Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Outsourcingu – dega e vetme në ekonominë bullgare, në të cilën nuk ka papunësi

Përfaqësuesit e qeverisë dhe biznesit së bashku kërkuan përgjigjen e pyetjes sesi Bullgaria mund të bëhet një destinacion kryesor për outsourcingun gjatë konferencës së parë vjetore të degës.
Foto: Tanja Harizanova

Bullgaria është e dyta në Evropë dhe e pesta në botë për nga zhvillimi i proceseve të ndryshme afariste dhe për nga outsourcingu i tyre. Bullgaria është në vendin e tretë për nga numri i inxhinierëve të softuerit në industrinë IT dhe në vend të parë për nga specialistët IT për frymë të popullsisë. Ndoshta ky është sektori i vetëm, në të cilin nuk ka papunësi, por ka uri për kuadro të rinj. Kjo është dhe një prej industrive kyçe për tërheqjen e më shumë investitorëve. Çështja është nëse do të arrijmë të mbetemi në këto pozita në Evropë dhe nëse do të mund të dalim përpara konkurrentëve tanë nga Evropa Juglindore.

Ky nuk është një biznes i lehtë dhe është një nocion i ri për Bullgarinë. Ndërkaq, ai është një burim i të ardhurave të mëdha për një treg në zhvillim, siç është tregu ynë. Si mund të shndërrohet Bullgaria në një destinacion kryesor për outsourcingun? Përgjigje të këtyre pyetjeve kërkuan qeveria dhe biznesi në konferencën e parë vjetore të këtij sektori. Ai është jashtëzakonisht i rëndësishëm për ekonominë tonë, sepse gjeneron tre për qind prej Prodhimit të Brendshëm Bruto, kurse 90 për qind e produktit është për eksport. “Për vitin e kaluar eksporti i vendit tonë është rritur jashtëzakonisht shumë – me tetë për qind, pikërisht për këtë degë” – komentoi gjatë forumit Krasin Dimitrov, zëvendësministri i ekonomisë. A do të vazhdojë të zhvillohet ky sektor? Kjo mund të ndodhë vetëm në qoftë se shteti dhe biznesi fillojnë të punojnë së bashku dhe ndërmerret një strategji për zhvillimin e sektorit. Tashmë është deklaruar dëshirë për zhvillim biznesi në vendin tonë – këtu do të mbërrijnë gjigantët TeleTech dhe C3i nga Amerika, kompania kanadeze TELUS, ajo ukrainase SoftServe. Sa për lojtarët e pranishëm, ata kanë në plan ta zgjerojnë biznesin e vet deri në fund të vitit. Bullgaria ka një përparësi strategjike, sepse gjeografikisht ndodhet në pesë korridore panevropiane, kurse zona e kohës te ne jep mundësi për kryerjen e shërbimit përkatës në mbarë botën industriale për rreth tri orë. Aksesi te tregjet gjithashtu është i garantuar – Rusia, Turqia, Lindja e Mesme. Një pjesë e madhe e bullgarëve flasin në disa gjuhë. Përveç në gjuhën angleze shumë prej bashkatdhetarëve tanë flasin në turqisht dhe rusisht dhe kjo është përparësi për outsourcingun dhe është një sinjal i mirë për investitorët, të cilët kanë mundësi për t’i zgjedhur kuadrot.

“Serbia, Rumania, Hungaria – këta janë konkurrentët tanë. Duke e humbur betejën për një investitor të veçantë, ne nuk e humbasim luftën – thotë Svetosllav Mlladenov, drejtori i Agjencisë Bullgare të Investimeve. – Sepse një investitor i madh, duke u dislokuar në Rumani, mund të pozicionet edhe në Bullgari për shkak të resurseve të mira dhe lokacionit të mirë.”

Mirëpo, nga do të vijnë investimet?

“Investimet në BE janë pakësuar për shkak të politikave globale të Komisionit Evropian në sektorët e energjetikës dhe të ekologjisë – saktëson Krasin Dimitrov. – Qëllimet deri në vitin 2020 për ekonomin; pa karbon janë ambicioze, të rënda dhe të paarritshme për shumicën e vendeve të BE-së. Kjo mund t’i kushtojë vendit tonë 15 për qind prej PBB-së, si shpenzime për 10 vitet në vijim. Aktualisht po zhvillohen debate për ndikimin e një qëllimi të tillë mbi aftësinë për konkurrencë të ekonomive evropiane në krahasim me konkurrentët kryesorë në tregjet ndërkombëtare, si SHBA-ja, Kina, India, Japonia. Kjo i përket edhe Bullgarisë. Jemi duke folur për industrinë e outsourcingut.”

Industria është jashtëzakonisht e re, por po zhvillohet me tempe shumë të mëdha. Ajo mbështetet tek inovacionet në sektorin e teknologjive informative dhe të telekomunikacioneve.

“Outsourcingu ka një imazh jo shumë të qartë. Nuk e dimë se çfarë në fakt përbën ai, por më e rëndësishmja është se zhvillimi ekonomik i botës kalon përmes ndryshimit të modeleve të biznesit, që tashmë ekzistojnë – thotë Stefan Bumov, kryetari i Asociacionit Bullgar të Outsourcingut. – Një pjesë e këtij ndryshimi është përdorimi i diturisë së njeriut dhe i potencialit të njeriut, pavarësisht në cilën pikë të botës ndodhet fizikisht specialisti. Dituria e tij është e vlershme për një korporatë të veçantë në një moment të caktuar. Bullgaria ndodhet në një prej vendeve të para për nga intelekti dhe duhet të përfitojë nga kjo.”

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Bullgaria është ndër të parat në BE përsa i përket regjistrimeve të makinave të reja

Shitjet e makinave të reja në Bullgari në tetor u rritën tri herë më shumë se niveli mesatar i Bashkimit Evropian, ku blerja e makinave të reja ishte vetëm 1.1%. Sipas të dhënave të Asociacionit të Prodhuesve Evropianë të Automobilave, 75.9% e..

botuar më 24-11-23 1.20.MD

Lëvizje në ekonominë bullgare, por në mënyrë të pabarabartë në fusha të ndryshme

Ka lëvizje në ekonomi në çdo rajon të Bullgarisë, pasojat e krizës së Covid-it janë kapërcyer, turizmi është rikuperuar plotësisht, gjë që është e dukshme në zonat detare dhe në resortet tona balneologjike - ky është përfundimi nga të dhënat në analizën..

botuar më 24-11-20 7.35.PD

Niveli i papunësisë në Bullgari është ruajtur edhe në tetor

Numri i të papunëve që kanë filluar punë është rritur me 830, ose 5,9% krahasuar me një muaj më parë. Sipas të dhënave të Agjencisë së Punësimit, në tetor kanë filluar punë gjithsej 14852 persona të papunë. Sipas statistikave të Agjencisë, niveli i..

botuar më 24-11-18 12.11.MD