Dy thesare rivalizojnë midis njëra tjetrës që të bëhen marka e mbrojtur e qytetit bregdetar bullgar Pomorie. “Floriri i bardhë”, siç e quanin kripën në kohën e Romës së lashtë, ishte një nga shkaqet që në këtë vend të ndërtohet qyteti antik Anhiallo. Prodhimi i kripës ishte një nga zanatet, që zhvilloheshin këtu që para 2500 vjetëve. Edhe më sot këtu mund të shihet teknologjia më e vjetër për nxjerrjen e kripës. “Kripa e detit është një frytë e dashurisë, e puthjes së diellit me ujin detar.” Kështu në mënyrë poetike e përshkruan kripën Ilija Kusev, ekspert në “Muzeun e kripës”, i vetmi në Evropën Lindore. Mirëpo, sot kripa ka një konkurrues serioz dhe nuk do të jetë e tepruar në se do të themi, se nga ndonjëherë me epërsi më të madhe. Ky është “floriri i zi”siç banorët e qytetit e quajnë baltën e paçmueshme të limanit, që nxirret nga Liqeni i Pomories. Ajo është shkaku, që ky pushimore bregdetare të shndërrohet në një parajsë të vërtetë të admiruesit e pushimeve spa & wellness. Gjatë vitit 2007 Pomorie u shpall kryeqytet i turizmit balnear. Në të ndodhet qendra më e madhe e rehabilitimit në Ballkan, si dhe disa hotele moderne spa, që ofrojnë një paletë të pabesueshme të procedurave. Është një fakt kureshtar, se për një vit në fundin e liqenit formohet mezi 1 milimetër baltë të limanit, e cila është plotë një sërë elementesh kimike dhe lëndësh aktive biologjike.
“Kjo është pasuria e paçmueshme e qytetit Plomorie, që formohet në fundin e Liqenit në vazhdim të mijëra viteve. Ajo posedon cilësi jashtëzakonisht të mira kuruese, të cilat ndikojnë tepër mirë mbi tërë organizmin e njeriut – tregon fizioterapeutja doktor Antoaneta Grozeva, specialiste shumë vjeçare e kurimit me baltë. – Kurimi me baltë përmirëson gjendjen e aparatit motorik dhe sistemit periferik nervor, forcon sistemin reproduktiv. Krahas kësaj balta ka një ndikim tepër të mirë kozmetik, prandaj shfrytëzohet për shërimin e një sërë sëmundjesh të lëkurës. Ajo shfrytëzohet sipas disa metodave. Më e vjetra është e ashtuquajtura egjiptiane: tërë trupi lyhet me baltë dhe kështu rrihet nën rrezet e diellit afro gjysmë orë. Pas kësaj balta lahet. Po kështu bëhen edhe banja në vaska me baltë. Vaskat mbushen me uji nga liqeni, lym dhe baltë. Pacienti qëndron në këtë vaskë 20 minuta dhe kështu balta ushtron ndikim kurues mbi tërë organizmin. Një interes provokojnë edhe aplikimet me baltë, te të cilët balta është me temperaturë 39-40 gradë. Luhet tërë trupi ose vetëm pjesët e sëmura dhe kështu qëndrohet 20 minuta. Kjo metodë iu shpreson më tepër efektit termik. Kurimi me baltë gjithnjë duhet të realizohet nën kontrollin mjekësor, sepse ka një ndikim tepër të fortë mbi organizmin.”
Krahas procedurave kuruese spa tepër mirë mbi organizmin ndikojnë edhe banjat diellore dhe ajrin detar. Rripi i plazhit i qytetit Pomorie dallohet me ngjyrën e errët të rërës, e cila ka përmbajtje të lartë të oksideve të hekurit. Kokrrizat e kësaj rëre janë me cilësi të vërtetuara mjekuese. Për admiruesit e përjetimeve ekstreme nuk mungojnë atraksione detare si ski uji, xhetë, paraplanerë, biçikleta uji e kështu me radhë. Jeta vazhdon edhe gjatë natës, kur deri vonë bregdeti oshtin nga ritmet e zjarrta të muzikës. Një joshje e veçantë qytetit Pomorie i japin restorantet e vogla, në të cilët ofrohen gjella tradicionale vendore të përgatitura sipas recetave autentike. Një markë e mbrojtur janë specialitetet prej peshku dhe sidomos çorba peshku. Qyteti ka çfarë t’u ofrojë edhe njohësve të verës. Këtu ndodhet kantina më e madhe e verërave në mbarë Gadishullin Ballkanik. Godina e saj ngre shtat në një park të bukur afër detit. Miqtë mund të degustojnë këtë pije hyjnore në etapat e ndryshëm të pjekjes. Krahas kësaj mund të njihen edhe me hollësitë e prodhimit të verërave.
“Ndodhemi në kantinën e vjetër, e cila u ndërtua në vitin 1932 me ide të një arkitekti francez – tregon Tanja Petkova, degustuese në kompleks. – Këtu gjithçka është autentike. Kantina ka tri nivele. Më poshtë është enoteka – vendi ku në një temperaturë të përshtatshme vjetërsojnë verërat e kuqe në shishe. Në nivelin e dytë janë fuçitë e mëdha të punuara prej dushku të malit Stranxha. Secila prej tyre është me përmasa të ndryshme, sepse janë të punuara me dorë. Në fuçitë e vogla, që janë prej dushku të Kalifornisë vjetrojnë rakia dhe konjaku. Në katin e tretë të kantinës është salla e degustimeve, në të cilën organizohen shijime të verërave për turistët.”
Admiruesit e turizmit kulturor gjithashtu kanë çfarë të shikojnë në qytetin Pomorie. Jo larg këtij vendbanimi është varreza antike trake në formën e kupolës, e vetmja në Ballkan. Në bregun e Liqenit të Pomories ndodhet muzeu i specializuat i prodhimit të kripës nëpërmjet avullimit diellor të ujit detar, gjithashtu i vetëm jo vetëm në Ballkan, por edh në mbarë Evropën Lindore. Ekspozita e tij disponon një koleksion unik fotografish nga fillimi i shekullit të kaluar. Ato rikrijojnë zhvillimin e nxjerrjes së kripës në këtë rajon. Ruhen harta të vjetra topografike, makete dhe impiante, vegla autentike të prodhimit të kripës. Këtu mund të shihen edhe kripore, që punojnë sipas teknologjisë së vjetër të trashëguar që nga prodhuesit e parë të kripës në qytetin e lashtë Anhiallo. Vizituesit mund të njihen me proceset e nxjerrjes së kripës dhe të dëgjojnë hollësi për zanatin e vjetër. Duke shëtitur në mesë të ansamblit të lashtë arkitekturor “Shtëpi të vjetra të qytetit Pomorie”, turistët zhyten në epokën e Rilindjes Bullgare.
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Fotografi: BGNES, Rumjana Cvetkova
Qyteti turistik Primorsko në bregdetin tonë jugor po pret Forumin e Detit të Zi 2024, ku kompanitë dhe bashkitë më të suksesshme në rajonin e Detit të Zi do të nderohen në një ceremoni zyrtare më 6 shtator 2024 në qendër të qytetit. Për të nëntin..
Festivali i kosit - kultura dhe traditat '2024 fillon sot në fshatin Momçillovci , rrethi i Smoljanit, në malin e Rodopeve . Festa, e cila organizohet nga Bashkia e Momçillovcit, një kompani partnere kineze dhe të tjerë, do të zgjasë..
Vendpushimi “Albena” në bregdetin veriore bullgar festoi përvjetorin e tij me 11 mijë turistë, njoftoi BTA. Shumica e të ftuarve janë nga Gadishulli Skandinav, po rritet edhe numri i francezëve, çekëve dhe polakëve. Turistët bullgarë dhe rumunë kanë..
Tre mediat publike Televizioni Kombëtar Bullgar (BNT), Radioja Kombëtare Bullgare (BNR) dhe Agjencia Telegrafike Bullgare (BTA) u shpërblyen nga Shoqata..