Çfarëdo që të flitet për gjendjen e qendrës së ndihmës urgjente në kryeqytet, është e qartë, se problemet duhet të zgjidhen sa më parë. Ashtu siç edhe problemet në mbarë shëndetësinë. Rasti i fundit me gruan 40-vjeçare Elizabet Dimitrova, që vdiq para se të vijë ekipi i ndihmës urgjente, u bë shkak për disa konkluzione kategorike. Nuk është e mundshme, që me nja 10-11 ambulanca të plotësohen nevojat shëndetësore të një qyteti pothuajse 2 milionësh siç është Sofja. Thënë me një fjalë çdo 200 mijë vetave u takohet një ambulancë. Kriteret evropiane për një qytet të tillë janë kategorike dhe kërkojnë, që 50 banorëve t’u takohet një ambulancë. Nuk është e lejueshme, që në këtë hallkë të ketë vende boshe, sepse asnjeri nuk dëshiron të punojë për shkak të rrogave të ulëta të ekipeve mjekësore.
Tensioni në Qendrën e Ndihmës Urgjente dhe dorëheqjet në masë në përkrahje të drejtorit të pushuar nga puna, doktorit Georgi Gellev; moslejimi i drejtorit të përkohshëm, doktorit Aleksandër Zllatanov, të zërë postin, po flasin, se kësaj here mjekët janë të vendosur fortë të mos pajtohen me situatën reale, e cila është tepër shqetësuese. Ata paraqitën dy kërkesa para ministres së shëndetësisë Tanja Andreeva – të rriten rrogat dhe të rikthehet në punë drejtori i deritanishëm, doktor Georgi Gellev. Asociacioni i Mjekëve të Ndihmës Urgjente propozuan ndryshime konkrete normative, që kanë të bëjnë me punën e ekipeve mjekësore. Si për shembull të precizohet cili rast duhet të konsiderohet urgjent, që të dërgohet ambulanca. Nuk është sekret se ngandonjëherë ndihmën urgjente e kërkojnë edhe njerëz, të cilët vetëm e kanë rritur tension.
“Nuk mund të rriten rrogat në mesin e vitit buxhetor”, është përgjigja kategorike e ministres së shëndetësisë. Mjekët këmbëngulin për rrogë nga 1500 leva (750 euro) për muaji. Vallë, a do të gjeten para për rritjen e rrogave të mjekëve në Qendrën e Ndihmës Urgjente dhe me sa, do të vendosë Ministria e Financave. Këtu është vendi të rikujtojmë një fakt. Nëse partitë politike në Bullgari do të ishin dakord të ulen përgjysmë subvencionimet shtetërore për subjektet politike, që mbledhin më se 1 për qind të votave, atëherë ato mjete mund të shfrytëzoheshin për blerjen e ambulancave. Pse jo edhe për rritjen e rrogave të mjekëve dhe personelit të Ndihmës Urgjente. Ndoshta ka edhe burime të tjera të mjeteve. Mirëpo, Parlamenti votoi uljen e subvencionimit shtetëror të partive vetëm me një levë. Domethënë në vend, që të marrin nga 12 leva (6 euro) për çdo votë elektorale, partitë tani marrin nga 11 leva, ose 5.5 euro. Në Evropë subvencionimi i mesëm është 3.5 euro për votë elektorale. Në një kohë, kur pa u ndërprerë flitet për kufizime financiare, për optimizmin e shpenzimeve, nuk është mirë, që subvencionimi shtetëror për partitë bullgare të jetë më i lartë se sa në mbarë Evropën. Ndër të tjetër problemet me shpërblimin e njerëzve, që punojnë në Ndihmën Urgjente, shtrojnë çështje, të cilat preokupojnë pjesën dërmuese të popullsisë. Në favor të kujt është varfëria e kontrolluar e një pjese të caktuar të kombit? Kjo situatë është shkak, që shumë bullgarë, sidomos ata që janë më të kualifikuar, të kërkojnë bukën e gojës në shtete të tjera me standarde më të larta. Tek ne tashmë nuk mjaftojnë, mjekë, anesteziologë, infermiere, inxhinierë... Ndoshta ndonjëri do të thotë, se ato janë mundësitë e buxhetit dhe të biznesit. Një e vërtetë, e cila mund të vihet në dyshim.
Tani për tani zgjidhja e përkohshme e problemeve në ndihmën urgjente janë disa ekipet suplementare mjekësore të Spitalit “Pirogov” dhe Akademisë Ushtarako Mjekësore, të cilët në rast domosdoshmërie do të reagojnë. Mendohet edhe rikthimi i numrit të vjetër të telefonit të Ndihmës Urgjente 150, i cili u zëvendësua me numrin unik evropian të rasteve urgjente 112. Kjo për arsye, se në këtë mënyrë do të kursehet kohë për reagimin e ekipeve mjekësore. Sepse jeta nuk dhuron shtyrjen e kohës. Vdekja, po ashtu.
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Zoti i ka dhuruar njeriut cilësinë e pabesueshme - të ëndërrojë, dhe ne ëndërronim që pikërisht këtu, në Muzeun Getty, të dëgjonim në bullgarisht për hapjen e një ekspozite të jashtëzakonshme, një ekspozitë kushtuar një populli të lashtë, një ekspozitë që..
Në edicionin e 14-të të Sistemit të Vlerësimit të Institucioneve të Arsimit të Lartë në Bullgari për vitin 2024, Universiteti i Sofjes “Shën Klementi i Ohrit” është në vendin e parë në 22 fusha profesionale. Sistemi i vlerësimit krahason performancën e 51..
Sukseset e Bullgarisë në olimpiadat ndërkombëtare të shkencës për vitin 2024 u mblodhën në ekspozitën "Mendjet fantastike". E hapur me rastin e Ditës së Iluministëve të Popullit në “Urën e të Dashuruarve” pranë Pallatit Kombëtar të Kulturës, ekspozita..
Zoti i ka dhuruar njeriut cilësinë e pabesueshme - të ëndërrojë, dhe ne ëndërronim që pikërisht këtu, në Muzeun Getty, të dëgjonim në bullgarisht për hapjen..