Violinisti Miço Dimitrov u bë mbajtës i çmimit “Muzikant të vitit 2013”. Klasifikimi është me iniciativë të transmetimit “Alegro Vivaçe”, një program i Radios Kombëtare Bullgare për admiruesit e muzikës klasike. Sipas traditës dëgjuesit caktojnë muzikantët, të cilët sipas tyre meritojnë të dekorohen me këtë titull. Sivjet më se 5400 ishin propozimet që erdhën nga pika të ndryshme të botës. Ndër ta u zgjodhën dhe u dalluan tetë interpretues dhe ekzekutues në kategori të ndryshme. “Të gjithë të nominuarit e meritojnë këtë dallim, sepse janë një yjësi të muzikantëve të mrekullueshëm.” Këtë e tha Miço Dimitrovi në ceremoninë e dekorimit. Në koncertin, i cili e shoqëronte ceremoninë ai ekzekutoi dy vepra “Cigania” nga Raveli dhe “Sevdalina” nga Georgi Zllatev-Çerkin, bashkë me Ansamblin e Muzikës së Dhomës “Sofijski Solisti”.
Vetëm disa minuta pasi e mori dekoratën “Muzikant të Vitit” Miço Dimitrovi rrëfeu: “Isha tepër i emocionuar dhe kjo ndikoi mbi ekzekutimin tim. Por është një gjë e pabesueshme t’i gëzohesh njohjes dhe dashurisë së aq shumë njerëzve, të cilët kanë vendosur, se ti je muzikanti më i mirë. Dhe kjo është një nga çmimet më të mëdha për ne – muzikantët e Bullgarisë. Kjo është vota e publikut. Jam i lumtur, sepse misioni im jetik është që me ekzekutimet e mia të japë dashuri, të krijojë bukuri dhe dritë.”
Një festë e vërtetë për publikun u bë koncerti, i cili e shoqëronte klasifikimin “Muzikant të Vitit”. Adhuruesit kishin mundësi të dëgjojnë virtuozin e ri Elin Kolev. Ai u dallua për debutimin në Bullgari në vitin 2013. Mirëpo, nuk mund të thuhet se ai është debutues në skenat botërore. Që kur ishte 11-vjeçar ai dha një koncert në Karnegi Holl, ndërsa shtypi perëndimor e cakton si “fëmija e jashtëzakonshme në muzikën klasike”. Elini lindi në një familje të violinistëve bullgarë, të cilët prej kohe jetojnë në Gjermani.
Projekti origjinal “Koncerte mbi jastëkë” u dekorua në kategorinë “Projekt të vitit 2013”. Që prej katër vitesh kjo nismë e transferon fëmijët në botën e muzikës klasike. Fëmijët dëgjojnë, vizatojnë, luajnë dhe kështu padashur njihen me veglat e ndryshme muzikore, me kompozitorët dhe me stilet në muzikë.
Tenori dhe regjisor i respektuar Mario Nikollov, i cili para kohe u bë edhe drejtor i Teatrit Muzikor të kryeqytetit, u dallua për veprimtari aktive krijuese. Çmimi “Premiera e Vitit” iu dha Operës së Sofjes për tetralogjinë “Unaza e Nibellungëve” nga Rihard Vagneri. Priza për krijimtarinë e tërësishme iu dha pas vdekjes dirigjentes korale, pedagoge Veneta Viçeva.
Çmimi “Ansambël i vitit 2013” iu dha Korit të Përzier Akademik të Muzikës së Dhomës “Gaudeamus”. Ai u formua para tetë vitesh me ide të dirigjentes docent doktoreshë Vesella Geleva. Gjatë këtyre viteve kori ka dhënë shumë koncerte si në vendin tonë, ashtu edhe jashtë shtetit. Krahas kësaj me dinjitet u prezantua në një sërë festivalesh.
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Një nga këngët më të bukura të përjetshme të Bullgarisë është "Perëndo, perëndo, o diell i ndritshëm". Besohet se ekziston si një melodi për të paktën pesë shekuj. Në vendin tonë kënga ka popullaritet me një tekst që mund të gjendet në përmbledhjen e..
Plovdiv Jazz Fest feston këtë vit ditëlindjen e tij të dhjetë me një program, verën dhe vjeshtën, ku marrin pjesë disa nga emrat më të mëdhenj të botës së xhazit. Edicioni i vjeshtës do të mbahet në qytetin e dytë më të madh në Bullgari - Plovdiv,..
Një nga violinistët më të mirë në botë dhe koncertmaster i Orkestrës Mbretërore Concertgebouw në Amsterdam, Vesko Eschkenazy është kthyer në atdhe, në vendlindjen e tij, Sofje. Rasti janë dy koncertet përmbyllëse të Turneut Kombëtar të projektit "Në..
Edicioni vjeshtor i SoFest do të tërheqë fansa të arteve të ndryshme në Sofje me ngjarje interesante dhe pjesëmarrës nga vende të ndryshme. Nga data 14 deri..
Grupi “DEEP ZONE Project” po përgatit eventin e tij më të mirë të vitit – për herë të parë grupi po organizon “DEEP ZONE All Stars”, duke bashkuar të gjithë..