Pranvera e ftohtë solli jo vetëm shira të dendura në Bullgari, por edhe një sërë parashikimesh ekonomike, të gjitha me pretendimet se paraqesin më saktë zhvillimin ekonomik të vendit deri në fund të vitit. Megjithë nuancat dhe shkallën e ndryshme të pasigurisë përsa i përket së ardhmes, të gjitha parashikimet – si bullgare, ashtu edhe ndërkombëtare, parathonë një gjallërim ekonomik dhe një rritje ekonomike. Megjithëse ky shtim nuk do të arrijë nivelin mesatar botëror nga 3.6 për qind sipas Fondit Monetar Ndërkombëtar dhe 3.4 për qind sipas Organizatës për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim, ai do të jetë i ndjeshëm dhe pak më i lartë, se sa shtimi i vitit të kaluar nga 1 për qind. Në të njëjtën kohë rritja do të jetë dy herë më e lartë, se sa ajo e parashikuar mesatare për vendet e zonës evropiane nga afro 1.2 për qind.
Sezoni i parashikimeve makroekonomike për Bullgarinë u hap nga Ministria e Financave, e cila prezantoi prognozat e saj për treguesit kryesor ekonomik për vendin. Parashikimet e këtij dikasteri janë tepër më optimiste se sa prognozat e botuara të Fondit Monetar Ndërkombëtar, Komisionit Evropian, Bankës Botërore, Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, organizatave joqeveritare dhe bankave. Parashikimet janë aq optimiste, se tejkalojnë edhe prognozat e vet ministrisë nga viti i kaluar. Në vend të rritjes nga 1.8 për qind të produktit të brendshëm bruto, ministria prognozon, se ajo do të jetë 2.1 për qind. Pothuajse një qëndrim të njëjtë shprehën edhe analizuesit e një banke austriake, që punon në Bullgari. Ata presin një rritje ekonomike në Bullgari nga 2 për qind. Një bankë tjetër – Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim mendon, se rritja në Bullgari do të jetë 1.9 për qind. Një qëndrim më të matur tregojnë në Bankën Botërore dhe në Komisionin Evropian, të ndjekur nga pesimistët më të mëdhenj për ekonominë bullgare – Fondi Monetar Ndërkombëtar. Përderisa banka dhe komisioni presin një rritje të produktit të brendshëm bruto gjatë këtij viti nga 1.7 për qind, fondi parashikon, që ajo të jetë 1.6 për qind.
Përveç inflacionit, deficitit buxhetor dhe borxhit publik, një tregues tjetër me rëndësi për gjendjen e ekonomisë kombëtare është niveli i papunësisë. Megjithëqë parashikohet rritja e ekonomisë bullgare, të gjithë specialistët, duke përfshirë edhe Ministrinë Financiare Bullgare, mendojnë, se gjatë këtij viti nuk do të ketë përmirësim të ndjeshëm në papunësinë dhe të papunët do të mbeten afro 13 për qind nga popullsia në moshë pune. Optimistët më të mëdhenj theksojnë, se papunësia mund të ulet deri në 12.5 për qind.
Mezi kur do të botohen të dhënat statistikore për vitin 2014 do të zbulohet cila nga të gjitha ato parashikime makroekonomike u realizua dhe cila prej tyre i është më afër së vërtetës. Tashmë u njoftuan të dhënat e para statistikore, sipas të cilave rritja e produktit të brendshëm bruto gjatë tremujorit të parë ishte 0.2 për qind. Mirëpo, a do të jetë kjo e mjaftueshme që të arrihet niveli i parashikuar vjetor, varet nga situata e pasigurt ndërkombëtare, në të cilën punon ekonomia bullgare. Mjafton në këtë sfond të përmendim kërcënimet për furnizimet energjetike që rrjedhin nga kriza në Ukrainë dhe nga ekonomia ruse, që po hyn në një recesion.
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Bujqësia në Bullgari ruan stabilitetin e saj, duke siguruar punësim për 6% të popullsisë dhe duke zënë rreth 4% të Produktit të Brendshëm Bruto (PBB). Këtë e tregojnë të dhënat aktuale për gjendjen e sektorit, të prezantuara nga ministri i..
Një nga kompanitë më të mëdha të riparimit të avionëve në aviacionin civil ka zgjedhur Burgasin për një investim në shkallë të gjerë në riparimin dhe mirëmbajtjen e avionëve, njoftoi Bashkia e Burgasit. Në 74 hektarë në zonën e Aeroportit të Burgasit,..
Paga mesatare më e lartë në Bullgari është në qytetin e Sofjes - 3388 leva /1732 euro/, dhe më e ulëta është në Smoljan - 1617 leva /826 euro/. Kështu tregojnë të dhënat e Institutit Kombëtar të Statistikave për muajin dhjetor 2024. Për shkak të pagave në..
Bujqësia në Bullgari ruan stabilitetin e saj, duke siguruar punësim për 6% të popullsisë dhe duke zënë rreth 4% të Produktit të Brendshëm Bruto (PBB)...