Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

“Rryma Jugore” – një “patate e nxehtë”

БНР Новини
Foto: arkiv

Në Frontin Perëndimor... asgjë e re. Kryetari i Komisionit Evropian Zhoze Manuel Barozu paralajmëroi, se do të ndërmarrë masa kundër Bullgarisë për shkak të mosrespektimit të rregullave energjetike evropiane. Dhe përderisa kryeministri Pllamen Oresharski siguronte Brukselin, se Bullgaria do të marrë në konsideratë rekomandimet, në Bullgari u shpall, se ndërtimi i gazsjellësit po fillon. Në të njëjtën kohë ministri energjetik Dragomir Stojnev tha në Parlament, se bisedimet rreth gazsjellësit “Rryma Jugore” do të vazhdojnë megjithë marrëdhëniet e ashpërsuara midis Brukselit dhe Moskës. Në kazusin e diskutueshëm ndërhyri edhe NATO-ja. Sekretari i përgjithshëm i Aleancës Anders Fog Rasmusen shpalli si një prioritet kufizimin e varësisë energjetike nga Rusia, dhe se “Rryma Jugore” po thellon këtë varësi.

Kush dhe pse e zemëroi Evropën ditët e fundit dhe e gumëzhini kosheren “Rryma Jugore”. Është e vërtetë, se Komisioni Evropian shumë herë i drejtoi paralajmërime Bullgarisë për shkeljen e legjislacionit evropian me ndërtimin e gazsjellësit “Rryma Jugore”. Është e vërtetë gjithashtu, se qeveria bullgare mbetet kategorike në pozitën, se do të ndërtojë gazsjellësin. Vallë a nuk kthehet Bullgaria në dash-kurbanin e lojërave gjeopolitike midis Rusisë dhe SHBA-së? Dhe të luftës së re të ftohtë për gazin? Luftimet për gazin, që deri vonë zhvilloheshin qetë prapa skenës, pasi kaluan përmes stadit të “goditjeve nën tryezë”, hyrën në një ndeshje të drejtpërdrejt të boksit. E ofenduar nga izolimi dhe ndikimi i kufizuar energjetik në Evropë, Rusia brenda një dite, arriti marrëveshje të diskutuar me Kinën. Kështu ajo zgjeroi ndikimin e saj në rajonin aziatik, akt ky i cili e inatosi Brukselin dhe Uashingtonin, të cilët bënin provë ta vënin Moskën në qoshe. Në politikën e përbashkët energjetike gjithashtu hyri “një armik me librezë partiake”. Këtë e tha sekretari i përgjithshëm i NATO-së Rasmusen. “Përkrahja e Bullgarisë, Austrisë, Italisë dhe vendeve të tjera për gazsjellësin “Rryma Jugore” tregon greminën midis deklaratave të BE-së dhe rezultateve konkrete të politikës së përbashkët energjetike”. Del pyetja, pse Brukseli sulmon kryesisht Bullgarinë, pasi edhe vendet e tjera zënë anë në kazusin “Rryma Jugore”. Është e vërtetë, se vendi ynë mban atunë strategjike të projektit – hyrja e gazit dhe përpiqet të ndryshojë legjislacionin vendor në interes të gazsjellësit. Mirëpo, përderisa kritikat e Brukselit ishin të drejtuara kryesisht te Bullgaria, kohët e fundit tepër qetë, në lojën u përfshi edhe Austria. Vallë, a nuk e ka të qartë ky vend pozitën e BE-së mbi këtë çështje? Mirëpo, çfarë të themi për Italinë? Nga ana tjetër, megjithë sanksionet kundër Rusisë, vetëm para disa ditësh në kuadrin e forumit ekonomik në Shën Peterburg, lojtarët energjetikë evropianë arritën marrëveshje me kompani ruse të gazit dhe të naftës për shuma të mëdha. Kështu ata herën e radhës vërtetuan, se interesat e kapitalit dallohen nga direktivat politike.

Mirëpo, pse kjo “patate e nxehtë” filloi ta djegë edhe Aleancën? Sipas Rasmusenit, nëse Bullgaria, Rumania, Greqia, Qiproja dhe Kroacia do të realizojnë projekte me vete në territoret e tyre, kjo do të shtojë prodhimin e gazit dhe mundësitë për eksport deri te shtete të tjera evropiane. Është e dukshme, që shefi i NATO-së është i informuar nga analizat e CIA-së, se Bullgaria është vendi i 73-të në botë për nga nxjerrja e gazit. Megjithëqë prodhimi vendor kënaq vetëm 10 për qind prej konsumimit, potenciali është i madh. Del pyetja, pse shfaqet një kujdes i tillë i madh ndaj problemeve të regjionit tonë. Dhe përgjigja është, se sepse këtu ndodhet çelësi i furnizimeve amerikane të gazit të lëngshëm për Evropë. Për shembull në BE-në krijohen gjashtë terminale të reja për importin e lëndës së lëngshme djegëse. Rusia nuk mund të mbetet faktore dominuese në kontinentin e vjetër. Ajo bëhet konkurrente e SHBA-së si me përpunimin e burimeve në Klondajkun rus në Siberi, ashtu edhe me nxjerrjen e gazit të shisteve nga aty.

Përkrahësit në Evropë gjithashtu nuk duhet të nënvleftësohen. Disa liderë evropianë tashmë paraqitën këtë alternativë të varësisë ruse, ndërsa në raportin e Komisionit Evropian nga 28 maj i këtij viti theksohet, se Bullgaria, Rumania, Hungaria dhe Greqia janë tepër të kërcënuar në rast ndërprerjeje të furnizimeve të gazit përmes Ukrainës. Vet Komisioni Evropian thekson, se nëse ndërpriten furnizimet e gazit, atëherë çmimet e tij do të rriten. Kështu realizimi i projektit “Rryma Jugore”, i cili do të shtojë ndikimin energjetik të Rusisë në Evropë u bë një halë në sytë e të gjithëve.

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Bullgaria është ndër të parat në BE përsa i përket regjistrimeve të makinave të reja

Shitjet e makinave të reja në Bullgari në tetor u rritën tri herë më shumë se niveli mesatar i Bashkimit Evropian, ku blerja e makinave të reja ishte vetëm 1.1%. Sipas të dhënave të Asociacionit të Prodhuesve Evropianë të Automobilave, 75.9% e..

botuar më 24-11-23 1.20.MD

Lëvizje në ekonominë bullgare, por në mënyrë të pabarabartë në fusha të ndryshme

Ka lëvizje në ekonomi në çdo rajon të Bullgarisë, pasojat e krizës së Covid-it janë kapërcyer, turizmi është rikuperuar plotësisht, gjë që është e dukshme në zonat detare dhe në resortet tona balneologjike - ky është përfundimi nga të dhënat në analizën..

botuar më 24-11-20 7.35.PD

Niveli i papunësisë në Bullgari është ruajtur edhe në tetor

Numri i të papunëve që kanë filluar punë është rritur me 830, ose 5,9% krahasuar me një muaj më parë. Sipas të dhënave të Agjencisë së Punësimit, në tetor kanë filluar punë gjithsej 14852 persona të papunë. Sipas statistikave të Agjencisë, niveli i..

botuar më 24-11-18 12.11.MD