Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Parku Kombëtar “Bregdeti bullgar i Detit të Zi” – një sërë interesash

БНР Новини
Foto: BGNES

Një vit pas protestave të mbrojtësve të natyrës kundër ndërtimeve në masë mbi dunat afër pushimores Nesebër, ideja për krijimin e Parkut Kombëtar “Bregdeti bullgar i Detit të Zi” nisi të realizohet. Projekti synon që dunat dhe zonat e tjera të mbrojtura buzë detit të bashkohen në një territor të madh e të mbrojtur dhe t’i vihet fund ndërtimit në dëm të natyrës.

Një vit të tërë biologët e Akademisë Bullgare të Shkencave kanë studiuar territoret në afërsi të bregdetit. U konstatua se aty gjenden 61 habitate, prej të cilave ka dy ujore me dhjetëra lloje të rralla shpendësh, peshqesh, amfibësh, zvarranikesh, gjitarësh e bimësh. Parku Kombëtar “Bregdeti bullgar i Detit të Zi” do të shtrihet mbi 52 mijë hektarë kryesisht pronë shtetërore e bashkiake. Në territorin e tij do të përfshihen lloje të ndryshme me rrezik nga zhdukja të kafshëve dhe bimëve, formime të bukura shkëmbore, duna, shpella nënujore dhe shkëmbinj nënujorë.

Disa ditë para se të shpallen diskutimet publike rreth parkut të ri, të zemëruar u treguan si mbrojtësit e natyrës, ashtu dhe pronarët e tokave dhe kryetarët e vendbanimeve detare. Këta i janë bashkuar Asociacionit Kombëtar “Bregdeti bullgar i Detit të Zi” dhe kanë ndërmend të kërkojnë arbitrazhin e Komisionit Evropian. “Pushtetarët duan të ushtrojnë moratorium total mbi qindra mijë dynymë tokë të cilët do të nacionalizohen sipas Ligjit të Territoreve të Mbrojtura, përfshiu pronat private në drejtim 2 kilometrash”, shqetësohen kundërshtarët e parkut. Këta të fundit protestojnë se diskutimet publike janë parashikuar vetëm në qytetet e mëdha buzë detit dhe jo në të gjitha vendbanimet e prekura. Sipas fjalëve të kundërshtarëve të projektit, parku do të nacionalizojë rreth 35 për qind të tokave të bashkisë Nesebër dhe gati aq të territorit të bashkisë Carevo. Mirëpo, aty nuk janë parashikuar diskutime. Bëhet fjalë për toka të 1500 pronarëve e cila tokë përbën mezi 0.75 për qind të territorit të parkut të ardhshëm. Mos harrojmë se pronat e lartpërmendura janë me shumë vlerë sepse mund të kthehen në monedhë këmbimi dhe mbi to të ndërtohen hotele me kapitale me prejardhje të dyshimtë.

Çështja është se kohët e fundit ndërtimi në bregdet është i tepërt dhe bëhet fjalë për ruajtjen e qosheve të fundit të virgjra. Si do të pajtohet sektori privat me atë publik? Drejtori i Mbrojtjes së Natyrës pranë Ministrisë së Mjedisit dhe Ujërave, z. Mihaill Mihajllov propozon që pronarët e tokave të cilat bien në parkun kombëtar të kompensohen nga shteti siç bëhet në vendet e tjera. Por në këtë rast kompensimi nuk do të jetë aq i madh se kompensimi që mund të japin ndërtuesit e hoteleve.

Nga ana tjetër mbrojtësit e natyrës nga Koalicioni “Që të mbetet natyra në Bullgari” janë të mendimit se kufijtë e caktuar të parkut të ardhshëm nuk mbrojnë tërësisht habitatet. P.sh., në territorin e parkut nuk hyn zona Koral e cila është pjesë e larmisë së shpendëve në liqenet e Brurgasit, as grykëderdhja e lumit Vaja. Mbrojtësit e natyrës rikujtojnë se Komisioni Evropian tashmë ka shpallur 14 padi penale kundër Bullgarisë në fushën e mjedisit, pesë prej të cilave kanë të bëjnë me mosmbrojtjen e natyrës. Në fazën më të përparuar është padia kundër parkut në rajonin e majës Kaliakra, ku kalon njëra nga rrugët kryesore të shpendëve – Via Pontika.

Përgatiti në shqip: Anna Kapitanova



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Zgjedhjet përfunduan, në pritje të zgjedhjeve të tjera!

Votë inercie. Votë me pikën e fundit të shpresës se nesër çdo gjë do të jetë mirë dhe ne do të takohemi për zgjedhje pas katër vitesh. Një votë inati për politikanët, për ne, për të tjerët që nuk kanë votuar. Qëndrimet janë shumë të ndryshme -..

botuar më 24-10-29 7.30.PD

Një numër rekord Shqiponjash Perandorake të Lindjes kanë lindur në Bullgari këtë vit

Një numër rekord Shqiponjash Perandorake të Lindjes ( Aquila heliaca ) - gjithsej 48 zogj të vegjël të specieve të rrezikuara - kanë lindur në Bullgari këtë vit. Ky është numri më i lartë i shpendëve të lindur të regjistruar nga Shoqata Bullgare..

botuar më 24-10-28 6.23.MD
Angell Kurtellov

Në moshën 89-vjeçare, Angell Kurtellov, trashëgimtar i vëllezërve Milladinovi, votoi në Ohër

Dita e zgjedhjeve në kryeqytetin maqedonas Shkup kalon normalisht, pa radhë në qendrën e votimit. Rreth 50 persona kanë votuar deri në mesditë dhe pritet që deri në mbylljen e saj të jenë më shumë se 100. Në krahasim me votimin në qershor,..

botuar më 24-10-27 7.05.MD