti me valën e protestave kundër formimit të dyshimtë të qeverisë aktuale, tani u forcua pas zgjedhjeve për Parlamentin Evropian më 24 maj dhe javën e kaluar për pak të çojë shtetin në gjendje katastrofale. Politika sikur e humbi logjikën e vet. Institucionet “ngecën” në mosmarrëveshjet midis forcave politike për dorëheqjen e kabinetit “Oresharski” ose më tepër në zgjedhjet e parakohshme parlamentare. Këto të fundit tashmë janë të pashmangshme – si për pushtetarët dhe opozitën, ashtu dhe për ekspertët dhe i gjithë populli.
Çfarë ndodhi javën e kaluar? Kuvendi, kryeministri dhe presidenti ia transferonin midis njëri-tjetrit “topin e përgjegjësisë”. Diskutohej data e zgjedhjeve si datë e kotë – gjatë qershorit kur njerëzit zakonisht bëjnë pushime verore ose punojnë tokën, dhe gjatë festës së Krishtlindjeve kur miratohet buxheti i ri. Pushtetarët dhe opozita u grindën për “votimin e detyrueshëm” me apo pa referendum. Çmenduri komplet! Fjalët më të përhapura javën e kaluar ishin “dorëheqje” dhe “zgjedhje të parakohshme”.
Kryeministri Pllamen Oresharski nuk e dha dorëheqjen, sepse mandatori Partia Socialiste Bullgare një herë e donte atë, herë tjetër jo. Nga ana tjetër partneri i koalicionit Lëvizja për të Drejtat dhe Liritë në fakt e kërkonte dorëheqjen por njëkohësisht merrte parasysh qëndrimin e mandatorit. Opozita është me duar të lidhura dhe e vetmja atu që përdori ishte “votë nocioni” kundër kabinetit. Në fund të kësaj jave marramendëse votat e nocionit arritën 5 dhe i fundi ishte kundër politikës fiskale. Mirëpo, kabineti nuk u rrëzoi. Siç u prit kryeministri Oresharski nuk dha dorëheqje. Shohim çfarë do të ndodhë të martën e 17-qershorit kur presidenti thërret Këshillin Konsultativ të Sigurisë Kombëtare. “Topi i përgjegjësisë” shkoi te presidenti dhe tani ai duhet të rivendosë rendin në vend. Por nuk dihet a do t’i kryejë ai detyrat që i takojnë.
Përgatiti në shqip: Anna Kapitanova
*Pozita e autorit mund të mos përputhet me atë të medias
Në prag të zgjedhjeve të gjashta të parakohshme parlamentare në më pak se tre vjet, vërehet lodhja e qytetarëve bullgarë nga pashpresa menaxheriale. Një gjë e tillë duket se ekziston edhe në fushën politike – dëshmi është fushata tejet letargjike..
Abdullah Öcalan propozoi bisedime paqeje me PKK nga burgu Lideri i Partisë terroriste të Punëtorëve të Kurdistanit (PKK), Abdullah Öcalan, i cili po vuan një dënim me burgim të përjetshëm, u vizitua nga një i afërm i tij për herë të parë..
Fushata e shtatë zgjedhore në maratonën politike në tre vitet e fundit është në final. Vallë, a dëgjuam mesazhe për një rrugëdalje nga kjo krizë, apo lajmet tradicionale të blerjes së votës, blerësit e vërtetë të të cilave nuk u zbuluan..