Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Një “verë” e zjarrtë politike pas zgjedhjeve evropiane në Bullgari

БНР Новини
Foto: BGNES

Për herë të tretë në Bullgari gjatë së dielës së kaluar u zhvilluan zgjedhje për deputetë në Parlamentin Evropian pas hyrjes së vendit në Bashkimin Evropian gjatë vitit 2007. Me votën e vet bullgarët dërguan në Strasburg përfaqësues vetëm të partive pro-evropiane dhe “mbyllën në podrum” formacionet ultra-nacionaliste si “Ataka”. Por bullgarët dërguan dhe një paralajmërim ndaj Bashkimit Evropian – aktiviteti zgjedhor mezi i tejkaloi 35%. Një sërë analizatorë e shpjegojnë këtë përqindje si shenjë të zhgënjimit nga Evropa e Bashkuar, pas entuziazmit fillestar përpara 8 vjetëve.

Sado që të pohohet se, zgjedhjet për parlament evropian janë një, kurse zgjedhjet për parlament kombëtar – një gjë tjetër, Bullgaria nuk bën përjashtim nga vendet e tjera anëtare të Bashkimit Evropian. Po, zgjedhësit votuan, që të mund të përcaktojnë 17 deputetët e vet evropianë, por me qëllimin e dukshëm të inkurajojnë ose të dënojnë partitë vendase për veprat e tyre në vend. Dhe sado që të kërkohen nuanca dhe justifikime, çfarëdo qoftë ekuilibristika që të bëhen në sqarimin e rezultateve, bullgarët i dënuan socialistët dhe kabinetin e tyre Oresharski, të krijuar në koalicion me Lëvizjen për të Drejtat dhe Liritë dhe me përkrahjen jo të zëshme të partisë nacionaliste “Ataka” përpara më pak se një vit. Dhe i dhanë një shans të ri partisë konservative GERB dhe liderit të saj joshës Bojko Borisov. Për Partinë Socialiste Bullgare ishte humbja e radhës, kurse për partinë GERB – fitorja e radhës.

Votimi u zhvillua në sfondin e paqëndrueshmërisë politike, amullisë ekonomike dhe pakënaqësisë sociale në rritje në Bullgari. Qeveria e Oresharskit, në kundërshtim me premtimet, nuk mund deri tani t’i kundërvihet në mënyrë efektive korrupsionit, krimit dhe arbitraritetit të monopoleve. Në këtë sfond erdhën edhe kohëra të vështira për Sergjej Stanishevin. Një pjesë e madhe nga elektorati i partisë së tij është me anësime rusofile. Këta njerëz e dënuan duke mos dalë për të votuar ose nuk votuan për Partinë Socialiste Bullgare për shkak të pozitës së partisë dhe të qeverisë të Oresharskit në përkrahje të sanksioneve të Bashkimit Evropian kundër Rusisë. Përveç kësaj Partia Socialiste Bullgare tanimë u largua shumë nga socializmi dhe u kthye në një rreth të interesave me zëdhënës Stanishevin, për këtë shkak shumë bullgarë me bindje socialiste nuk votuan.

Fill pas votës, Stanishevi i ndërmori bullgarët si naiv dhe në mënyrë krejt naive fëmijërore sqaroi se, Partia Socialiste Bullgare nuk i ka humbur zgjedhjet, sepse mbledhja e katër mandateve të tyre në Parlamentin Evropian plus katër mandate të partnerit të koalicionit Lëvizja për të Drejtat dhe Liritë bën tetë, me fjalë të tjera më shumë nga gjashtë mandatet e fituara nga partia GERB. Mbi këtë pikë bazë fillimisht shkeli për ndryshe oratori inteligjent dhe lider i Lëvizjes për të Drejtat dhe Liritë Ljutvi Mestan. Por më vonë u korrigjua dhe filloi të hapë sytë për partnerë të rinj pas zgjedhjeve përpara afatit, të paevitueshme sipas fjalëve të tij.

Dhe kështu, fitorja e padiskutueshme e partisë GERB dhe dështimi i kundërshtarit të saj bazë Partia Socialiste Bullgare në zgjedhjet e sapo përfunduara evropiane paracaktojnë një verë shumë të zjarrtë politike. Dëshira e partisë GERB është së shpejti të marrë pushtetin dhe mosdëshira e Partisë Socialiste Bullgare dhe kompania vullnetarisht të ikë dhe mbase do të shkaktojnë në javët ose muajt më të afërt tensione dhe turbulenca jo vetëm në Parlament dhe në centralet politike, por dhe një valë të re të protestave masive anti-qeveritare nëpër sheshet. Në fakt në qendrën e Partisë Socialiste Bullgare tanimë dëgjohen zëra për një dorëheqje kolektive të udhëheqjes së partisë në krye me Sergjej Stanishevin. Nga ana tjetër, vota e nesërme e mosbesimit të qeverisë, të iniciuar nga partia GERB akoma përpara zgjedhjeve për shkak të dështimit të drejtuesve në politikat energjetike, mbase nuk do të mund ta rrëzojë kryeministrin Oresharski. Vera politike me të vërtetë do të jetë e zjarrtë në vendin më të varfër në Bashkimin Evropian – Bullgaria.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Presidentët Rumen Radev dhe Gordana Siljanovska

Presidenti Rumen Radev u takua me Presidenten e Republikës së Maqedonisë së Veriut Gordana Siljanovska

Presidenti Rumen Radev u takua në Baku me Presidenten e Republikës së Maqedonisë së Veriut Gordana Siljanovska, njoftoi BNT. Në fillim të bisedës, Radev falënderoi Siljanovskën për ftesën dhe theksoi se takimi është një vazhdim i rëndësishëm i..

rinovuar më 24-11-13 3.48.MD

Shkelja e traditave parlamentare është shenjë e afrikanizimit të thellë të politikës bullgare

U mbyll seanca e parë e Kuvendit Kombëtar të sapozgjedhur. Ashtu si në tre parlamentet e kaluara bullgare, zgjedhja e kryetarit doli të ishte një sfidë serioze, pasi asnjë nga dy kandidatët - Raja Nazarjan nga GERB-SDS dhe Andrej Cekov nga Po e vazhdojmë..

botuar më 24-11-13 7.30.PD

Ngjarjet me adresë ballkanike

Athina paralajmëroi se pret të respektohen të drejtat e grekëve në Epirin e Veriut Greqia paralajmëroi kryeministrin shqiptar Edi Rama se respektimi i të drejtave të minoritetit grek në Shqipëri mbetet një kusht i detyrueshëm për anëtarësimin..

botuar më 24-11-08 3.30.MD