Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Muzikë korale me frymën e trëndafilit bullgar

БНР Новини
Foto: BGNES

Kompania muzikore “Varna International” tashmë 16 vite me radhë është nismëtare e turneve ndërkombëtare me koncerte. Krahas kësaj në shumë qytete të vendit organizon akademi muzikore.

“Mbetem shumë i mahnitur, kur shikoj burra dhe gra nga kombësi dhe kultura të ndryshme, të bashkuar nga ideja të tregojnë respektin e tyre ndaj muzikës” – rrëfen Kalin Çonevi, themelues i kompanisë. Sivjet bashkë me ekipin e tij ai organizoi 11 koncerte në nëntë qytete të Austrisë, Çekisë, Bullgarisë, Turqisë dhe Anglisë. Në kuadrin e programit të tërësishëm më 30 maj në Bullgari u prezantua vepra më e re e kompozitorit Georgi Andreev, i cili është edhe dirigjent i Ansamblit Kombëtar Folklorik “Filip Kutev”. Vepra është sipas tekstit të Skot Keërënsit me titull “Lot prej trëndafili” dhe i është kushtuar trëndafilit vajor bullgar – njërit prej simboleve të Bullgarisë. Në skenë dolën Ansambli Kombëtar Folklorik “Filip Kutev”, Kori “Zërat Kozmikë” dhe dy grupe korale amerikane – “Shrine of the Ages” dhe “Master Chorale of Flagstaff”. Të pranishmit kishin mundësi të dëgjojnë aranzhime të muzikës popullore bullgare, muzikë afro-amerikane, pjesa klasike korale. Ja se çfarë tha dirigjentja Edit Kopli: “Është një kënaqësi e veçantë për mua se jam në Bullgari. Jam për herë të parë këtu. Vepra e kompozitorit Georgi Andreev është një gërshetim i mrekullueshëm midis muzikës vokale dhe asaj instrumentale. Ndërthurja e tekstit të Skot Keërënsit me muzikën e kompozitorit bullgar lejoi të krijohet një vepër tepër interesante. Studentët koristë ishin tepër të emocionuar nga mundësia të prezantojnë këtë vepër në skenën bullgare. Vitet e fundit pothuajse pa u ndërprerë e dëgjoj muzikën popullore bullgare, kështu që mund të them, se kam një përfytyrim të qartë për të. Jam tepër e lumtur, se ishim pjesë e këtij koncerti, që u prezantua në Sofje.”

Koncertet do të vazhdojnë gjatë tërë qershorit në qytetet Plovdiv dhe Varnë të Bullgarisë, dhe në Stamboll të Turqisë. Dirigjente është amerikania Edit Kopli. Në skenë dalin dy koret e lartëpërmendura nga Arizona të SHBA-së, Ansambli Kombëtar Folklorik “Filip Kutev”, Kori “Zërat kozmikë” me dirigjente Vanja Moneva, orkestra e Operës Shtetërore të Plovdivit, orkestra e Operës Shtetërore të qytetit Varnë dhe kori i xhazit “Bogaziçi” nga Stambolli.

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

"Qetë"

Roberto Nikollov, i njohur si Robi, është i palodhur – pasi prezantoi albumin e tij "Të dy" këtë pranverë, tani është gati me një koleksion të ri. Një nga këngët e tij të reja “Qetë” trajton një temë të rëndësishme sociale. Edhe këtu është e..

botuar më 24-10-25 12.40.MD

Big Bendi i Radios Kombëtare Bullgare hap sezonin e ri me një koncert atraktiv

Big Bendi i Radios Kombëtare Bullgare (BNR)   me dirigjent Antoni Donçev hap sezonin e ri krijues me një koncert më 24 tetor në Studion e Parë të Radios. Programi përfshin muzikë origjinale nga Dimitër Bodurov - pianist, kompozitor dhe producent..

botuar më 24-10-24 8.10.PD

“Çdo ditë" – një këngë me mesazh të posaçëm

Gjithmonë origjinale, Preja tërheq vëmendjen e adhuruesve të saj me këngën e re "Çdo ditë". Në të këngëtarja drejton një mesazh të veçantë bazuar në një histori shumë personale. Si autore e tekstit, Preja mori frymëzim nga partneri i saj prej shumë..

botuar më 24-10-24 6.40.PD